Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista e zbardhur në PolitikON/ Edi Rama vazhdon të krahasohet me Berishën dhe pranon ‘dështimin’ në Shëndetësi
Mirësevini, të dashur miq dhe armiq!
Kam sonte në program, një rikthim pas shumë kohësh, në RTV Ora, një mik dhe armik. Një mik për disa prej jush dhe një armik për ca të tjerë. E di që prej meje kërkohet që ta trajtoj të ftuarin sonte sipas oreksit të secilit, pra si mik për disa, e armik për ca të tjerë, por unë do të bëj atë që mundohem vazhdimisht të bëj në këtë emision: të jem jo i mirë, jo i keq, por i drejtë.
I uroj mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama në PolitikOn.
Edi Rama: Në fakt mirëseerdhët ju, se këtu jemi në një mjedis ku unë jam më shumë i shpisë se sa ju.
Alfred Lela: E vërtetë, jemi në...
Edi Rama: Shumë faleminderit për këtë zgjedhje sepse përpara se të fillonim atë po thosha, që është rikthimi në këtë skenë, mbas fiks 30 vjetësh…
Alfred Lela: Jemi pothuajse, për pak ditë 30 vjet bëhen, jemi në sallën e Akademisë së Arteve, ish-Instituti i Lartë i Arteve ku ju keni qenë student, më vonë pedagog, keni bërë Refleksione më 11 janar të vitit 1991. Në fund do të shkojmë tek Refleksionet, t’a konsiderojmë ndoshta pjesën e fundit si Refleksionet 2 të zotit Rama. Duket se keni mbetur mes Refleksioneve dhe Rilindjes dhe nuk e di se në çfarë stacioni keni mbetur, por stacioni i ditës së sotme z. Rama na sugjeroi një gjë të habitshme, memet, një lloj përjashtimi, të paktën këtë dritë hodhën lajmet mbi këtë informacion, një nismë e Ministrisë së Drejtësisë për të ndaluar memet. Duket sikur është një nismë kundër jush, sepse ju jeni një nga praktikuesit më të rregullt të memeve, jeni një lloj memeuaristi, nëse ka sens fjala.
Por çfarë ka ndodhur, doni vërtet t’i ndaloni?
Edi Rama: Siç ka ndodhur për juve e për ata që janë habitur e mahnitur nga ky lajm, ashtu ka ndodhur dhe për mua, kur më thanë. E para sepse është e pamundur, edhe teorikisht e jo vetëm praktikisht, që të ndalosh memet dhe, e dyta, se unë jam jo vetëm një njeri që argëtohem me memet, por jam edhe një shijues, shijues i kahershëm i humorit dhe i humorit visual, po themi.
Alfred Lela: E keni përmendur, Kapexhiun, djaloshin e Portokallisë...
Edi Rama: Po, po, psh, e kam pas shumë dëshirë dhe e kam akoma në fakt dëshirë që Bujar Kapexhiu të ekspozojë gjithë karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në Kryeministri.
Alfred Lela: Kjo është një ftesë publike sonte?
Edi Rama: Jo, ai e din, mbase e ka marrë si shaka ose, nuk e di po për të ardhur te përgjigjia e parë, jo nuk bëhet fjalë për një project, me aq sa unë u informova, bëhet fjalë për një material të shkruar nga një urdhër i ngritur i cili po punon për Kodin e ri penal, dhe e dyta edhe në atë material, që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë e lëre më pastaj i qeverisë.
Alfred Lela: Kryeministër, më lejoni, teksti është i qartë: “publikimi në çdo formë, mënyre apo mjeti i një montazhi të realizuar me fjalët apo imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përftimi material…” etj etj, “është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se është i tillë, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1-vit”, thuhet në nenin 238-të të ligjit.
Edi Rama: Po, po qartë.
Alfred Lela: Pra, është një nen, nuk është...
Edi Rama: Po, po është një nen në një material të grupit të punës dhe është marrë siç unë u informova saktësisht, është marrë faktikisht nga disa Kode Penale të Europës, e ka Franca e kanë disa vende, dhe sigurisht nuk lidhet me memet por është komplet e gabuar që ta lidhësh me memet dhe pse bëhet fjalë për montazhe që...
Alfred Lela: Memet janë montazhe…
Edi Rama: Po dhe janë montazhe satirike, satira nuk mund të censurohet nuk mund, është krijmtari, këtu bëhet fjalë për montazhe që synojnë pikërisht atë që thuhet aty, megjithatë thënë kjo...
Alfred Lela: …mos krijohet evazivitet...
Edi Rama: …thënë kjo...
Alfred Lela: ….i tremb njerëzit, a kanë të drejtë?
Edi Rama: Thënë kjo, e para kjo është një rendje shumë e shpejt për të... si të thuash denonuar një fakt të tmerrshëm që nuk është kështu e dyta, thënë kjo…
Alfred Lela: Ka edhe një drojë, e dini cila është droja, që profilizohet te ju? Profilizoheni si një lloj armiku që, po themi në thonjza, një lloj armiku i lirisë së shtypit, në një kontekst të caktuar, në një kontekst që ju keni me ngulmimin që një ligj, pavarësisht të gjitha raporteeve kritike, raporti i fundit draft i Parlamentit Europian, thotë që është një problem, ligji i quajtur "i antishpifjes", dhe kur i bashkon këto të dyja, konturet plotësohen...
Edi Rama: E kuptoj, e kuptoj këtë, por nuk ka lidhje, as qëllimi nuk ka qenë për t’u marrë me memet, as nuk bëhet fjalë që të ketë një nen i cili mund dhe të keqinterpretohet, jo vetëm të mos jetë ekspulsiv, por mund të jenë bërë që të kalojë me pëlqimin tonë si shumicë apo me dakordësinë time. Absolutisht si kam kuptuar kurrë në fakt politikanët që kanë probleme me humorin apo me satirën ndaj tyre. Unë e kam thënë, e konsideroj, një privilegj që të vihesh në lojë, që të jesh arsye për të krijuar personazhe, qoftë një vizatim, qoftë një skenë të figurës tënde dhe jo një kërcënim apo një problem.
