Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Atentati ndaj 30-vjeçarit, si lindi hasmëria mes fiseve Bardhi-Reçi

30-vjeçari Kristian Marku (Bardhi) mbeti viktimë mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në aksin Fier-Vlorë. Ai ishte i përfshirë në një atentat të dështuar ndaj Saimir Reçit në vitin 2023.
Hasmëria mes dy fiseve ka nisur vite më parë. Më poshtë, rendisim kronologjinë e ngjarjeve:
Një vit para se të vritej Ilir Reçi, në 7 Janar të 1994 ishte vrarë shefi i Krimeve Ndue Kaza. E premte, në mbrëmje, Ndue Kaza, u qellua me pistoletë në mes të qytetit nga Dod Gjini. Në dosje thuhet që Kaza u fut për të shuar një konflikt mes dy grupeve rivale, më i madhi ndër to 20 vjeç. Ky ishte momenti kur Gjinët morën emër e famë.
3 vite më vonë, në 3 korrik të 1997, pa autorë të arrestuar dhe familje në gjak, në qendër të Laçit, vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit, Dod dhe Agustin Gjini. Atë ditë Gjinët tentuan një takim pajtimi, por pa sukses. Xhaxhai i autorit i dërgoi fjalë babait të viktimave “Vrasjen e Dod e Agustin Gjinit e ka nga neve (nga Kaza)”.
Pas 4 vitesh, më 19 Qershor 2001, Martin Kaza, u dënua me 22 vite burg për vrasje të dyfishtë. Për shumë kohë ai u fsheh në Londër nën identitetin e rremë kosovar, Naim Karagia, deri kur u zbulua në 2017, kur ishte 45 vjeç. “Deportimi pas kaq vitesh nga Mbretëria e Bashkuar do të ishte “i padrejtë”, tha ai në sallën e gjyqit .
Katër muaj para se Kaza të vriste Dodën dhe Agustinin, gjatë trazirave të 97-s, brenda burgut të Shënkollit ishte vrarë me snajper, vëllai i tyre Nikolin Gjini i arrestuar për grabitje banke. Gjini kishte marrë peng drejtorin e burgut, dhe kërcënonte se do ta vriste nëse nuk i hapnin qelinë. Në atë kohë për këtë ngjarje u fol shumë pak.
Më pas, për shumë vite, Rrësheni ra në heshtje. Gjinët, Reçtë, Bardhët, por edhe familje të tjera pas trazirave, u vendosën jashtë kufijve. Ata fëmijë të mbrapshtë u rritën, dhe synimi ishte fitimi. Larg sherreve, konkurronin njeri tjetrin me numrin e pronave dhe të investimeve.
Deri kur në 9 shtator 2016, gjithçka nisi nga fillimi. Vritet duke pirë kafe Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE, cili i kishte shpëtuar më parë një atentati. 6 vite më vonë policia arrestoi Dorjan Keqin nga Kruja, lidhje e grupit të Niklës. Por në gjurmim u vunë Reçtë. Konflikti për prishje të pazareve të drogës, u kthye në pistë kryesore hetimi. Një familjar i viktimës i thotë policisë: Më erdhën disa sms, nga një i panjohur P.P, ku më shkruante se Saimiri është konfliktuar me Gaspër Reçin, sepse kishte të dashur mbesën e Reçve”
Një vit më vonë nga vrasja e Jakut, 28 prill 2017 në shtëpinë e tij në Romë, ekzekutohet Gasper Reçi, 43 vjeç, i skeduar për precedentë në fushën e narkotike. Brenda në banesë ishte vajza e tij e vogël. Asnjë autor i dyshuar. Pas 5 muajsh, më 6 shtator 2017 në Belgjikë, vritet Kreshnik Gjini 31 vjeç, nipi i Saimir Jakut.
Hetuesit belgë e lidhën ngjarjen me hasmëritë në vendlindje. Më 12 Maj 2018, Tonin, (Armando) Gjini, arrestohet si pjesë e grupit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit. Gjini u kap së bashku me 37 persona të tjerë, në një kohë kur u sekuestruan mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.
4 muaj pas arrestimit, më 27 gusht 2018- Armandos apo Toninit, i qëllojnë me armë në Ishull Lezhë, djalin e xhaxhait, Arben Gjini i sapo liruar nga burgu për drogë në Itali. Atentati ndaj tij, u hetua edhe në lidhje me hakmarrjen e vjetër me Kazët, të cilët i vranë dy vellezër për gjakun e shefit të poliicsë Ndue Kazës. Dy muaj më vonë, vëllai Saimir Jakut, kushëri me Gjinët
Plot një vit më vonë nga përplasja në Ishull- Lezhë, 13 gusht 2019- Armando Gjini vritet në sy të dy fëmijëve. Ai u qëllua me breshëri, kur ndaloi makinën, dhe gruaja shkoi në dyqan për tu blerë diçka të vegjëlve. Disa muaj më parë 4 ditë pasi doli nga burgu, iu vendos tritol në makinë. Shpërthimi ndodhi, por Gjini ishte të bijtë në hyrje të shkollës.
Pa u mbushur viti, 7 janar 2020 Kastriot Reçi, përveç të tjerash, edhe pronar i TV lokal ekzekutohet përpallë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit. I paskeduar vritet me një plumb të vetëm në zemër, me snajper. Reçi, që në atë kohë ruhej, dhe kontrollonte lëvizjet e kundërshtarëve, u qellua sapo takoi një grua me fëmijë përdore në shëtitoren e qytetit. Hetuesit zbuluan se snajperisti ishte veshur me fustan dhe kishte paruke, me një bisht pas koke.
Në shtator të po këtij viti, 15 shtator 2020, mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua eliminimi i Preng Gjinit vëllai i Armando Gjinit. Në pjesën e përparme të makinës e tij shpërtheu 400 gramë C4. Atentati u dyshua në lidhjet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve, por vetë Gjini e mohoi këtë gjë: Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij.
Kur fiks tre muaj më pas, në 15 dhjetor 2020 u vra Anton Keli, duke zbritur nga makina e tij, mirditorët thonin “Pushka ka marrë për keq” . Keli u qellua me pistoletë nga afër. Kushëri i tretë me Armando dhe Preng Gjinin, por njihej si person që nuk përfshihej në çështjet e tyre. Në këtë rast Reçtë reaguan përmes avokatit të tyre duke u distancuar nga ngjarja.
Ata që ekzekutuan 61-vjeçarin Martin Bardhin më 26 shtator 2023, një tjetër vrasje pa autorë, nuk pyetën as për policinë përballë lokalit të viktimës, ndaj të cilit shtinë me breshëri. I sapo liruar nga burgu, ai humbi jetën në vend, kurse Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Olti Gjini, në tavolinë me objektivin u plagosën. U fol për konfliktin më 26 Mars, mes djalit të tij Enrik Bardhi dhe Saimir Reçit, nip i Kastriot Recit i cili u vra me armë zjarri në vitin 2020 me një snajper.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43