Flash News

KRYESORE

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na bënë krenarë gjatë vitit 2024

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na bënë krenarë gjatë vitit 2024 

Ndër vite, nuk kanë qenë të pakta rastet e historive të suksesit nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të globit, madje nuk harrojnë të përmendin edhe origjinën e tyre.

Edhe këtë vit, nuk munguan historitë e suksesit të shqiptarëve nëpër botë, në fusha të ndryshme si në politikë, biznes, art, sport etj., të cilat më poshtë i rendisim si rastet që na bënë të ndihemi krenarë...!

Kirurgu kosovar Bardhyl Raci shpallet “Kirurgu Oral i Vitit 2024”

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Në një garë ndërkombëtare, që mbahet çdo vit në Londër, ku ndahen çmime për profesionistët më të mirë shëndetësorë nga British Healthcare Awards dhe International Award of Excellence, Dr. Bardhyl Rraci ishte nominuar si Kirurgu Oral më i Mirë i Vitit 2024.

Ai fitoi çmimin “Kirurgu Oral i Vitit 2024”, duke ngritur kështu kirurgjinë orale të Kosovës në vendin e parë në nivel ndërkombëtar.

 

Një shqiptar në policinë e Nju Jorkut, Laert Sallaku renditet i pari me 600 të diplomuarve

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

 Laert Sallaku, 23-vjeç, nga Shqipëria është diplomuar si oficer i policisë në New York me mesataren 9.96, më të lartë ndër të gjithë studentët.

I riu shqiptar u diplomua me mesataren më të lartë ku u nderua me çmim nga Kryetari i Bashkisë së New York-ut. Mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, Laert Sallaku, u rendit i pari.

 

Shqiptari shpallet i pari në garën e Shternberkut në Çeki 

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Piloti nga Kosova I makinave të garave, Liridon Kalenderi u rendit i pari në garën e Shternberkut në Çeki më 2 qershor, një garë që ishte pjesë e Kampionatit Evropian. Duke lënë pas garues me shumë përvojë që kanë dominuar këtë sport për vite me radhë, Kalenderi tregoi një performancë të jashtëzakonshme. 

 

Herkuli shqiptar, Orestis Duro shpallet kampion i bodybuilding në Greqi

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Orestis Duro është shpallur kampion i bodybuilding në Greqi.

Ai ka lindur në Greqi, por gjuhën shqipe e flet sikurse të ketë jetuar në atdhe, dhe krenarinë e ka të madhe si shqiptar. Suksesin e madh që ai arriti në këtë garë që u mbajt në Athinë ”6o Hercules 2024”.

Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani

Arianit Besiri, me përkatësi shqiptare ka fituar në zgjedhjet lokale në Gjermani. Ai është zgjedhur kryetar i komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz.

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Shqiptari shpallet drejtori më i mirë sportiv në Itali

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Shqiptari Igli Tare është shpallur nga “Tuttomercatoweb” drejtori sportiv më i mirë të vitit në Itali.

Tare si drejtor i Lacios ka triumfuar në votim duke marrë 34,99% të votave kundrejt (13.7%) të vendit të dytë, Marko Xhianiti i Frozinones.

 

Të fundit