Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë do të bëhet me Donald Trump jashtë Presidencës: nga një ‘T TV’, deri te rifutja në garë në 2024
nga Peter Nicholas/ The Atlantic
Presidentët që lënë detyrën në epokën moderne tërhiqen nga jeta publike, shpesh me gëzim. Ata shkruajnë kujtime, planifikojnë Librarinë e tyre dhe merren me hobi të reja. Si mirësjellje, ata i japin presidentit hapësirë për të qeverisur pa u katapultuar në bisedat kombëtare. Donald Trump do të jetë ndryshe: Ai nuk do të shkojë askund.
Edhe pas disfatës, ai që së shpejti do të jetë ish-presidenti, që lulëzon në vëmendje publike, do të sigurohet që të mos privohet nga asgjë. Nga ekzili në Mar-a-Lago, ai do të marrë në telefon prezantuesit televizivë dhe drejtuesit e radios për tu ankuar për rezultatet e zgjedhjeve. Nëse nuk ndalohet nga platforma, ai do të përdorë Tëitter-in që të bëjë komente të vazhdueshëm mbi presidentin e ardhshëm Joe Biden. Ai mund të fillojë një sipërmarrje të re mediatike ose të ngacmojë bazën e tij duke u zotuar të kandidojë përsëri në 2024. Çfarëdo që të bëjë, ai do të kujtojë një komb që e refuzoi pas një mandati rraskapitës se ai nuk mund të harrohet lehtë. “Nuk ka asgjë në lidhje më të që mund të tretet lëhtësisht në kohë”, më tha Douglas Brinkley, Profesor i Historisë në Universitetin Rice dhe një historian presidencial. "Ai është larë në burimin e fuqisë reale dhe do të dëshirojë përsëri. Ai nuk dëshiron të bëhet një figurë e shkallës së tretë, një ‘na ish njëherë. ”
Apo qoftë një objektiv edhe më i madh për prokurorët. Asnjë pjesë e vogël e kthimit në jetën private nuk do të shpenzohet duke luftuar një sërë kërcënimesh ligjore dhe hetimesh në marrëdhëniet e biznesit. Deri më tani, Trump ka ndaluar përpjekjet e prokurorit të distriktit të Manhattan-it për të marrë arkivën tetë vjeçare të regjistrit të taksave për një çështje që ka qenë në process nëpër gjykata. Cyrus Vance Jr. ka thënë në regjistrat gjyqësorë se zyra e tij po heton aktivitetet e biznesit të Trump. Gjithashtu edhe Prokuroja e Përgjithshme e Shtetit të New York-ut, Letitia James, ka filluar një hetim civil nëse Organizata Trump ka fryrë pasuritë për të marrë kredi bankare.
Pavarësisht nëse i shpëton a jo dënimit, Trump do të jetë njëfarë kingmaker-i. Gjatë pesë viteve të fundit, ai ka krijuar një lidhje emocionale me bazën e tij që nuk do të zhduket; në fund të fundit, miliona amerikanë ka të ngjarë të pranojnë verdiktin e tij se zgjedhjet u vodhën. Disa kandidatë Republikanë do ta shikojnë ende atë si udhëheqës de facto të partisë. Ata do të shkojnë në Mar-a-Lago për miratime dhe do të pozicionohen si trashëgimtarë të lëvizjes që ai kalëroi për të ardhur në pushtet. Ai tregoi se ka oreks për nacionalizëm të brendshëm dhe se qarkullimi i të pavërtetave dhe teorive të konspiracionit mund të ketë më shumë përfitime sesa kosto.
Ndikimi i tij mund të shtrihet përtej kandidatëve individual, gjithashtu. Trump përfitoi nga vëmendja e shtypit për dekada përpara fushatës së tij të parë. Pas presidencës, ai do të përshtatej pa probleme në të njëjtin ekosistem mediatik të krahut të djathtë që nxiti ngritjen e tij politike, duke kultivuar një brez të ri të Republikanëve, në të njëjtën mënyrë si Rush Limbaugh që u dha zë baticave të votuesve konservatorë.
Trump mund të shijojë adhurimin e ndjekësve, por disa në partinë e tij preferojnë që ai të zhduket. Ata besojnë se GOP (Good Old Party-Partia Republikane) ka nevojë për një ndryshim dhe se udhëheqësi i rrëzuar simbolizon shumë nga çka shkuar keq. "Detyra më kritike, pas zgjedhjeve, është të presim krahun e Trump rreth qafës sonë", më tha John Bolton, ish-këshilltari i Presidentit për Sigurinë Kombëtare. "Ky është burimi i problemit."
