Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Elegjia e Ardian Vehbiut për të ëmën/ Jemi mbledhur ta përcjellim Suzin
Sot e përcollëm trupin e nënës në varreza. Shumë do të kishin dashur të ishin atje, shumë nuk mundën. Më poshtë, dy fjalë që u thanë, para varrimit. Ju falënderoj të gjithëve, në emër të familjes – jeni shumë të dashur për mua.
***
Jemi mbledhur ta përcjellim Suzin. Duke e njohur, duke e ditur sa i donte lulet dhe sa e shihte veten në ngjyrat e tyre dhe aromat, le ta mendojmë kështu: po mbjellim farën e një luleje në dhe.
Suzi ka qenë Tirana e një gjysmë shekulli. Edhe pse e lindur përtej oqeanit, edhe pse me familje të ndarë përgjysmë nga Lufta, e rigjeti veten te një kryeqytet që kërkoi edhe ai të lulëzonte, ashtu si mundej.
Rininë e kaloi, siç e thoshte gjithnjë, “me shoqe”. Shoqet ishin për Suzin institucion – ishin tempull – ishin hapësira ku jetonte. Edhe tani në moshë të shtyrë, e orientonte veten sipas gjeografisë së shoqeve, atyre që i kishin mbetur.
Ndonjë në Tiranë, ndonjë në Europë, ndonjë tjetër në Amerikë. Dhe të gjitha, si të mbledhura me magji, në telefon. Telefoni ishte shqisa e saj e mbinatyrshme, që e mbante në botë dhe mbi botë.
Blloku i saj me numra telefoni duhet çuar dikur në muze. Kurrë nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë numra, që e donin njëri-tjetrin.
Suzi ishte grua e dëshirave, e artit, e kinemasë, e veshjes së bukur; por të gjitha këto i realizonte, sepse kish rilindur ajo vetë, nga faqet e librave që aq i adhuronte.
Kur ende studente, kish mësuar pothuajse përmendësh fabulën aq të komplikuar të romanit “Lufta dhe paqja” të Tolstoit; të botuar në katër vëllime në shqip.
Suzi në momentet e saj më sublime, bëhej Natasha Rostova e romanit dhe ashtu ia shtonte edhe një vëllim të pestë.
Ka pasur sezone pushimesh, në plazhin e viteve 1960, tek Teuta, kur Suzi tregonte ngjarje nga ai roman për ditë e për javë të tëra, çadrën e saj epike, para një publiku përditë të ndryshëm.
Leximi ishte për të lutje dhe shpëtim i shpirtit. Vetëm një ditë para se të vdiste, i tregoi të birit, në Whatsapp, librin e fundit që kish blerë dhe po lexonte – atë me biseda të Kadaresë.
Të cilin e kish pasur shok shkolle dhe që gjithnjë e kujtonte me pak qortim, ashtu si vetëm vajzat dinë t’i qortojnë djemtë, edhe vetëm ngaqë këta janë pak budallenj, në atë moshë!
Suzin sot do ta kish përcjellë gjithë Tirana, po të mundej; por në një kuptim, Suzi ka sot përreth gati gjithë Tiranën e saj, në varreza. Një brez i tërë, i lavdishëm, që tani pushon këtu rreth e rrotull dhe sikur na thotë: “ne bëmë aq sa mundëm, po ju?”
Të dilje me të në rrugë, do t’i nënshtroheshe një torture sistematike – meqë do të ndaloje çdo pesë hapa, që ajo të takohej me qytetarët, sikur të ishte Kryetarja e një Bashkie Imagjinare.
Mësuese e letërsisë gjithë jetën, e themeloi një kishë të vetën në Shkollën Teknologjike – nxënëset e saj të atëhershme edhe sot hidhen në zjarr për të. Kishte një mënyrë sekrete, për t’ua bërë letërsinë mahnitëse.
Poeti amerikan Walt Whitman pat shkruar: I am large. I contain multitudes. E pat shkruar këtë edhe për Suzin. Gjithkush prej nesh, gjente tek ajo diçka prej vetes – madje jo vetëm e gjente, por edhe, përballë Suzit, e zbulonte.
Ndoshta ky ishte sekreti i saj: na bënte të gjithë më të vetëdijshëm, sa të çmuar mund të ishim.
Miqtë më të mirë të Suzit, për shumë nga ne nuk kanë emra: një shitës bulmeti obez; një burrë i vjetër, Sabriu, që zbriste në dimër nga malësia në Tiranë, për të çarë dru; një komshije së cilës i jepte këshilla, si të përballonte burrin alkoolist.
Po të shkruhej ndonjëherë një ungjill laik, i Tiranës së atyre viteve, Suzi do të ishte në të.
I pëlqenin të gjitha gjërat: trëndafilat, skenat e dashurisë në filma, ngjyrat e ndezura, çokollatat, nuset, vitrinat e dyqaneve, kukullat. Edhe bukuria më e thjeshtë, në sytë e saj merrte një dritë të re, më sublime.
Vdiq sapo kish pirë një gotë me lëng portokalli; kushedi nga të bahçes. Bahçja ishte vetëm muri i jashtëm, i pallatit të saj, ku priste e përcillte njerëz, si të ishte ndonjë mbretëreshë e pashpallur. Edhe kur pleqëria ia mori fuqitë, mbeti sundimtare, në pafuqinë e vet.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj, qoftë i përjetshëm bekimi i saj për të gjithë ne që patëm fatin të ndajmë Tiranën me të.

(në foto, Suzi dhe e motra Flora, në 1960).
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56