Alfred Lela: Atëherë do i jepje një porosi Ministres së Drejtësisë ose ekspertes, se aty ka një tekst, është e zeza mbi të bardhë.
Edi Rama: Nuk e di...
Alfred Lela: Ështe solid dhe lë mundësi për keqinterpretime.
Edi Rama: Fakti që të gjithë janë vënë në alarm dhe e lexojnë ashtu, pavarësisht se nuk është rreziku që e krijon frikën, por është frika që krijon rrezikun, është mjaftushëm për ta sqaruar si process, por është larg të qenit një material.
Alfred Lela: Nuk është final.
Edi Rama: Është një material pune, ka rrjedhur nga dikush që e ka nxjerrë, mund të ketë patur qëllimin e mirë që t’ju mbrojë juve nga unë, por që faktikisht në këtë rast nuk bëhet fjalë për një kërcënim, për sa i përket ‘armikut të shtypit’, unë e kam thënë gjithmonë, unë kam një problem të cilin nuk e kam zgjidhur dot, unë kam kontribuar në shtypin e lirë.
Alfred Lela: Unë jam ndjekës i hershëm i publicistikës tuaj z. Rama. Nuk është se keni qenë më etiku i publicistëve, mund të keni qenë ndoshta më i stilshmi, por më etiku nuk keni qenë.
Edi Rama: Kush është problemi? Problemi është që duke qenë se kam qenë aty ku jeni juve dhe duke qenë se kam milituar si një njeri që ka përdorur lirinë e tij për tu shprehur...
Alfred Lela: Na godet nga dashuria…
Edi Rama: Jo, duke qenë se kam mendim të caktuar për cilësinë dhe njëkohësisht për vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, kam problem të madh me moskërkesën, me keqtrajtimin e fakteve, unë nuk kam problem nëse dikush shpreh një opinion negativ ndaj meje, se kam fare problem këtë gjë, si në rastin kur më thonë ‘gomar’, që është një opinion. Dakord, është një opinion dhe s'kam problem me këtë, natyrisht që mund të konsiderohet fyerje, por është një gjë në rast se më thonë ‘hajdut’, ky nuk është një opinion, kjo është një akuzë dhe kjo duhet të jetë e lidhur me faktet jo thjesht me...
Alfred Lela: Kjo zgjidhet nëpërmjet institucioneve, padive, gjyqeve, e me radhë.
Edi Rama: Flas njëherë në radhë të parë përse unë perceptohem si ‘armiku i shtypit’, nga ata që ushtrojnë këtë...
Alfred Lela: Zoti kryeminister e di pse perceptoheni, se ju thoni vazhdimisht ‘kazani’…
Edi Rama: ...se une e kam të pamundur që të hesht, unë them për sa kohë ju keni të drejtën tuaj që të flisni, që të thoni çfarë të doni, edhe unë kam të drejtën time të flas dhe të them atë që mendoj.
Alfred Lela: A nuk shkon ligji përtej kësaj z. kryeministër?
Edi Rama: Nuk shikoj arsye pse një gazetar apo një grup gazetarësh apo analistë, më tepër që nuk e di çfarë janë dhe nuk e kuptojnë se çfarë janë në fakt por janë gjithologë, përgjithësisht kanë superioritetin moral.
Alfred Lela: Me këtë që sapo thatë z. kryeministër...
Edi Rama: Kanë superioritetin moral që ata të flasin dhe të thonë gjithçka, ndërkohë që unë pse jam kryeminister, ose pse merrem me politikë, nuk kam të drejtë që të them e të bërtas, apo çfarëdo lloj, kjo ide e armiqësisë nuk është armiqësi në fakt, është një konflikt në funksion të një ideje të caktuar.
Alfred Lela: E kuptoj, por ligji prek edhe gazetarët e thjeshtë, reporterët, nuk është se merret ekskluzivisht me analistët.
Pjesa II
Alfred Lela: A i keni mbajtur premtimet e vitit 2013?
Edi Rama: Në procesin qeverisës ka patjetër ngjarje që futen në mes sepse ti ke një plan për një vit X apo për dy vite apo tre, dhe futet në mes një tërmet, një përmbytje, një ngjarje tjetër, ka ngjarje më të vogla në proces siç është rasti i Aeroportit të Vlorës psh, që ende nuk po mbyllet dot për shkak se u...
Alfred Lela: Sa përqind të premtimeve mendon se keni realizuar, nëse keni një shifër?
Edi Rama: Për të filluar një projekt duhen nga konceptimi, financimi, pastaj gjithë procedura, unë besoj që ne jemi në linjë me të gjitha premtimet. Mund t'i marrim me rradhë nëse doni, ja një gjë që thonë: Ti gënjen, premtove 300 mijë vende pune edhe ndërkohë njerëzit po ikin.
Alfred Lela: Premtimet bëhen duke pasur parasysh 4 vjet, 12 apo përjetësi?
Edi Rama: Ky është një nga...
Alfred Lela: Se ne e dime që mandatet janë katër vjeçare dhe kur premton në 2013 premton deri në 2017 për katër vjet, nuk premton për 2, 3, 4, 5 se i bie të jenë premtime mbretërish.
Edi Rama: Në 2017 populli e ka dhënë vendimin dhe ne sot flasim në raport me, po ju them psh, premtimin për 300 mijë vende pune. Në vitin 2013, këtë mund ta verifikoni, është lehtësisht e verifikueshme, se nuk është opinion është fakt, shikohet në regjistrat e shtetit ka pasur 439 mijë të punësuar, sot ka 673 mijë të punësuar, bëjeni diferencën.
Alfred Lela: Në 2013 keni thënë ka një milion të papunë.
Edi Rama: Në 2013 ka pasur 439 mijë të punësuar, sot janë 673 mijë të punësuar, përveç të punësuarëve njëherë ka edhe vende pune që do të thotë ka të punësuar dy herë, ka dy vende pune. Në vitin 2013 kanë qenë rreth 439 mijë.
Alfred Lela: Zoti Rama nëse fut këtu edhe 360 mijë të ikurit...
