Flash News

KRYESORE

Abuzimi mbi 430 mln euro për inceneratorin e Tiranës, dalin dokumentet me emrin e personit që lidh Veliajn me Iranin

Abuzimi mbi 430 mln euro për inceneratorin e Tiranës, dalin dokumentet

Kompania, e cila do të ndërtonte inceneratorin në landfillin e Tiranës ka firmosur një kontratë koncensionare me qeverinë shqiptare për një vlerë rreth 430 milionë euro sipas një biznes-plani dhe një oferte çuar qeverisë shqiptare në vitin 2017.

Kontrata është firmosur në 31 gusht të po atij viti, ditën kur mbaronte dhe detyra e Lefter Kokës, si ministër i Mjedisit.

Pak ditë më parë, biznesmeni italian Gabriele Tarroni Longinotti zbërtheu në Syri.tv skemën e megaskandalit të inceneratorëve, duke rrëfyer përfshirjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në blerjen e një inceneratori i cili kishte dalë jashtë funksionit nga Rumania.

Biznesmeni, ish-ortak i Alberto Presezzit tregoi rolin e kryebashkiakut të Tiranës,  në blerjen e një inceneratori të dalë jashtë funksionit nga rumunët, i cili u tentua të shitej në Zimbabve, por nuk ia dolën dhe më në fund ortaku i Longinotti ia shiti Shqipërisë.  

Ai shkoi edhe më tej duke treguar lidhjet e Shqipërisë me iranianët të cilët financuan tek inceneratorët.

Ndërkohë, sot kanë dalë në dritë dokumente që faktojnë dëshminë e biznesmenit. Në dokumentet e mëposhtme, shihet firma e Milad Lopes, për inceneratorin e Harates në Zimbabve, si personi që lidh Veliajn me Iranin dhe inceneratorin e Tiranës.

Në fund të marrëveshjes, duket firma e Lopes dhe përfaësuesit të Zimbabve, i cili njihet edhe si mik me djemtë e Presidentit aktual te Zimbabves.

Abuzimi mbi 430 mln euro për inceneratorin e Tiranës, dalin dokumentetAbuzimi mbi 430 mln euro për inceneratorin e Tiranës, dalin dokumentet

 

 

 

Të fundit