Një problem, gjithsesi. Trump e ndërtoi kandidaturën e tij mbi një bast humbës: se kishin mbetur mjaftueshëm votues të bardhë të pakënaqur për të kapur një fitore tjetër. Në vitet e ardhshme, Republikanët që do përpiqen të ndjekin atë libër mund të kenë një fat të ngjashëm. "Për shkak se ka arritur deri këtu, ekziston ideja që ai është i talentuar në politikë", më tha David Holt, kryetari Republikan i bashkisë së Oklahoma City. “Ka çuditërisht disa zëra që do ta artikulojnë këtë, por ky njeri thjesht nuk është shumë i mirë në politikë. Politika ka të bëjë me bindjen dhe shtimin (e numrave), dhe ai as nuk i ka bërë ato përpjekje në karrierën e tij politike jetëshkurtër. "
Fushata e Trump 2016 filloi si njëfarë sprovë për markën e tij, dhe sapo të largohet nga zyra, ai mund të ndjekë sipërmarrjet e biznesit që ruajnë famën e tij dhe të ardhurat financiare. Një opsion i diskutuar, në pritje të një humbje katër vjet më pare, ishte një projekt televiziv që disa këshilltarë e quajtën "T TV", më tha Michael Cohen, ish-avokati i presidentit. Nëse ai do ta ringjallë idenë, një marrëveshje televizive mund të arrijë një tripletë: Do t'i garantonte atij më shumë publicitet; më shumë fitime; dhe të konkurronte me Fox Neës, rrjetin kabllor për të cilin ai këmbëngul se kurrë nuk bëri aq sa duhet për të. (Irritimi i tij me Fox mund të nxitet më tej nga verdikti i hershëm, por i saktë, i rrjetit se Trump kishte humbur shtetin vendimtar të Arizonës.) Nëse ai mund të ridrejtojë gjysmën e 100 milionëshit të audiencës së tij të mediave sociale në një platformë të re të markës Trump, do të ishte një lojtar i frikshëm, tha Cohen. “Ai nuk do të qëndrojë kot. Ai do t’i fryjë bilbilit për të angazhuar MAGA ushtrinë e tij."
Mobilizimi i forcave MAGA mund të mos jetë aq i lehtë kur ai është pa pushtet. Postimet në Twitter janë një lexim më pak thelbësor tani që ai nuk mund t’i përdorë për të kërcënuar me luftë bërthamore. Sapo Trump të largohet nga detyra, rrjetet e mediave sociale mund të jenë më pak tolerante ndaj mesazheve të tij që promovojnë teori konspirative, keqinformojnë vjedhjet dhe rrëzohen nga rregullat e tyre. Tashmë, Twitter është bërë më i guximshëm në lidhje me twittet që bëjnë pretendime të pabazuara. Të mërkurën, kompania bashkangjiti një etiketë paralajmëruese në një tëitt në të cilën Trump pretendoi, pa prova, se demokratët "po përpiqeshin të VIDHNIN ZGJEDHJET”.
Nëse abuzimi i Trump me mediat sociale vazhdon, kompanitë e teknologjisë mund të marrin në konsideratë "ndërprerjen e llogarisë së tij", më tha Leonard Niehoff, i cili jep Amendamentin e Parë dhe Ligjin e Medias në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Miçiganit. "Pasi ai të mos jetë më president, kur gjithçka që thotë është çështje e interesit publik, atëherë ju hyni në një argument të drejtësisë. Nëse po abuzon me platformën, pse t’i jepni më shumë mundësi abuzimi nga sa merr dikush tjetër? ” (Kur e pyeta kompaninë se si mund ta trajtojë Trump pasi të largohet, një zëdhënës i Twitter shpjegoi se "njerëzit duhet të jenë në gjendje të zgjedhin të shohin se çfarë thonë udhëheqësit e tyre me kontekst të qartë. Kjo do të thotë që ne mund të zbatojmë paralajmërime dhe etiketime, dhe të kufizojmë angazhimet në disa tëitte. Kjo kornizë politike zbatohet për udhëheqësit aktualë botërorë dhe kandidatët për poste, dhe jo për qytetarët privatë kur nuk mbajnë më këto pozicione").
Një mënyrë se si Trump mund të garantojë rëndësinë e tij të vazhdueshme dhe t’i mbajë entuziastë mbështetësit, është të flirtojë me nocionin e kandidimit përsëri për President. Ai e ka bërë atë më parë, duke grishur gjasat e një candidature presidenciale në dekadat e kaluara vetëm për t'u mbajtur mend. Ai nuk ka pse të jetë jetë serioz në lidhje me idenë; rikthimi i tij do të ishte i mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen.
Aleatët mendojnë se një kandidim tjetër nuk është thjesht fantazi. Trump do të jetë 78 vjeç kur të mbërrijnë zgjedhjet në 2024, në të njëjtën moshë do të jetë Biden kur të marrë detyrën në janar. Nëse Biden lëviz më larg majtas dhe shihet si jashtë hapit me elektoratin, Trump mund të gjejë një rrugë, më tha një këshilltar. Nëse Biden ka një "axhendë socialiste, unë nuk mendoj se do të keni parë fundin e Donald Trump", më tha Corey Lewandoëski, një këshilltar i lartë i fushatës Trump përpara Ditës së Zgjedhjeve.
Sido që të jetë, Trump ka lënë një gjurmë që nuk fshihet lehtë. Ai e ka trazuar dialogun politik të kombit, duke treguar se një politikan mund të mashtrojë dhe spekulojë, të poshtërojë, dhe përsëri të fitojë presidencën. Ai keqmenaxhoi një pandemi që deri më tani ka vrarë 230,000 njerëz dhe ka cunguar ekonominë. Njerëzit në të gjithë botën do të jetojnë me trashëgiminë e Trump thellë në post-presidencën e tij. Në këtë kuptim, gjithashtu, ai nuk po shkon larg.
"Pavarësisht të gjitha deklaratave mashtruese që ka bërë Donald Trump, ai kurrë nuk ka rënë shumë poshtë miratimit prej 40 përqind," më tha Kim Darroch, ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara. "Kjo është mjaft solide. Çfarë ju tregon kjo? Se po jetojmë në një botë të post-së vërtetës. Politikanët në të gjithë botën do ta shohin këtë dhe do të thonë: “Mund ta bësh këtë dhe të dalësh pa lagur. Është një zhvendosje peizazhi që mund të jetë e pakthyeshme.”
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38