Edi Rama: Një minutë, kanë qenë 450 mijë, sot janë 720 mijë vende pune aktive në Shqipëri, kështuqë faktikisht, nëse i referohemi punësimit jemi në një linjë me çfarë kemi premtuar, ashtu sikundër nëse i referohemi papunësisë...
Alfred Lela: Pra, ju keni punësuar sa…?
Edi Rama: Bëji ti llogaritë se nuk dua të bëj matematikanin, merre të regjistruar verifikoje dhe hajde në emisionin tjetër, jo me mua me telespektatorët edhe thuaju ky tha këto shifra, dhe verifikimi del që këto nuk janë të vërteta, janë në regjistra të punësuar, të regjistruar njerëzit, nuk flas për punë në të zezë flas për të regjistruar, kanë qenë 439 mijë sot janë 673 mijë. Vende pune aktive kanë qenë 450 mijë, sot faktikisht janë 720 mijë vende pune aktive. Merr shifrën, jo tonën, të Bankës Botërore për papunësinë
Alfred Lela: 360 mijë që kanë ikur, ku futen?
Edi Rama: Tani mos hyr vazhdimisht në atë, por flas për të punësuarit në Shqipëri.
Alfred Lela: Po pse, ju më komplimentuat mua se e kisha të saktë, tani le ta përdorim saktësinë e asaj shifre për ta ballafaquar me ato tuajat.
Edi Rama: Flas për shifrat e të punësuarve në Shqipëri dhe tani po të flas për papunësinë.
Alfred Lela: Po tani kur ikën kjo masa, kjo 360 mijëshja çfarë është duke hapur?
Edi Rama: Janë njerëz që punojnë.
Alfred Lela:.. vende pune, apartamente, varre, të gjitha bashkë.
Edi Rama: Janë njerëz që punojnë këto që po flasim, nuk janë fantazma, nga 439 mijë në atë kohë sot janë 673 mijë, nga 450 mijë vende pune aktive sot janë 720 mijë dhe këto janë të regjistruara nuk janë llafet e mia, e para dhe e dyta Banka Botërore ka bërë raportin e papunësisë dhe Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon, 11e diçka përqind, tani nëse do krahasohemi me Gjermaninë, patjetër nuk kemi jemi të krahasueshem, papunësia në Shqipëri është ulur në nivelin më të ulët të rajonit.
Alfred Lela: Kur u premtuat bujqve që do t’u hiqni akcizën pse duhet të prisnit tetë vjet se bujku e do tani e dot sot, dhe ju ia premtuat për të ardhur në pushtet në 2013. Një premtim bëhet për të ardhur në pushtet atë vit, atë muaj dhe supozon realizimin diku në atë vit.
Edi Rama: Ta shpjegoj...
Alfred Lela: Dhe jo diku mandatin e tretë…
Edi Rama: Ju thashë përpara që kur shkohet në fushata...
Alfred Lela: Shkohet me poezi?
Edi Rama: Jo, bëhet një parashikim i arsyetuar dhe i paarsyetuar, ka dhe politikanë që thonë do bëjmë këtë do bëjmë atë, unë flas për atë që është jo shumë e rrallë.
Alfred Lela: Bujqit se kanë marrë si të arsyetuar atë.
Edi Rama: Kur shkohet në fushatë bëhet një parashikim mbi bazën e të dhënave që ke, dhe po ju them ngjarjen, se ju thash hyn një ngjarje, ne vijmë në qeveri, dhe çfarë gjejme ne kur vijmë në qeveri në vitin 2013? Gjejmë një borxh të papaguar të qeverisë ndaj të tretëve, ndaj kompanive ndaj individëve, një masë që është shumë më e madhe së ajo që dinim dhe se ajo që ndërtojmë parashikimin tonë, dhe çfarë bëjmë në ato momente, merremi me borxhin.
Alfred Lela: Fajin e ka Saliu, e përmbledhur shkurt, fajin e ka Saliu.
Edi Rama: Që Saliu ka faje për këtë vend shumë më të mëdha se sa edhe ato që ja kemi numëruar, këtë mos e vër në diskutim, nuk jemi këtu për të të thënë se ‘fajin e ka Saliu’, kjo dihet, jemi këtu që të shpjegoj dhe po të jap llogari ty, nuk ishte e mundur të bëhej, por ama nuk ishte diçka që u harrua, por ishte diçka që u realizua.
Alfred Lela: Do doja të ta lexoja të gjithë këtë gjënë (letra që ka përppara me premtimet): heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar të produkteve të shportës, nuk ka ndodhur, thonë.
Edi Rama: Nuk ka ndodhur, e vërtetë.
Alfred Lela: Ulja e çmimit të energjisë elektrike, 6% për familjarët? Jo. Eshtë rritur çmimi i energjisë 10 deri në 30%.
Edi Rama: Jo, është e pavërtetë, nuk është kështu.
Alfred Lela: Shëndetësia falas?
Edi Rama: Shëndetësia falas është një program që, sigurisht nuk është një program që mund të realizohet brenda një mandati dhe, sot që flasim është një proces se, po të marrim pikënisjen, kemi një sërë elementësh që janë sot pjesë e një tërësie që po ecim hap pas hapi. E para kemi sot 600 mijë njerëz të cilët deri dje duhet t'i paguanin ilaçet për një arsye apo për një tjetër nuk ishin të siguruar që i marrin falas.
Alfred Lela: Për Covid-in po paguajnë çdo cent, çdo gjë.
Edi Rama: Prit, mos më ngatërro, do më lësh se më kthen në 2013 e tani më fut stërkëmbëshin tek Covid-i.
Alfred Lela: Në fakt do doja t'ju fusja në stërkëmbësh,po në fakt jeni shumë i qetë dhe i kënaqur në këtë emision.
Edi Rama: Unë nuk kam qëllim në vetvete të pasionohem me zë të lartë, por nuk do të thotë që s'jam i pasionuar dhe që flas. Flasim për sigurimet, flasim për mjekun e familjes, ka qenë me lek më përpara, është falas, gjithë shërbimi parësor është falas, nuk ka më të shkosh te mjeku i familjes të paguash 10 mijë lekëshin.
