Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Vjedhja 50 mln te tuneli i Llogarasë nga Balluku-Rama, drejtoreshat e AZHT refuzuan të firmosin lejen e ndërtimit

Ekskluzive/ Vjedhja 50 mln te tuneli i Llogarasë nga Balluku-Rama,

Nga Armand Maho

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, në emisionin Task Force në Syri TV, do të prezantonte një dokument i cili daton 26 prill 2022.

Sipas tij, megjithëse leja e ndërtimit për Tunelin e Llogarasë është dhënë atë vit, firma nga drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit është vënë vetëm më 28 maj të vitit 2025.

Kjo përbën një skandal dhe një shkelje të hapur të ligjit, pasi do të thotë se kompania në fjalë që ka fituar tenderin — konsorciumi Intekar dhe ASL — mban përgjegjësinë për punimet që janë bërë pa leje (megjithëse ato janë kryer nga nënkontraktori Gjoka SHPK).

Por drejtoresha e AZHT, Adelajda Rrokaj, për të shmangur çdo përgjegjësi nga vetja, ka vënë poshtë dhe datën e nënshkrimit, që është data 28 maj e këtij viti.

Pra, përurimi dy herë i tunelit, intervistat brenda tij dhe sazet që përdori Rama në fushatë janë bërë në një objekt pa leje, pasi leja shprehet qartë se kompania mund të fillojë punimet vetëm pasi të jenë marrë të tria firmat: ajo e kreut të KKT, Edi Rama, ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe drejtoreshës së AZHT, Adelajda Rrokaj.

“Është firma e Edi Ramës, se kjo është afera ku janë vjedhur ato 50 milionë eurot e famshme. Dhe çfarë ndodh? Është e bashkësigluar, ministër linje është Belinda Balluku, është shumë e rëndësishme kjo për publikun, qytetarët që ta shohin këtu — është Belinda Balluku.

Por çfarë ka rëndësi është kjo firma këtu dhe kjo data këtu.

Drejtori i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Rrokaj, e ka zbardhur lejen e ndërtimit në datë 28.05.2025.

Çfarë do të thotë? I gjithë tuneli është vepër e ndërtuar pa leje.

Të gjitha paratë e disbursuara janë në shkelje flagrante të ligjit. Dhe këtu ka bazë për të ngritur një akuzë të re penale për ‘shpërdorim detyre’ dhe të gjitha lekët që janë disbursuar i ka marrë në mënyrë të padrejtë kompania që ka vjedhur 50 milionë euro” — do shprehej Këlliçi në Task Force.

Dhe në rast se do shohësh dokumentin, firma e Rrokajt është vënë në atë datë, madje drejtoresha e AZHT është kujdesur të vendosë edhe datën kur është firmosur.

Natyrisht nuk kishte si bënte ndryshe, pasi ajo është emëruar si drejtoreshë e institucionit në vitin 2024, dhe deri në atë kohë në atë post ka qëndruar Ledia Tota.

______

Por shkojmë më tej. Siç e kemi thënë edhe më herët, tenderin e parë do e fitonte kompania Gjoka në shkurt të vitit 2021 së bashku me kompaninë tjetër turke Duygu, ku nga 155 milionë euro që ishte tenderi, kishte ofruar ndërtimin e tij për 145 milionë euro.

Por, pas një vizite të Ramës dhe Ballukut më 2 qershor të po atij viti, tenderi do të anullohej dhe do të shpallej një tjetër fitues më 26 korrik 2021 — konsorciumi turk.

I habitshëm është fakti se, vetëm 11 ditë pas shpalljes së tenderit del edhe leja si dhe studimi i terrenit ose planvendosja, të cilat kërkojnë disa muaj për t’u përgatitur.

Duket qartazi se kemi të bëjmë me dokumentet e dorëzuara nga firma Gjoka Konstruktion, e cila kishte kohë që punonte për këtë projekt, pasi në të dyja lejet është e njëjta planvendosje.

Po ta vini re, edhe teksti i dokumentit është i ndryshëm nga leja e dytë që u firmos 3 vjet më vonë nga Rrokaj.

Duket qartazi se drejtoresha e AZHT e asaj kohe, lejen e korrikut të vitit 2021 e kishte për kompaninë Gjoka, pavarësisht se tashmë shefat e saj kishin vendosur për një tjetër kompani.

Bie në sy fakti se në lejen e dytë, pra atë të vitit 2022, kompania nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe s’mund të procedonte me projektet e kryera më parë nga ana e firmës Gjoka SHPK.

Por këtë leje, Ledia Tota, me sa duket për shumë arsye — ku ndër të tjera janë edhe shkeljet në dokumentacion — ka vendosur që të mos vendosë firmën e saj, megjithëse në mbledhjen e 26 prillit 2022 janë firmosur 18 leje ndërtimi dhe koncesionare.

Në mbledhjen e asaj date, dy janë vendimet që janë refuzuar të firmosen nga Tota: leja për tunelin e Llogarasë dhe një leje për rekonstruksionin e linjës 100 kilovolt Lushnjë–Fier, që ndoshta duhet parë se mos kemi të bëjmë edhe këtu me ndonjë skandal si në rastin e Llogarasë.

Kjo leje ndërtimi, megjithëse është miratuar më 26 prill 2022, është firmosur nga Adelajda Rrokaj më 1 janar 2024.

______

E pra, duket qartë se diçka nuk ka funksionuar, që ka detyruar dy drejtoresha të mos firmosin lejen e ndërtimit për projektin e Tunelit të Llogarasë, ndërsa e dyta e ka bërë të qartë në firmën e saj dhe datën e nënshkrimit — një veprim që nxori zbuluar Ramën dhe Ballukun në këtë aferë.

Të ndërtosh për tre vjet një vepër, qoftë kjo edhe projekt shtetëror, do të thotë se ke të bësh me një ndërtim të paligjshëm, dhe që gjërat janë bërë në nxitim e sipër për të mbuluar një aferë e cila qytetarëve u ka kushtuar të paktën 50 milionë euro më shumë se ç’duhej t’u kushtonte — dhe për të cilën Belinda Balluku është në SPAK.

Por ama, ashtu si Balluku në të dy lejet ka ndryshuar shumëçka — pronarët, shumat e parave, firmat e drejtoreshave — ato që s’kanë ndryshuar janë firmat e Edi Ramës si ideator i kësaj vjedhjeje dhe Belinda Ballukut si zbatuese.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit