Flash News

KRYESORE

EKSKLUZIVE/ MEPJ presion OSBE-së? Michael Gahler reagon për Politiko: Misioni ka përvojën e duhur për të përballuar situata të tilla

EKSKLUZIVE/ MEPJ presion OSBE-së? Michael Gahler reagon për Politiko:

Suela Gjidede

Shefi i delegacionit të PE, njëherësh eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar ekskluzivisht për Politiko.al pas debatit politik që ka pasuar letrën e dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme drejtuar OSBE/ ODIHR një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 

Ky debat erdhi fill pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si “farsë elektorale” dhe publikoi një letër të nënshkruar nga ministri Igli Hasani si provë të presionit ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë. 

Pas publikimit të letrës, opozita e ka cilësuar atë si përpjekje për të ushtruar presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë si dhe duke ngritur shqetësime për pavarësisnë e misionit. 

I pyetur nga Politiko.al, se si e shikon përfshirjen e institucioneve vendase në punën e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, Gahler shprehet i bindur se misionet me përvojë të vëzhgimit të zgjedhjeve nuk do të ndikohen në asnjë mënyrë nga letra të tilla.

"Mendoj se misionet me përvojë të vëzhgimit të zgjedhjeve dinë si të merren me letra të tilla. Ata sigurisht që do t'i marrin parasysh, por nuk do të ndikohen në asnjë mënyrë. E njëjta gjë vlen edhe nëse jo qeveria, por opozita pretendonte se njëri ose tjetri aspekt nuk ishte reflektuar siç duhet në gjetje.

Një vështrim më i afërt i njërit ose aspekteve të tjera të përmendura ka shumë të ngjarë të çojë në një konfirmim edhe më të konsoliduar të gjetjeve", shprehet Shefi i Delegacionit të PE. 

Po ashtu, zyrtari i lartë gjerman sqaron nëse kjo letër mund të rrezikojë të dëmtojë besueshmërinë e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR. 
"Besueshmëria e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR nuk mund të dëmtohet në asnjë mënyrë nga një letër e tillë, pasi MVZ mbetet profesionale dhe e pavarur në diskutimet e saj. Nuk është hera e parë që qeveria reagon ndaj gjetjeve të tilla paraprake dhe misioni di si të merret me to", shprehet Gahler për Politiko.al. 

Reagimi i MEPJ

Pak orë pas deklaratave të kryeopozitarit Sali Berisha, në një reagim zyrtar, MEPJ mohoi që letra e Hasanit të përbëjë ndonjë ndërhyrje apo presion mbi misionin e ODIHR-it.

Sipas ministrisë, ajo çfarë Berisha quan “banditizëm diplomatik”, në fakt është vetëm një praktikë standarde: pak sqarime, pak kontekst dhe shumë kujdes me fjalët, por jo presion.

“Sqarojmë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve dhe aq më pak për presion”, thuhet në deklaratë, ndërsa shpjegohet se është një praktikë normale që autoritetet e një shteti t’u dërgojnë misioneve të vëzhgimit disa vërejtje teknike, që sipas tyre ndihmojnë në balancimin e raportit përfundimtar.

EKSKLUZIVE/ MEPJ presion OSBE-së? Michael Gahler reagon për Politiko:EKSKLUZIVE/ MEPJ presion OSBE-së? Michael Gahler reagon për Politiko:

 

Të fundit