Alfred Lela: Janë hequr edhe këto kështu që futen te xhepi i infermieres, i mjekut se edhe ajo kosto është?
Edi Rama: Një sekond, një sekond, flasim për pjesën e gjithë shërbimeve, të mos hyjmë të diskutojmë se kemi bërë revolucion, pavarësisht se ka akoma plot për të pastruar nga këto kanalet e ryshfetit, por aty është bërë revolucion, mjafton të shikosh se sa vite rradha kemi kursyer dhe sa kilometra për njerëzit që nisen nga shpia për të shkuar për të marrë një shërbim, ndërsa sot i bëjnë online, sot ata që i bëjnë duhet të shtohet, do shkojë duke u shtuar për të kuptuar se çfarë ndryshimi ka ndodhur.
Alfred Lela: 20 milion euro shpenzuan shqiptarët në Turqi me rastin e Covid-it gjë që tregon se...
Edi Rama: Kush i thotë këto, apo i keni nga burimet...
Alfred Lela: Nga mendoni se i kam?
Edi Rama:... nga burime të pakonfirmuara.
Alfred Lela: Jo, janë burime të konfirmuara.
Edi Rama: Ndërkohë që kontrolli mjekësor bazë është falas, ndërkohë që ka një sërë paketash sot që janë falas për terapi të veçanta, që nga paketa e okulistikës që është falas për të moshuarit, janë mbi 12 paketa falas, pra ka një ndryshim të rëndësishëm në këtë aspekt.
Alfred Lela: E kuptoj. Anulimi i koncensioneve të qeverisë Berisha?
Edi Rama: Kjo ka qenë pjesë e qëllimit të mirë brenda poezisë së opozitarizmit në fushata.
Alfred Lela: Pastaj ‘miqtë’ e Berishës u bënë ‘miqtë’ tuaj.
Edi Rama: Jo, gjëja që ka ndodhur dhe arsyeja pse nuk ka pasur anulime të tilla është sepse koncensionet që kemi goditur janë të njohura, janë koncensione të bërë në parlament, dhe duke qenë të bëra në parlament...
Alfred Lela: Pse i premtoni kur janë të bëra me parlament, se është edhe kjo pyetje?
Edi Rama: Koncensione të bëra me parlament për të cilat jemi nisur nga ideja që psh brutaliteti i koncensionit të skanimit nëpër dogana edhe për mjete që nuk kalojnë mallra edhe ato që nuk skanohen, duhet të paguhet tarifë, ka qenë i tmerrshëm dhe me gjithë analizën që kemi bërë nuk e kemi gjetur në asnjë vend veçse në Amerikën Latine, dhe ishim të bindur që do ta fitonim në arbitrazh, dhe kemi bërë edhe një negociatë paraprake me një studio ndërkombëtare që kemi kërkuar ta pajtojmë për të shkuar në arbitrazh për ta prishur atë koncesion. Ajo që na tha studioja ishte se ne punojmë për fitim, por nuk mundet dot të nënshkruajmë një kontratë dhe t'ju themi se shanset për ta fituar janë zero, sepse është një koncesion skandaloz për të cilën është çmendur parlamenti i shqipërisë dhe çdo gjykatës që vjen do thotë, parlamenti i Shqipërisë ka vendosur të çmendet dhe është çmendur.
Alfred Lela: Zoti kryeministër meqë jemi të arbitrazhi, Beketi i ka marrë Shqipërisë në arbitrazh 100 milon euro.
Edi Rama: Është e pavërtetë.
Alfred Lela: "Der Standard", gazetë austriake konfirmon se shteti austriak ka filluar t'i konfiskojë pasuritë shtetit shqiptar.
Edi Rama: Shkrimi i "Der Standard" është...
Alfred Lela: Kazan?
Edi Rama:.. skandaloz dhe nuk është rasti te çështja e kazanit, siç e quaja unë, por nuk e përdor më pse ma rikujtoni, unë kam hequr dorë nga përdorimi, meqë u përdor në një kohë të caktuar.
Alfred Lela: Tani keni ligjin nuk keni nevojë për narrativën e kazanit, me ligj...
Edi Rama: Çështja e kazanit, që në anglisht është çështja e fake news, është një çështje botërore dhe mungesa e kalimit apo filtrimit dhe kalimi i lajmeve të rreme apo i mesazheve që bazohen në lajme të rreme, është problem global.
Alfred Lela: Po cili mund të jetë interesi i një gazetë të mirë austriake për një fake news me Shqipërinë?
Edi Rama: Nuk e di cili është interesi mund të mos ketë asnjë interes, mund të jetë një shkrim i bazuar në një mungesë të verifikimit të duhur të fakteve, sepse çështja sot jo vetëm nuk ka përfunduar, por u është ndaluar palëve ta komentojnë. Ne nuk kemi bërë asnjë koment për çështjen, jemi të ndaluar ta komentojmë nga vetë Gjykata, kështu unë nuk mund të flas më shumë për çështjen, por di që çështja nuk është e mbyllur.
Alfred Lela: Të mos flasim më shumë, por çfarë kanë këto gazetat e botës gjermanike me ju kryeministër, mu kujtua BILD tani, kërcënimi me gjyq, dosieri i plotë i përgjimeve, vjedhja e votave, manipulimet…
Edi Rama: Edhe, çfarë ka?
Alfred Lela: Pyetja është çfarë kanë këto gazetat e botës gjermanike me ju?
Edi Rama: S'kanë gjë fare me mua gazetat e botës gjermanike, hiç asgjë, unë po them që në rastin e "Der Standard" shkrimi është skandal dhe nuk mund të them që është me ndonjë qëllim të keq, por mund ta them me plot gojën që është shkrim i bazuar në të pavërteta.
Alfred Lela: Mund të qëllojë që…?
Edi Rama: Po, mund të qëllojë.
Alfred Lela:... që skandaloze të jenë, jo shkrimet e tyre, por gjërat që bëjmë ne, në këtë rast ju?
