Flash News

KRYESORE

Ekspertiza zbulon mashtrimin e Kurum: Si i fshihnin metalet e rrezikshme për eksport jashtë vendit

Ekspertiza zbulon mashtrimin e Kurum: Si i fshihnin metalet e rrezikshme

Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit dhe shkresa e gjykatës që caktoi sot masat e sigurisë, ka rezultuar se 11 mostrat e marra nga kontejnerët nuk përputhen me asnjë nga fletët e analizave të paraqitura më parë nga kompania Kurum.

Sipas aktit të ekspertimit kimik dhe mjedisor, materiali i shitur nga Kurum te shoqëria Sokolaj nuk është as oksid hekuri dhe as oksid zinku, siç ishte deklaruar nga subjektet.  

Hetimi ka vërtetuar se kompanitë Kurum dhe Sokolaj, në dijeni të plotë për rrezikshmërinë e mbetjeve, kanë kryer veprime të qëllimshme për fshehjen e natyrës së vërtetë të materialit, pasi qëllimi i tyre ka qenë eksportimi i mbetjeve jashtë Shqipërisë, duke u shmangur nga detyrimet ligjore të parashikuara nga ligji shqiptar dhe ai ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

"Rezultatet e 11 mostrave nga kontejnerët nuk përputhen me asnjërën nga fletët e analizave të paraqitura nga Kurum. Duke iu referuar aktit të ekspertimit kimik dhe mjedisor rezulton se materiali që Kurum ka shitur te shoqëria Sokolaj nuk është as okside hekuri dhe as oksid zinku sikurse kanë paraqitur subjektet, por një përbërje kimike me përmbajtje të lartë të zinkut, hekurit, plumbit dhe bakrit në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut.

Nga analizimi i aktiveve rezulton se subjektet Kurum dhe Sokolaj, në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke iu shmangur detyrimeve ligjore të parashikuara në ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme", thuhet në dokument. 

Ekspertiza zbulon mashtrimin e Kurum: Si i fshihnin metalet e rrezikshme

Kjo zbardhje e ekspertimeve vjen në një moment kur Prokuroria ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste dhe po vijon hetimet për të identifikuar përgjegjësitë individuale dhe institucionale në këtë rast, që konsiderohet një nga skandalet më serioze të menaxhimit të mbetjeve në vend.

 

Të fundit