Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Filip Çakulli, metamorfoza e një bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit
Politiko.al
Filip Çakulli, në kapërcyell të të 70-ave, bëri sërish shërbimin e fundit ndaj pushtetit, kur në cilësinë e drejtorit të Bordit të FK Partizani, mori në mbrojtje vëllain e kryeministrit, i cili de fakto është pronar i këtij klubi. Reagimi erdhi pas një deklarate të kreut të opozitës Sali Berisha, i cili u shpreh se në klubet e futbollit të kryeqytetit, dhe jo vetëm aty, po kryhet pastrim parash dhe fiksim ndeshjesh dhe kërkoi një hetim ndërkombëtar për këtë.
Në mënyrë të veçantë Berisha përmendi FK Partizani, ku drejtor është Olsi Rama dhe FK Dinamo, ku pronar figuron me 30 % Ergys Agasi, i cili së bashku me mikun e tij Orest Sota kontrollojnë një paketë prej 60%.
Sali Berisha nuk tha asgjë që nuk e dimë. Olsi Rama është pronar de fakto i FK Partizani. Por sëkëlldia e Çakullit të familjes kryeministrore ka qenë e madhe. Ky individ, kur vjen puna për të mbrojtur regjimet, qofshin totalitare apo hajdute, nuk ngurron të hidhet në zjarr, natyrisht duke përfituar.
CV e z. Çakulli, që është dhe pronar i Fiks Fare, është për t’u admiruar, sidomos në zanatin e shërbyesit të pushtetit. Që në rininë e hershme, kur ishte 26 vjeç, në vitin 1981, dhe punonte si gazetar në revistën “Hosteni”, dega Lushnjë, do rekrutohej nga Sigurimi i Shtetit për të bërë një recencë për një hartim të djalit të Abaz Kupit, Fatbardhit. Këtë hartim pinjolli i Kupit e kishte bërë kur ishte në gjimnaz në vitin 1965, me titull “Gëzuar Vitin e Ri”. Pasi Sigurimi i Shtetit kishte dështuar të siguronte dëshmi bindëse me anë të dëshmitarëve, prova u gjet te recensa e e Filipit me hosten. Provë definitive për dënimin me 12 vite burg të Fatbardh Kupit u bë akt-ekspertimi i shkruar nga Filip Çakulli, i etur për karrierë brenda regjimit.
“Megjithëse i pandehuri Fatbardh Kupi i mohon bisedat e ndryshme me karakter armiqësor që ka bërë me dëshmitarët e lartpërmendur, në periudha e kohë të ndryshme kundër pushtetit tonë popullor për minim e dobësimin e saj; qëllimi i tij kundërrevolucionar del qartë edhe nga hartimi i tij që ka bërë në gjimnaz në vitin 1965 me temë “Gëzuar Vitin e Ri”. Megjithëse i pandehuri pretendon se ky është një hartim pa përmbajtje politike, eksperti Filip Çakulli, gazetar, i cili ka bërë komentin për hartimin e tij, provon se në mënyrë alegorike shpreh “besim” dhe “shpresë” për të ardhmen kur thotë se “Dimri do të marrë të tatëpjetën me një stuhi të re. Dobia është përpjekja drejt të cilës ecim, shpirti që lakmon përpara, has në pengesa, bie, por gjen më në fund rrugën dhe arrin qëllime të nalta”. (Komenti i Filip Çakullit). Besimi është kauza për të cilën ai ka shërbyer dhe i ka kushtuar jetën, dimri që do të marrë të tatëpjetën me stuhi të re është pushteti popullor, i cili është dhe pengesa për të arritur qëllimet e larta. Se më lart provohet me pohimet e pjesshme të të pandehurit, i cili mundohet t’i shpëtojë përgjegjësisë penale me dëshminë e dëshmitarëve të lartpërmendur. Provë shkresore është akti i ekspertimit letrar-artistik dt. 11.11.1981, si dhe biografia e tij dt. 11.08.1981 dhe dëshmia e penalitetit dt. 25.11.1981”.
Pesë vjet pas këtij akti, i cili dënoi një njeri me 12 vite burg, Filipi do të vinte në Tiranë, ku do të punësohej te Gazeta Bashkimi, Zëri i Popullit, dhe kështu me radhë. Duhet theksuar se Filip Çakulli, edhe në zonën e Lushnjës ka qenë njeri i privilegjuar përgjatë kohës së komunizmit, pikërisht për shërbimin që i bënte regjimit të kohës.
Filipi nuk ka qenë vetëm një gazetar humoristik. Ai ka qenë vegël e sistemit të asaj kohe, një pushkë në dorën e atij regjimi kriminal, që me karikaturat apo fejtonet e tij shënjestronte njerëz, sidomos ata që persekutoheshin nga regjimi. Jo më kot Filipi, nga Dermishi i Sarandës, u zhvendos në Lushnjë, ku ndodhej dhe kampi më i madh i të përndjekurve. Një reviste që dilte vetëm një herë në javë nuk i duhej një gazetar që mbulonte vetëm një qytet të vogël, përpos faktit se ai përdorej atëherë, siç përdoret dhe sot, për të sulmuar kundërshtarët e regjimit.
Por, në rast se atëherë Filipi e bënte për ideal, sot e bën për para. Gjithsesi, morali është i njëjtë: ai që është mësuar të shërbejë dhe të lëpihet me kosto deri jetën e të tjerëve, pak rëndësi ka se për çfarë e bën. Është çështje karakteri dhe Filipi e përfaqëson denjësisht rolin e tij.
Vijon…
PS: Në serinë e shkrimeve për Çakullin në vijim do të mësoni edhe për evazionin fiskal të tij me “Fiks Fare”, dominimin së bashku me Olsi Ramën në biznesin e bixhozit, por edhe për viktimat që ka shkaktuar ai me gjobat që vendos në emisionin Fiks Fare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38