Flash News

KRYESORE

Gafat, lapsuset dhe deklaratat më ‘pikante’ të politikanëve gjatë vitit 2021

Gafat, lapsuset dhe deklaratat më ‘pikante’ të

Politika shqiptare edhe këtë vit nuk i është shmangur dot gafave, lapsuseve apo deklaratave qesharake. Fushata elektorale e zgjedhjeve të 25 Prillit, i prezantoi shqiptarëve fytyra të vjetra, por më së shumti ‘të rinj’ që iu bashkuan jetës politike.

Nga socialistët te demokratët, nuk ishin të pakta ata deputetë që u përfshinë nga emocionet në seancën e parë të legjislaturës së re, dhe që u shndërruan në ‘meme-t’ më pikante të kohës.

Në fushatën zgjedhore të 25 Prillit, kandidati për deputet në qarkun e Vlorës Anduel Tahiraj, gjatë një takimi elektoral, ka ngatërruar datën e zgjedhjeve.

Kandidati për deputet i LSI-së në Lezhë, Petrit Gjoni deklaroi se partia është “një forcë e jashtëzakonshme që do të bëjë ndryshim në Shqipëri. Do varrosë njëherë e përfundimisht urrejtjen e madhe që kanë për Edi Ramën.”

Gjatë takimit elektoral, kandidatja për deputete e LSI-së për qarkun e Lezhës, Dila Prenga bëri një lapsus teksa iu drejtua qytetarëve duke iu thënë “iu kërkoj ndjesë për çdo pjesë të kohës që na keni vënë në dispozicion.”

Ndërsa kryeministri Edi Rama bëri një krahasim metaforik mes socialistëve dhe demokratëve duke deklaruar se “Më 25 Prill PD është burri dhe PS është gruaja.”

Kandidati për deputet në Kavajë, Erald Kaja, deklaroi se “më datë 6 Kavaja do të votojë siç ka votuar gjithmonë liri për demokraci”, duke ngatërruar jo vetëm datën e zgjedhjeve q në fakt ishte 25 Prilli, por edhe sloganin që i përket Partisë Demokratike.

Edhe seanca e parë plenare e legjislaturës së re, ka pasur surpriza nga deputetët e Kuvendit.

Deputetja demokrate e Krujës, Merita Bakiu, u ngatërrua gjatë fjalimit të saj nga foltorja e Kuvendit. “Në këtë prëgram.. program dallohen dhe konfirmohen, braktisja që e ashtuquajtura qeveria e Rilindjes i ka bërë popullit tonë. Fisnikëria, profesionalizmi dhe përgjegjshmiria.. Të pavlerësuarit e më keq të paguarit, të papaguarit në rajon”, deklaroi deputetja.

Fjalimi për ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nuk ka qenë edhe aq i lehtë si një ‘hyrje’ e re e kryeministrit Rama. Ora e vona apo ndoshta edhe emocionet, bënë që ministrja të bënte jo pk gafa gjatë fjalimit, të cilat shkaktuan të qeshura në radhët e opozitës.

“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua.”

“Fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton. Prandaj ne si qeveri dhe ju zotëri që qeshni (i drejtohet deputetit Gjekmarkaj) si parlament, kemi për detyrë të kërkojmë më shumë nga vetja.”

“Ne kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për t’u zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar.”

Fjalimi i cili që në nisje u diktua nga gafat ministres, përfundoi po njësoj me gafa. Në përfundim të fjalës, pak para se të largohej nga foltorja Muzhaqi tha “trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë.”

Saimir Koreshi, deputeti demokrat për Qarkun e Lushnjes, nuk bëri asnjë gafë veçse transmetoi një realitet të padëgjuar pa fasada, në sytë e politikanëve dhe mijëra shqiptarëve. Deklarata e Koreshit, që nga kolegët e tij ndoshta u kalua me të qeshura, në fakt kishte nota kritike drejtuar qeverisjes.

“Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka futur vrapit. Me kë polici do ndiqni krimin ju me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap. Këtu u tha që ne kem i shëndetësinë jashtëtokësore. Ku jashtëtokësore? Hajde njëherë në spitalin e Lushnjes. Ke frikë të hysh e jo më të mjekohesh. Të del miu nga këmbët e mos dish nga të vesh. Ore ku jetoni juve. Në çfarë bote?”, tha Koreshi nga foltorja e Kuvendit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, gjatë fjalës së saj në seancën e parë plenare ngatërroi se kush i kishte vjedhur votat e shqiptarëve më 25 Prill. “Në këtë mandat të vjedhur prej qytetarëve shqiptarë ky regjim vazhdon të regjistrojë të njëjtat fjalë”, u shpreh Dhori.

Edhe deputetja e re, Andia Ulliri, nuk iu nda gafave në fjalimin e saj të parë në Kuvend. “Mu kujtua që PS e cila çmon suksesin e të ashtuquajtur në performancën elektrike, elektronike.. Për më shumë tërmeti, për shumë tërmeti ishte një fatkeqësi”, deklaroi Ulliri.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, teksa prezantonte të dhënat nga Bashkimi Evropian lidhur me fondet e rindërtimit të shkollave, bëri një lapsus të cilën e kaloi me shaka. “Këto janë të vërtetat. Burimi Partia Demokratike. U kënaqët hë? Jo o jo. Agjensia e Prokurimit Publik. Shikoni si qeshin. E hëngrën. Kujtuan se ishte PD-ja me vërtet”, tha Basha.

 

Të fundit