Flash News

KRYESORE

Grafiku/ Shqipëria e shet naftën me çmim ‘elite’, renditet krah Austrisë dhe Suedisë

Grafiku/ Shqipëria e shet naftën me çmim ‘elite’,

Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të rritet. Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë, duke lënë pas pothuajse gjithë rajonin dhe një pjesë të mirë të Europës.

Aktualisht, në tregun vendas një litër naftë varion nga rreth 200 deri në 217 lekë/litër (afërsisht 1.9 – 2 euro), me tendencë rritjeje gjatë javëve të fundit. Vendi ynë renditet mes Suedisë (2.57) dhe Austrisë (2.5)

Nga grafiku krahasues, Shqipëria renditet në nivelin rreth 2.57 dollarë/litër, më e shtrenjtë se vende si: Bosnja dhe Hercegovina (1.89); Kroacia (1.94); Serbia (2.09); Polonia (2.06).

Ndërkohë, çmime më të larta se Shqipëria raportohen vetëm në disa vende të zhvilluara si: Gjermania (2.63); Zvicra (2.74); Norvegjia (2.81); Danimarka (2.93).

Renditja e vendos Shqipërinë në të njëjtin “kampionat” me ekonomitë më të forta europiane për sa i përket çmimit të karburantit.

Grafiku nxjerr në pah një realitet të fortë: Shqipëria nuk është në nivelin ekonomik të vendeve si Suedia, Austria apo Gjermania, por çmimi i naftës është pothuajse në të njëjtën linjë me to. Kjo e vendos vendin në një situatë paradoksale — me çmime karburanti që i përkasin “ligës së lartë” të Europës, ndërkohë që mbetet larg standardeve të jetesës së këtyre shteteve.

Grafiku/ Shqipëria e shet naftën me çmim ‘elite’,

Të fundit