Edi Rama: Mund të qëlloj, patjetër nëse s'do isha unë, por me mua nuk qëllon, sepse unë nuk bëj gjëra skandaloze.
Alfred Lela: Megjithatë u duk skandaloze ajo lufta që nisët me Agon Channel dhe Beketin. Mbi cilat premise, sepse duket se në fund Beketi do të dalë i fituar, ju jeni kryeminstri ynë, por nuk do t'i paguani nga xhepi, kam përshtypjen se...
Edi Rama: Unë di që deri tani që flasim, se gjyqet nuk kanë mbaruar dhe jemi në kushte konfidencialiteti, nuk mund të japim asnjë koment. Di që për gjyqet që kanë mbaruar ne i kemi fituar gjyqet me Beketin, këtë di unë, për çfarë nuk ka mbaruar unë nuk komentoj dot, por çështja nuk është në atë kornizë që pashë, fatkeqësisht të shkruar në atë gazetë që është e respektueshme, nuk është kot.
Alfred Lela: Do të rrëzojmë muret e klientelave dhe monopoleve, konkurrecë e ndershme për sipërmarrësit…
Edi Rama: Patjetër.
Alfred Lela: Të gjitha raportet zoti kryeministër, Donig Bizness, Dhomat e Tregtisë, amerikanja gjermanja...
Edi Rama: E çfarë thonë këta?
Alfred Lela: Thonë se klima e të bërit biznes është, jo vetëm siç ka qenë, por edhe më keq se çka qenë.
Edi Rama: Doing Bussines nuk e thotë këtë për një arsye shumë të thjeshtë se Doing Buissnes, është e thjeshtë, merre shikoje se në çfarë vendi ishte Shqipëria në 2013 dhe shikoje ku është sot.
Alfred Lela: Unë jam në disavantazhin se nuk nxjerr dot tabela sonte për shkak të kushteve.
Edi Rama: Po merre shikoje, se ta them unë.
Alfred Lela: Nuk ju sulmoj dot me tabela.
Edi Rama: Jo, s’ke ça më sulmon, ne jemi rritur pozitivisht shumë, pastaj kemi pasur rënie, prapë rritje edhe në pikën më të keqe të Doing Bussines kemi qenë shumë më mirë se në pikën ku e gjetëm. Ka një gjë tjetër që duhet parë, merrni shikoni aksesin në financimet publike të kompanive, merrni shikoni sa kompani kishin akses në financimet publike deri në 2013 dhe sa kompani kanë patur akses tani.
Alfred Lela: Mua vetëm nja 5 a 6 më kujtohen nga ato që kanë akses te publikja.
Edi Rama: Merrini, shikojini.
Alfred Lela: Jo për gjë po kur kaloj rrugëve shikoj të njëjtët emra kush ndërton, janë ata "the Usual Suspects", të dyshuarit e zakonshëm.
Edi Rama: Sot në Shqipëri në Procesin e Rindërtimit, meqë është një projekt që po ndërtohet sot, nuk ka asnjë kompani ndërtimi, ky është rekord. S'ka asnjë kompani ndërtimi sot në Shqipëri që ekziston e regjistruar si kompani ndërtimi që nuk ka marrë pjesë në procesin e rindërtimit. Të gjitha, janë në mos gabohem 470 kompani që janë përfshira në Procesin e Rindërtimit, dhe janë sot që flasin 25 mijë punëtorë, në Shqipërinë që s'ka punë, që nuk punohet që ikin të gjithë, janë 25 mijë punëtorë që ndërtojnë shkolla, banesa individuale, dhe kanë filluat ndërtimin e pallateve.
Alfred Lela: Në punë sezonale, kryeministër.
Edi Rama: Janë kompani ndërtimi ato.
Alfred Lela: Meqë jemi te premtimet, ç’u bë premtimi juaj i para një viti...
Edi Rama: Ato emra janë produkt i një lufte që është hapur nga opozita dhe është mbështetur nga një pjesë e medias, dhe është mbështetur edhe nga disa analistë me konvulsione revolucionare për oligarkët. Ata emrat që janë merrini shikoni sa paguajnë taksa në kohët e mëparshme dhe sa paguajnë sot, se nëse kjo është një qeveri që favorizon oligarkët, minimalisht ata duhet të paguajnë më pak taksa, por paguajnë më shumë dhe merrni shikoni sa akses kanë pasur më përpara dhe sa akses kanë sot në raport me të tjerët. Zgjerimi që i është bërë aksesit të kompanive në projekte, gara dhe fonde publike është eksponencial në raport me të shkuarën.
Alfred Lela: Nuk kam informacion për taksat, por një gjë tjetër kam...
Edi Rama: E dini sa biznese të vogla ka pasur në Shqipëri në 2013, 39 mijë, e dini sa ka sot, meqë biznesi i vogël është mbyllur, të gjithë mbyllin qepenat, të gjithë ikin, ka afro 100 mijë. E dini Covid-in, e dini sa biznese të vogla ka sot krahasuar me janarin e po këtij viti me Covid-in në mes? Ka afro 3 mijë më shumë.
Alfred Lela: Pavarësisht Covid-it?
Edi Rama: Këto nuk janë opinione janë të regjistruara, merrni shikoni në regjistrat e shtetit biznese të vogla të regjistruara në janar, biznese të vogla të regjistruara sot, janë apo s'janë afro 3 mijë a më shumë.
Alfred Lela: Unë shoh qepenat e mbyllur, i shoh me sytë e mi dyqanet që rentohen ose shiten.
Edi Rama: Sepse ju bëni gazetari duke parë me sy nga xhami i makinës.
Alfred Lela: Unë eci në këmbë kryeministër, dhe po, është një formë për të bërë gazetari, duke ecur në këmbë, duke parë gjëra dhe duke pyetur njerëz. Ndosha është më gazetari se shifrat, të cilat ndonjëherë janë...
Edi Rama: Unë po flas për biznese, jo për statistika të qeverisë, por për biznese të regjistruara, shko në QKB dhe thuaj më jep regjistrin e bizneseve janar deri më sot.
Alfred Lela: Po, do shkoj dhe do të kërkoj edhe të falimentuarat.
