Flash News

KRYESORE

GJK rrëzon ndalimin e TikTok, Reuters godet qeverinë: Vendim që shkelte lirinë e shtypit dhe të shprehjes

GJK rrëzon ndalimin e TikTok, Reuters godet qeverinë: Vendim që

Gjykata Kushtetuese vendosi sot se ndalimi njëvjeçar i TikTok-ut nga qeveria, ishte antikushtetues dhe shkelte lirinë e shprehjes.

Siç shkruan Reuters, Gjykata Kushtetuese arsyeton në vendimin e saj se qeveria nuk kishte shqyrtuar në mënyrë të mjaftueshme pasojat e zbatimit të ndalimit dhe nuk kishte "provuar bindshëm se bllokimi i përgjithshëm i platformës është i vetmi mjet efektiv dhe i nevojshëm për të arritur objektivin e synuar."

Ndalimi i TikTok-ut, siç shpjegoi Gjykata Kushtetuese, shkelte lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.

Ndalimi i vendosur vitin e kaluar u bë si masë parandaluese pas vrasjes së Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshi, disa metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Platforma e njohur ishte e ndaluar për të gjithë përdoruesit, edhe pse lidhja me VPN iu jepte akses në mënyrë ilegale.

Vendimi u mor si përgjigje ndaj një kërkese të bërë nga Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe Balkan Investigative Reporting Netëork (BIRN) në mars të vitit të kaluar.

Opozita, shkruan Reuters, akuzoi qeverinë se po përpiqej t’i heshtte duke ndaluar platformën disa javë para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, gjë që qeveria e mohon.

Të fundit