All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Çështja "Balluku" në fokus të PE, eurodeputetët kërkojnë hetime pa ndërhyrje politike: Ligji të mos jetë selektiv

All - Paragraf - 1

Çështja "Balluku" në fokus të PE,

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamenti Evropian po diskutohet draft-raporti për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, ku korrupsioni dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë morën vëmendje të veçantë.

All - Paragraf - 3

Në fokus të diskutimit ishte “çështja Balluku”. Eurodeputeti Andrey Kovatchev deklaroi se hetimet e nisura nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacënuara dhe pa asnjë ndërhyrje politike.

"Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit. Jam i shqetësuar për amandamentet në Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim", theksoi Kovatchev.

Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, theksoi se korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim të vazhdueshëm. Ai nënvizoi gjithashtu klimën e fortë të polarizimit politik në vend, duke përmendur shqetësime për zgjedhjet, dyshime për blerje votash dhe radikalizim të debatit politik.

"Klima politika nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me miniminim e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës.  Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Korrupsioni mbetet shqetësim i madh që kërkon adresim.  Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret. Objektivi për 20274-n është shumë më i arritshëm", tha Schieder.

Të fundit