Edi Rama: Që ka biznese që mbyllen nuk diskutohet, çështja është sa mbyllen dhe sa happen, se që ka biznese që mbyllen patjetër, se ne këtë sistem kemi zgjedh, nuk jemi të bulmeti i asaj që rrinte hap gjithë kohën dhe gjente shitësen depresive që thoshtë se ka mbaruar djathi, po dyqani rrinte gjithmonë hapur. Ne jemi në një kohë kur ca mbyllen dhe ca hapen, dhe po të them sot nuk e di sa janë mbyllur, se nuk e kam shifrën tani, po nga janari deri tani kemi 3 mijë biznese të vogla më shumë, nga 2013 deri tani kishim 39 mijë biznese të vogla të regjistruara kemi sot afro 100 mijë.
Alfred Lela: Si ia bëjnë për ujë këto 100 mijë bizneset kryeministër, sepse keni premtuar ujë të pijshëm në çdo shtëpi dhe biznes, dhe vaditje për çdo parcelë. Është realizuar kjo?
Edi Rama: Patjetër, sot që flasim në Shqipëri ka në mos gabohem, 133 kantiere që janë në punë për ujin drejt përfundimit dhe që janë bërë me faza, pra ka filluar puna që në 2014 për ujin, nuk është një punë që bëhet sa hap e mbyll sytë. Po meqë folëm për premtimet më jep leje një minutë.
Alfred Lela: Patjetër.
Edi Rama: Ka premtime të pambajtura plotësisht, patjetër, ka premtime dhe të mbajtura, por ka edhe premtime të tejkaluara, që kanë shkuar edhe përtej premtimit. Ju kemi premtuar në 2013 që biznesit të vogël do t’i përgjysmojmë taksat, dhe kemi thënë kush fiton më pak do paguajë më pak, nga 10% që e kishin, njësoj e kishte dhe oligarku, në thonjëza, se për mua nuk janë oligarkë ata, se oligark do të thotë të kesh fuqi që të influencosh vendimmarrjen e qeverisë dhe jo që të bësh lekë.
Alfred Lela: Të dyja bashkë…
Edi Rama: Kjo nuk ndodh në qeverinë timë,
Alfred Lela: ..të bësh lekë dhe aksesi te paraja publike dhe vendimmarrja.
Edi Rama:... në qeverinë time nuk ka fuqi jashtë kanalit vendimmarrës,
Alfred Lela: Shumë dyshues ka për këtë…
Edi Rama:...as të brendshëm as të jashtëm, që të vijë të thotë ‘bëjeni kështu se kështu na intereson ne’.
Alfred Lela: Shumë gojë dhe shpirtra dyshues janë për këtë, të liga janë gojët, sigurisht.
Edi Rama: Gojët e liga nuk do na ndahen kurrë, është një soj shqipesh, shqiposh e shqipesh që kanë qenë të tillë që të paktën 500 vjet, janë po ata, vetëm se kanë fytyra të tjerë, emra të tjerë, po janë po ata, ata nuk ndryshojnë. Gjetën strehë për një periudhe te PD e tani janë një çik si zogjtë e korbit se, edhe PD vetë është një strehë që nuk i kënaq, të paktën një pjesë të tyre, por ata nuk kanë për të ndryshuar kurrë. Ne po flasim këtu për shumicën dhe po të them jo vetëm që e ulëm, e përgjysmuam, por e kemi bërë zero, dhe jo vetëm që e kemi bërë zero, po nuk është zero për ata që bëjnë xhiro deri në 8 milionë siç ishte deri dje, por është zero për ata që kanë xhiro deri në 14 milion, pra deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit, ti e ke zero tatim fitimin dhe deri në 100 mijë dollarë xhiro në vit e ke zero dhe TVSH. Kush e ka këtë? Më gjej një tjetër vend në rajon se nuk po të thëm për BE, se këtu njerëzit flasin për BE por harrojnë, që në Gjermani gjysma e të ardhurave shkojnë për taksa.
Alfred Lela: Zoti kryeministër sa ka marrë, meqë jemi te rindërtimi...
Edi Rama: Se këtu ka njerëz që s'duan të paguajnë asnjë taksë dhe i duan gjërat si në Gjermani, në Gjermani gjysmat e të ardhurave shkojnë në taska, por po të flas më gjej në rajon që ka zero...
Alfred Lela: Meqë jemi të rindërtimi dhe te aksesi ose mosaksesi i oligarkëve, sipas jush...
Edi Rama: Nuk është mosakses është akses i zgjeruar.
Alfred Lela: Sa ka marrë kompania e kryetari të Bashkisë së Kukësit për rindërtimin?
Edi Rama: Nuk di të ketë kryetari i bashkisë kompani.
Alfred Lela: 37 milionë?
Edi Rama: Se di të ketë kryetari i Bashkisë së Kukësit kompani, nuk jam në dijeni të kësaj.
Alfred Lela: Kur njerëzit përballen me ish-kryetarin e opozitës që është bërë kryeministër që iu ka bërë një mori premtimesh në vitin 2013, i cili iu thotë, pothuajse 8 vjet më pare, që merr kohë dhe iu ripaketon premtimet duke kërkuar një mandat të tretë…
Edi Rama: Jo, nuk iu paketoj asgjë fare. E para punës këtu nuk kam ardhur të bëj fushatë, nuk kemi dalë akoma të themi se çfarë do të bëjmë më tutje.
Alfred Lela: Fushatën permanente ju e futët me sukses në Shqipëri, këtë meritë ta merrni, për benefitin tuaj.
Edi Rama: Nuk është fushatë permanente, është mënyrë e të kuptuarit të detyrës, deri dje kryeministrat rrinin nëpër zyra dhe dilnin te njerëzit kur afrohej fushata, unë nuk kam pasur javë të punës time që të rri, në zyrë gjithë kohës, po kam qenë në zyrë edhe te njerëzit, ashtu sikundër edhe me pjësen time problematike unë jam i vetmi kryeministër, mbaje mend se do ta them edhe për të ardhmen, nga ata që kanë qenë dhe nga ata që do të vijnë, që merrem vetë personalisht me njerëzit, edhe kur shkruan në telefon, dhe madje futem e lexoj edhe komentet e tyre, që është gjëja më e pakëshillueshme, se thonë që lideri duhet të rrijë…
Alfred Lela: Një gjë që ia qortonit Berishës dikur, e mbani mend?
