Flash News

KRYESORE

Historike! Mediat britanike: Nis rishikimi gjyqësor i shpalljes "non-grata" të Sali Berishës

Historike! Mediat britanike: Nis rishikimi gjyqësor i shpalljes

Nis rishikimi gjyqësor i shpalljes non grata të kreut të PD, Sali Berisha në Britaninë e Madhe.

Mediat vendase e e kanë cilësuar si historike rishikim e vendimit të sekretarit të Brendshëm, Priti Patel, ku i ndaloi Berishës hyrjen në Britaninë e Madhe në vitin 2022, me pretendimin e përfshirjes në korrupsion dhe kriminalitet.

Ekipi ligjor i Berishës përbëhet nga Fergus Randolph KC, i cili u udhëzua nga Kartik Mittal, partner në firmën ligjore me bazë në Londër Zaiëalla and Co.

Seanca pritet të zgjasë katër ditë, deri të premten e kësaj jave. Duke komentuar rastin, avokati i tij, Mittal, tha:

Ky është një rast i jashtëzakonshëm ku një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të thjeshta të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja për pavarësi të dyshimtë editoriale. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”.

Berisha pohon se akuzat për kriminalitet dhe korrupsion të ngritura ndaj tij janë të pavërteta.

“Ekipi ligjor i Dr. Berishës do të ngrejë argumente duke përfshirë se Sekretari i Brendshëm ka (i) bërë një gabim ligjor pasi akuzat serioze të bëra kundër Dr. Berishës janë pa dyshim të pavërteta, (ii) bëri një dallim arbitrar midis Dr. Berishës dhe atyre që janë në pozitë analoge (përfshirë Edi Ramën, ndaj të cilit ka edhe akuza të rënda për korrupsion dhe kriminalitet), (iii) nuk mori parasysh faktin që Dr. Berisha nuk ka qenë në pushtet prej 10 vitesh dhe duke anashkaluar personat që janë aktualisht në pushtet dhe që janë përgjegjës për të forcuar sponsorët e grupeve të organizuara kriminale dhe për të hedhur poshtë të gjithë objektivin për luftën ndaj Grupeve të Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe (iv) Imunitetin Diplomatik,” thuhet në njoftim.

Ai u caktua në arrest shtëpiak në dhjetor 2023, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit ligjor Berishës.

 

 

 

Të fundit