Flash News

KRYESORE

Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca plenare e Kuvendit?

Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca

Seanca e fundit parlamentare për këtë vit u shoqërua me tensione të ashpra, debate, përplasje mes deputetëve të opozitës, Gardës dhe mazhorancës.

Para nisjes së seancës deputetët e opozitës zunë vendet e ministrave të kabinetit të qeverisë Rama, duke mos i lejuar të ulen për të nisur seancën plenare, në të cilën ishte parashikuar betimi i Avokatit të Popullit.

Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca

Garda ndërhyri forcërisht duke shtyrë deputetët demokratë me qëllim largimin e tyre. Përplasjet u shoqëruan me flakadanë dhe përplasje verbale mes kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe demokratëve.

Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca

Nga foltorja, kreu i PD Sali Berisha u tregua i prerë me mazhorancën: sillni Ramën, Ballukun dhe Agasin për të vijuar seancën plenare normale.

Betimi i Avokatit të Popullit u bë mes kaosit e tensioneve. Endrit Shabani iu afrua foltores dhe kru betimin, mes fërshëllimave të opozitës. Peleshi vendosi përjashtimin e Klevis Balliut dhe Flamur Nokës nga seanca plenare.

Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca

Seanca e tensionuar vijoi me votimin e rendit të ditës, pas kërkesës së Taulant Ballës, çka përmbylli edhe seancën e fundit për vitin 2025.

Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca Foto/ Tensione, përplasje dhe kaos. Çfarë nuk u pa nga seanca

Të fundit