Flash News


KRYESORE

Gafë apo manipulim?! Zarfat e diasporës në Kukës shtohen duke u numëruar

Gafë apo manipulim?! Zarfat e diasporës në Kukës shtohen

Vota e diasporës ka ngjallur shumë polemika, debate e diskutime. Manipulimi që raportohet se po i bëhet diasporës kap majat sidomos me Greqinë, aty ku vetë PS insiston që zarfat të mos veçohen.

Në të dhënat e fundit zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një çudi ka ndodhur me diasporën e Qarkut Kukës. KQZ ka vendosur 2902 zarfa të numëruar nga 2896 zarfa që janë në total.

Gafë apo manipulim?! Zarfat e diasporës në Kukës shtohen

Totali nuk korrespondon me zarfat e numëruar. Nëse do të ishte e ansjellta, 2896 zarfa të numëruar nga 2902 në total, do ta mirëkuptonim KQZ-në. Por, të nxjerrësh nga hiçi 6 zarfa plus në raport me totalin, kjo është e habitshme.

Nuk dihet nëse është ndonjë gafë e KQZ-së apo manipulimi ka arritur deri në atë pikë, sa ka çorientuar edhe mekanizmat e sistemit.

Të fundit