Edi Rama: Kur?
Alfred Lela: Që i thonit Berishës ‘jep numrin’, ‘merrni te numri im’. Një prej qortimeve, se ka dhe një qortim tjetër...
Edi Rama: Jo, jo nuk ia kam qortuar.
Alfred Lela: Kur ishit kryetar opozite thonit ‘ça bën, si rri ky vetëm në televizion’.
Edi Rama: Jo, jo.
Alfred Lela: E di kush ia kalon Berishës?
Edi Rama: T’i themi me rradhë, e para njëherë nuk e kam qortuar që merret me njerëzit, e kam qortuar se vuri një telefon atje dhe thoshte bjerini këtij telefoni kundër korrupsionit, një telefon të madh nga ato kukullat.
Alfred Lela: E bëtë edhe ju.
Edi Rama: Jo, jo unë se kam bërë.
Alfred Lela: Ju i merrni vetë, ‘alo, Edi jam’.
Edi Rama: Unë i kam marrë vetë në kohën e fillimit të krizës së tmerrshme me pandeminë.
Alfred Lela: Jo, nuk ishte kjo.
Edi Rama: Si jo? Kjo ishte.
Alfred Lela: E ruajtët këtë distancë sociale në kohë pandemie.
Edi Rama: E kam pasur në kohën e pandemisë, karantinës që dilja te zyra.
Alfred Lela: Atëherë kam unë boshllëk.
Edi Rama: Që ke boshllëk nuk diskutohet kjo.
Alfred Lela: Zëvendësuat telefonin e Doktorit me telefonin tuaj.
Edi Rama: Jo nuk ishte kjo, janë dy gjëra të ndryshme komplet, por po thoja që i lexoj edhe sa herë që jam në makinë iu kthej dhe përgjigje në Facebook, e më thonë, pse merresh e pse nuk merresh, se për mua është respekt. E para njëherë, unë jam shumë i privilegjuar që e bej këtë punë, nderi më i madh që mund t'i bëhet një njeriu mendoj unë është që t'i jepet mundësia të udhëheqë vendin e vet, s'ka më të madhe dhe është respect, se mungesa e respektit do të ishte që të mos merreshe fare. Angazhimi është respekt pavarësisht se...
Alfred Lela: Duhet të kishit një njeri që merret me atë punë.
Edi Rama: Jo, merrem vetë unë, është respekt për njerëzit, edhe kur i kundërshtoj, edhe kur ua kthej me të njëjtën monedhë është respekt sepse jam kryeministër që ulem në po atë pozicion.
Alfred Lela: Është respekt kur jua ktheni me të njëjten monedhë, që nganjëherë...
Edi Rama: Është respekt dhe mbi të gjitha nuk është një sherr midis dy personave.
Alfred Lela: Ai që të rreh, të do.
Edi Rama: Nuk është një sherr midis dy personave, por është një bisedë që bëhet në një hapësirë që të tjerët lexojnë, pra unë shkruaj për dikë që të lexojnë dhe të tjerët, dhe e dyta po ju them edhe këtë, që nga viti 1912, deri më sot po të mbledhësh kilometrat e të gjithëve paraardhësve të mi me kilometrat e mia nëpër Shqipëri, për të parë nga afër vendin, njerëzit, punën, jam aty-aty me...
Alfred Lela: Domethënë Berisha bëri rrugët, ju morët rrugët e Berishës.
Edi Rama: Se çfarë rrugësh bëri Saliu ne mund ta hapim atë bisedë.
Alfred Lela: Ato rrugë që i keni marë ju për të takuar popullin, po marr faktin tuaj me një fakt tjetër, po i bashkoj dhe po nxjerr një përfundim, sintezë.
Edi Rama: Unë nuk po fus këtu rrugët që kam marrë kur isha kryetar opozite, unë po të them po të më thuash një rrugë, një, as dhjetë, por një rrugë që Saliu e nisi dhe e përfundoi, unë do të them, po ke të drejtë e paska bërë një. Nuk ka bërë asnjë.
Alfred Lela: Shumë rrugë.
Edi Rama: Më thuaj një, unë po flas për fakte, shumë rrugë është një opinion.
Alfred Lela: Shumë fshatra të Shqipërisë, nga Lezha...
Edi Rama: Leri ato.
Alfred Lela: Rrugë janë edhe ato, ju thatë i begenisni njerëzit dhe iu ktheni përgjigje në telefon, edhe kur ia fusin kot, ta begenis unë një rrugë, nuk quhet?
Edi Rama: Ato i ka marrë shiu dhe era, nuk janë.
Alfred Lela: Unë jam një person që dal maleve, si i çmendur, dhe bëj hiking, dhe i njoh shumë mirë fshatrat e Shqipërisë dhe i kam pare...
Edi Rama: Përveç ndonjë rrugë që nuk e rrahin shumë makina, por kur them rrugë flas për rrugët e mëdha.
Alfred Lela: Zadrimë, Vermosh, Malësi e Madhe. "E vetmja rrugë", slogani juaj a ju kujtohet?
Edi Rama: Do Vermoshin? Saliu ka bërë shumë tendera rrugësh, dhe i ka propaganduar fillimet e gjithë këtyre rrugëve është e vërtetë, por që i ka lënë të tëra rrugëve dhe pjesën më të madhe të tyre i kemi përfunduar ne dhe ky është fakt që mund ta vërtetosh.
Alfred Lela: ‘Rrugën e Arbrit’ apo ‘Korridorin e kaltërt’, këto kanë qenë premtimet tuaja.
Edi Rama: Rrugën e Vermoshit.
Alfred Lela: Po mire, ua jap rrugën e Vermoshit, edhe serb sikur të ishit, që s'jeni, do jua falja.
Edi Rama: Do rrugën e Valbonës?
