Flash News

KRYESORE

Integrimi/ Raporti i qeverisë holandeze: Shqipëria ka bërë progres, por ka ende shumë kushte për të përmirësuar  

Integrimi/ Raporti i qeverisë holandeze: Shqipëria ka bërë

Qeveria holandeze, një nga shtete skeptike për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE ka dalë me një raport mbi ecurinë e reformave.

Sipas raportit të Ministrisë së Jashtme holandeze, thuhet se Shqipëria ka bërë progres me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Megjithatë, raporti rendit sërish të kritere ende të papërmbushura, që në raport cilësohen si shqetësime si numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë, reformat e sundimit të ligjit janë ende larg, institucionet duhet të bëhen më të forta etj.

“Qasja e qeverisë hollandeze kundrejt zgjerimit është strikte, e drejtë dhe e angazhuar/gjithëpërfshirëse.
Vendimmarrjet për hapat vijuese që do të ndërmerren në lidhje me pranimin në BE janë të bazuara mbi meritat individuale të vendeve përkatëse.
Në mars 2020, Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencën e parë NdërQeveritare të 27 vendeve anëtare të BEsë me Shqipërinë, një herë që një sërë kushtesh të jenë plotësuar kryesisht në fushën e sundimit të ligjit/shtetit të së drejtës.

Qeveria bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse janë shënuar në përditësimin e progresit të Shqipërisë.
Shqipëria ka bërë progres në fusha prioritare sic janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu është bërë progres me “track record”-in, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarë të niveleve të larta mbetet një cëshje shumë e rëndësishme në vemendjen tonë.
Qeveria kësisoj bie dakort për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë një herë që kuadri negociator të jetë miratuar.
Qeveria do të diskutojë pozicionin e Hollandës me parlamentin në datën 16 qershor për të përcaktuar pozicionin zyrtar hollandez në Këshillin e Cështjeve të Përgjithshme, i cili do të mbahet në 22 qershor në Bruksel.
Qeveria ështe e kënaqur që ka një kuadër negociator të qartë dhe të plotë për sa i përket negociatave të pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.
Konferenca e parë NdërQeveritare do të shënojë zyrtarisht fillimin e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e shtetit së të drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fuqizimit të institucioneve demokratike do të mbeten cështje kyc/shumë të rëndësishme”, thuhet në konkluzionet e raportit nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Integrimi/ Raporti i qeverisë holandeze: Shqipëria ka bërë

Të fundit