Flash News

KRYESORE

“E kontrolluar nga biznesmenët”/ Shehi për Politiko: Ka vetëm një rrugë për të pasur media të lira

“E kontrolluar nga biznesmenët”/ Shehi për Politiko: Ka

Shqetësimi për mungesëën e lirisë së medias në Shqipëri është ngritur sërish nga organizmat ndërkombëtare.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar problematikat e evidentuara në mjedisin medias. Në një prononcim për Politiko, ai tha se në Shqipëri, media nuk funksionon si pushteti i katërt dhe e pavarur.

Sipas tij, media përdoret nga biznesmenët, kryesisht të fushës së ndërtimit për t’u mbrojtur, sulmuar dhe lobuar në politikë. Shehi thotë se kjo e ka dëmtuar pavarësinë e shtypit.

Thirrja e Shehit për ndërkombëtarët është që të financojnë disa media të pavarura, për të cilën thotë se është shërbimi më i madh në funksion të demokracisë në Shqipëri.

“Media është pushteti i katërt dhe do të duhej të ishte kështu edhe në Shqipëri por në fakt është është pjesë e vazhdimit të biznesit, e grupeve të biznesit. Gjysmat e mediave i kanë kompanitë e ndërtimit e të tjerë biznesmen…

Kush ka një biznes të madh fabrika, hotele e pallate, e ndjen të nevojshme të ketë njerzit e vet, lobingjet në politikë, kërkon të ketë edhe një media që mbrohet ose sulmohet nga pala tjeter apo sulmon palën tjetër.

Unë përfitoj nga rasti që t’i bëj një thirrje komuniteteve ndërkombëtare që puna më e mirë që mund të bënin është të financonte Evropa apo Amerika disa media të pavaruara.

Kjo do ishte shërbimi më i madh që do i bëni demokracisë dhe Shqipërisë. Prandaj po se them roli i mediave është relativ e megjithatë falë teknologjive të reja, trasmetimeve online rrjeteve sociale, njerëzit kanë hapësirë për të folë e për të marrë informacion”, tha Shehi.

Të fundit