Flash News

KRYESORE

E mori nga Italia dhe e bëri ministre, Evis Sala del kundër Ramës për IA-në

E mori nga Italia dhe e bëri ministre, Evis Sala del kundër Ramës

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama po eksperimenton me ministrat, duke i dhënë dhe ‘një karrige” Diellës,  Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një apel: “IA nuk mund ta zëvendësojë mjekun.

Një një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë mjekët bëjnë apel që të kenë kujdes, pasi IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim.

Mjekët këshillojnë përdorim të burimeve të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit.

Kohët e fundit ka një rritje të përdorimit Inteligjencës Artificiale për qëllime mjekësore. Duhet të kemi parasysh se përdorimi i saj nga ana e pacientëve për këshilla, diagnoza mjekësore duhet shoqëuruar me risqet që ka. Përdoreni, por kini kujdes konsultohuni edhe me një mjek. Mënyra se si e formulon një pytetje, e orienton IA drejt përgjigjeve të caktuara. Është e rëndësishme se IA është një produkt në përsosje e sipër. Përvoja, profesionalizmi i mjekut janë të pazëvendësueshme”, tha një mjek.

Ndërkohë një tjetër u shpreh se vetëm doktori mund ta trajtojë pacientin në mënyrë specifike.

"IA nuk mund të zëvendësojë doktorin. Është doktori ai që trajon pacientin në mënyrë specifike. (IA) nuk mund të diagnostikojë një infarkt miokardi dhe mund të merret si një pneunoni apo dhimbje stomaku dhe personi rri në shtëpi në pritje që IA t'i gjejë sëmundjen dhe trajtimin", shprehet mjekja .

Po a mund ta zëvendësojë IA njeriun në karrigen e ministrit? Sepse, ndryshe nga mjekët që studiojnë me vite, disa ministra tanë duket sikur janë programuar për të lexuar “urdhrta dhe shkresat” e radhës të dala nga Rama.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë na paralajmëron që “IA nuk jep diagnozë të saktë”, ndoshta duhet të kujtojë që në këtë vend, diagnozën e çdo institucioni e jep Edi Rama.

Kujtojmë që më 20 shtator të këtij viti , Evis Sala u prezantuar zyrtarisht si ministre e Shëndetësisë, nga Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e QSUT.

Kreu i qeverisë, në fjalën e tij, tha se në këtë mandat të katërt, sfida është që sistemi shëndetësore në Shqipëri të transformohet në përmbajtje.

Kryeministri e vuri theksin edhe tek Inteligjenca Artificiale, që sipas tij, duhet të futet nëpër spitale.

"Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i aleancave dhe nga ana tjetër futja e Inteligjencës Artificiale në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier”.

Rama e mori nga Italia dhe e bëri ministre, po mesa duket Sala e ka prerë në besë.

Të fundit