
Flash News
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit
KQZ njofton se fletët e votimit për 6 qarqe janë gati, kur pritet të vijnë në Shqipëri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dokumenti/ Vendimi i qeverisë: Gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare, zbardhet marrëveshja

Shqipëria ka zgjeruar bashkëpunimin me Turqinë në fushën e arsimit.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja e nënshkruar mes dy vendeve që parashikon forcimin e bashkëpunimit, midis institucioneve përkatëse të të dyja shteteve në fushën e arsimit.
Kjo marrëveshje u firmos në 6 janar të këtij viti në Turqi mes ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe homologut turk Ziya Selçuk në Ankara në tre gjuhë.
Marrëveshja që mbetet në fuqi për një periudhë 5-vjeçare do të nxisë bashkëpunimin mes dy vendeve për shkëmbim eksperiencash, trajnime, kurse e binjakëzime. Po kështu parashikohet dhe nxitja e futjes së gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe anasjelltas.
Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
Marrëveshja do t’i shërbejë shkëmbimit të përvojave në fushën e arsimit të lartë, arsimit të mesëm, arsimit special, arsimit profesional dhe teknik, si dhe trajnimit të mësuesve dhe kualifikimit të mësuesve, organizimin e programeve të trajnimit, duke zbatuar projekte të përbashkëta;
Të fundit



Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba
16 Prill 2021, 20:21



Banorët e Vaqarrit ankohen tek Basha: Administratori Gent Myrto po na vjedh pronat
16 Prill 2021, 19:15
Elvana Gjata po prezanton tani live albumin e saj "Çelu"
16 Prill 2021, 19:10
Rama e pranon për herë të parë: PD është rritur krahasuar me 2017-n
16 Prill 2021, 18:59

Rita bën dhe punë shtëpie, mamaja e saj: Lan enët
16 Prill 2021, 18:54
Një këngë e fuqishme, Bebe Rexha publikon klipin e saj të ri
16 Prill 2021, 18:23