Flash News

KRYESORE

Dy dorëheqje në Europë, një mbrojtje politike në Tiranë: Standardet që Shqipëria ende nuk i ka

Dy dorëheqje në Europë, një mbrojtje politike në

Rumania dhe Ukraina dhanë dje dy shembuj të pakundërshtueshëm se si funksionon standardi politik kur përgjegjësia vendoset mbi postin.

Në Kiev, shefi i kabinetit të Zelenskyt, Andriy Yermak, dha dorëheqjen menjëherë sapo u përfshi në dyshime për korrupsion pavarësisht se nuk ishte zyrtarisht i akuzuar.

Ndërsa në Bukuresht, ministri i Mbrojtjes Ionut Mosteanu u tërhoq pasi pranoi se kishte gabuar të dhënat në CV, duke e quajtur një “gabim personal”.

Dy dorëheqje, dy standarde të qarta europiane: integriteti para karriges.

Ndërkohë, në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e shpallur e pandehur nga SPAK për një skandal të rëndë, jo vetëm që refuzon të largohet nga posti, por mbrohet hapur nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka rimarrë disa herë në mbrojtje politike dhe publike.

Në vend që të tërhiqet për t’i hapur udhë transparencës dhe për të ruajtur standardet e qeverisjes, Balluku zgjedh të mbështetet te mburoja politike dhe te beteja në gjykata.

Kështu, ndërsa Rumania dhe Ukraina demonstrojnë se përgjegjësia institucionale është më e shpejtë se justifikimet, në Tiranë funksionon logjika e kundërt. Edhe kur hetimet janë të rënda dhe përgjegjësia politike është e dukshme, funksionari nuk largohet. Largohet vetëm standardi.

Të fundit