Alfred Lela: Ka nisur që në kohë të Berishës.
Edi Rama: Ta nisësh rrugën pa lekë, dukë thënë hë se i gjej lekët, nuk është e vështirë, por është e fajshme. Është e fajshme në raport me bilancin financiar të shtetit, në raport me ato kompani që kur erdhëm ne kishin mbetur të paralizuara.
Alfred Lela: Rruga e Kombit, Tuneli i Elbasanit, vepra të Berishës.
Edi Rama: Rruga e Kombit akoma ende sot nuk ka përfundur, madje kemi qenë të detyruar të bëjmë pjesë të tëra të asaj rruge që ishin jashtë të gjitha standardeve.
Alfred Lela: Zoti kryeministër unë do të doja që ju të mos bëni shumë rrugë, se rrugët tuaja kushtojnë shumë, se një kilometër që kushton 20 milion euro, kur mesatarja e superstradave në Amerikë është 3 deri në 6 milionë dollarë, dhe unë nuk e kuptoj si në një tokë të butë siç është Lezha e Ultësira Bregdetare...
Edi Rama: Për kë rrugë e ke fjalën në Lezhë?
Alfred Lela: Për rrugën e famshme, se nuk dua të përmend emra oligarkësh.
Edi Rama: E para njëherë rruga nuk është bërë, e dyta kilometrat e rrugëve nuk janë metra stofi, terital që kushtojnë njësoj, do blesh një metër nëse je i vogël, dhe dy nëse je i madh.
Alfred Lela: Metaforën e ke të bukur, por je duke iu larguar faktit me 25 km në orë.
Edi Rama: Lëreni këtë, se është qesharake, me të njëjtin terital ne mund të bënim pantallona në kohën kur Saliu bënte ato pantallonat e teritalit që Saliu bënte xhiro, dhe rrugët nuk janë prej teritali, një km rrugë mund të kushtojë dy milionë, mund të kushtojë edhe 25 milionë, sepse varet se çfarë ka në atë kilometër rrugë, nëse është thjesht një kilometër asfalt që shtrohet nga këtu deri atje, dhe ska asgjë, është i lirë, nëse aty ka urë, atëherë patjetër është tjetër gjë se duhet të ndërtosh.
Alfred Lela: Rrugën e Arbrit, për të satën herë po e premtoni zoti Rama?
Edi Rama: Rrugën e Arbrit po e mbarojmë, nuk po e premtojmë, se rruga për të cilën fole, në mos gabohem ka 14 vepra arti. Vepra arti quhen urat, lidhjet, nyjet etj. Rrugën e Arbrit ne po e përfundojmë nuk po e premtojmë.
Alfred Lela: Para se të kalojmë nga PolitikON në OFF, kam edhe një pyetje. Vetëvendosja ka kërkuar publikisht nje rezolutë për gjenocidin serb, ju pse nuk jeni shprehur?
Edi Rama: Nuk është problemi ky, ajo që është diskutuar ka qenë diçka tjetër që ka pasur të bëjë me marrjen përsipër nga Shqipëria të çuarjes se Serbisë në gjykatë dhe faktikisht kjo është diçka e pamundur dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që një shtet tjetër të çojë një palë të tretë në një konflikt midis dy shteteve.
Alfred Lela: Do ta mbështesnit një nismë...
Edi Rama: Nuk është problem, ajo që ka qenë problem është diskutimi që sapo të thashë.
Alfred Lela: Pyetja e fundit politike, është premtimi që keni bërë: Shqiptarët e mbetur pastrehë do të jenë për Vit të ri, që është pak ditë larg, të strehuar, ndërkohë që ka mijëra familje nëpër çadra, premtim i pambajtur, i pambajtur ose në rrugë e sipër?
Edi Rama: Mundësia sipas parashikimeve tona ishte që banesat individuale, jo pallatet, këto në zonën suburbane të mund të mbaronin para Vitit të ri, por na hyri në mes Covid-i dhe periudha dy muaj e ca mbyllje dhe frenimin i shumë proceseve që kanë qenë të lidhura me shumë arkitektë dhe projektues të huaj, plus gjithë regjimi i punës ndyshoi dhe u bë e pamundur. Ne premtuam edhe që shkollat, të paktën ato që ishin me buxhetin e shtetit, të ishin gati para vitit të ri shkollor, para se të ndodhte Covid-i edhe kjo u shty, ata që janë me buxhetin e shtetit po përfundojnë në këtë periudhë.
Alfred Lela: Në numrin që kam unë reth 1400 familje janë në çadër, është e saktë?
Edi Rama: Është e saktë, po mos harroni që kanë qenë shumë më tepër dhe janë familje që qëndrojnë në çadra me vullnetin e tyre se janë pranë truallit ku punojnë në bujqësi.
Alfred Lela: Në vitin 2012, 2013 i kërkonit me ngulm kryeministrit Berisha që të vinte në një debat me ju ndërkohë që me po kaq ngulm i shmangeni një debati me shefin e sotëm të opozitës, zotin Basha, pse?
Edi Rama: Nuk është çështja se i shmangem debatit, por debati zhvillohet në parlament në periudhën e normalitetit, nuk zhvillohet nëpër studio.
Alfred Lela: Edhe studiot janë një formë e debatit publik.
Edi Rama: Debatet e kësaj natyre bëhen në fazën e fundit para zgjedhjeve, dhe jo në fillim të fushatës dhe këtu ka dhe një problem tjetër se nuk dihet kush është kush.
Alfred Lela: Prapë kjo dilema ‘kush është kush’, se unë kam përshtypjen se është zgjidhur kjo dilemë, dhe ju e përdorni si diversion për të sulmuar edhe Bashën edhe PD, diversion i vjetër tashmë.
Edi Rama: E para njëherë nuk do ishte ndonjë mëkat sikur ta bëja, por ky nuk është diversion, por fakt, se kemi një kryetar opozite në Presidencë, një kryetar opozite te PD, kemi edhe një kryetare opozite midis presidentit dhe PD, edhe duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin.
Pjesa III vijon nesër...
Video e plotë:
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38