Flash News

E-TJERA

Nis gjyqi në themel në GJKKO, dalin pamjet e para të Metës brenda kafazit të xhamit

Nis gjyqi në themel në GJKKO, dalin pamjet e para të Metës
Ilir Meta brenda kafazit të xhamit në seancën e GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, në kuadër të procesit të tij penal.

Meta është paraqitur në sallën e gjyqit brenda “kafazit” të xhamtë, ku gjatë qëndrimit në sallë ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Ai ka deklaruar se procesi ndaj tij është i “montuar”.

Gjatë seancës, kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar gjykatës që seancat ndaj tij të transmetohen drejtpërdrejt për mediat.

GJKKO pritet të shprehet fillimisht mbi këtë kërkesë, përpara vijimit të shqyrtimit të çështjes.

Të fundit