Flash News

KRYESORE

SHBA kërkon rezultate: Uashingtoni mesazh të qartë qeverisë shqiptare për krimin e organizuar

SHBA kërkon rezultate: Uashingtoni mesazh të qartë qeverisë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një mesazh nga takimi i zyrtarit amerikan, Mark Tervakoski, me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, shoqërisë civile dhe ndërkombëtare, të zhvilluar në Tiranë.

Mesazhi i SHBA-ve lexohet si një afirmim i partneritetit mes dy vendeve, por njëherazi edhe si një sinjal presioni nga Uashingtoni për rezultate konkrete. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë më shumë efikasitet dhe vendosmëri nga institucionet shqiptare.

Në planin politik, kjo përkthehet si një mesazh i qartë: lufta kundër krimit mbetet prioritet në marrëdhëniet dypalëshe dhe standardi i bashkëpunimit matet me rezultate konkrete.

“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Të fundit