Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista/ Gazetari më i mirë në Shqipëri, i ftuari më interesant në ZL, dhe pse Rama ndihmohet nga të huajt…sipas Arian Çanit
Arian Çani, gazetari dhe moderatori i ‘Zonë e lirë’ në TV Klan ka qenë i ftuar mbrëmjen e së enjtes në PoltikOn të gazetarit Alfred Lela në RTV Ora. Për 30 minuta Çani ka rrëfyer për të ftuarit e tij, duke veçuar më ‘specialët’, por duke refuzuar të flasë për ‘gomerët’. Ai është ndalur te Berisha, Basha, Rama dhe Meta dhe çfarë mendon për ta.
Më poshtë intervista e plotë:
Alfred Lela: Iku e kuqja erdhi bluja, u rrethuam me blu. Cila është ngjyra jote e preferuar?
Arjan Çani: E zeza është plak.
Alfred Lela: Prandaj dilni vazhdimisht me të zeza?
Arjan Çani: Gjithmonë.
Alfred Lela: A keni bërë ju një emision që quhej “Klani i Natës”?
Arjan Çani: Dikur në radio po, në vitet ’97, në radio nuk ka ngjyra, ti e di.
Alfred Lela: E zezë ishte edhe ”Klani i Natës” se bëhej në mesnatë? Edhe atëherë e errëta ishte ngjyra… Zonë e Lirë është emisioni që ndiqet shumë, me plot audiencë. Cili mendoni se është sekreti, çelësi i kësaj? Çani, ideja apo Shqipëria që kërkon një gjë të tillë në televizion?
Arjan Çani: Për t’iu përgjigjur pa… duke hequr mendjemadhësinë, mendoj se kam qenë unë, sepse ka qenë një ide e imja, e frymëzuar nga një format francez, dikur në Paris, në rininë time, mendoj se ky është me pak fjalë.
Alfrd Lela: Çani, më thoni një, ose dy ose tre gazetarë të mirë në Shqipëri, s’është e thënë që të jenë ata që dalin në ekran, mund të jenë gazetarë të shtypit të shkruar, qoftë dhe nga e shkuara, nga e sotmja, po jo nga e ardhmja se ata nuk i njohim.
Arjan Çani: Gazetarë, gazetarë e ke fjalën jo opinionistë, jo analistë?
Alfred Lela: Jo, po nëse doni një analist, një analist.
Arjan Çani: Një emër që më vjen në mendje menjëherë, po që nuk e njoh personalisht domethënë, po që do ta kem nesër në emision është, Ornela.
Alfred Lela: Ornela Liperi?
Arjan Çani: Ornela Liperi e “Monitor”. E shoh nëpër debate, nëpër studio televizive, ose kur e lexoj herë pas here që shkruan, më bën përshtypje. Me duket një gazetare shumë profesioniste, shumë e saktë, shumë e qetë, e thjeshtë, flet edhe për njerëzit që nuk marrin vesh nga ekonomia, flet me një gjuhë tjetër. Ornela është një nga të paktat, për të mos thënë më e mira që mund të kemi, kur duam të marrim vesh pak ekonominë, e kupton?
Alfred Lela: Çfarë ke kundër Erjon Velisë?
Arjan Çani: Unë nuk kam asgjë kundër.
Alfred Lela: Pse e quan Vilajet Qyrku?
Arjan Çani: Ti po më pyet për histori të para 10 viteve.
Alfred Lela: Ne e nisëm te “Klani Natës” dhe…
Arjan Çani: Unë kam memorie shumë të dobët Lela dhe të them të drejtën nuk mbaj mend asgjë rreth këtij personazhi. As nga e kaluara as nga kjo e sotmja.
Alfred Lela: Vilajetit apo e Velisë?
Arjan Çani: E Velise, e Velisë, atij që është sot, nuk më thotë gjë ai personazh, aq shumë s’më thotë sa nuk jam fare i vëmendshëm ndaj gjërave që ai bën.
Alfred Lela: Domëthënë keni diçka kundër tij?
Arjan Çani: Jo thjesht nuk më thotë gjë, nuk jam kundër, nuk më intereson fare.
Alfred Lela: A mbani maskë këto ditë?
Arjan Çani: Po.
Alfred Lela: Sot është dita e parë me maskë.
Arian Çani: Po, mbaj maskë se nuk kam kohë që të merrem me policët në rrugë, të them të drejtën.
Alfrd Lela: Zonë e lirë, thotë maska?
Arjan Çani: Ma kanë bërë dhuratë një maskë të personalizuar, me logon e Zonë e Lirë. Nuk e di në televizion lejohet të rrish pa maskë?
Alfred Lela: Lejohet nëse distanca është, studioja jote është e madhe, dhe kjo studio është madhe, kështuqë po, nëse është distanca e duhur.
Arjan Çani: Po, por ka një paradoks Lela, sepse ky ligji qe doli tani, vendimi është që të mbash maskë edhe në rrugë, duke ecur.
Alfred Lela: Po.
Arjan Çani: Normalisht, i bie që edhe të mos ketë njerëz fare rruga, të jesh vetëm, ti do të mbash maskë, kështu që ka një paradoks.
Alfred Lela: Cilat janë gjasat që të ketë vetëm një njëri në rrugë? Vetëm nëse është mesi i natës? Por lajmi ishte që kur bën not duhet ta heqesh maskën, ose kur ha dhe pi diçka mund ta heqësh.
Arjan Çani: Bota është bërë më shumë se qesharake me këtë.
Alfred Lela: Është bërë. A jeni ju, a futeni ju Çani tek ata njerëz që nuk besojnë tek Covid-i dhe janë kundër maskave dhe masave profilaktike, apo thoni që duhen marrë këto masa për t’u ruajtur me sa mund të ruhemi?
Arjan Çani: Jo, unë nuk hyj te këta njerëzit që besojnë te teoritë e konspiracionit, po bëhet se kanë ndonjë qëllim, etj etj, por ndërkohë nuk jam as partizan i këtyre rregullave strikte edhe qesharake në absurditet, mendoj që ja vlen të mbash një maskë, por me masë, unë jam për masa por me masë.
Alfred Lela: Kuptoj. Çfarë mendoni meqë folët…
Arjan Çani: Pse më flet me ‘ju’ me raste?
Alfred Lela: Nuk e di, Çani..
Arjan Çani: Jo po krijohet dictancë dhe unë pastaj bëhem i ftohtë.
Alfred Lela: E di, nuk e dua as unë këtë distancë në fakt, por ngaqë erdha nga të folurit me ‘ju’ dhe nuk po shndërrohem dot në ‘ti’, nuk e di pse.
Konspiracionistët, çfarë mendoni për një emër konkret që është këtu në Tiranë? Boton librat e teorive…
Arjan Çani: Alfed Cako? Eshtë shumë i lezetshëm, unë e kam shumë xhan.
Alfred Lela: E tepron, i beson në ato gjëra që thotë?
Arjan Çani: Ai është i lezetshëm, pikërisht sepse e tepron, po mos ta tepronte nuk do ishte i lezetshëm.
Alfred Lela: Po a është i lezetshëm se aktron, i beson ato që thotë? Se po ti besojë, i bie të mos jetë i lezetshëm, por gomar, se ka ca gjëra që…
Arjan Çani: Jo, nuk do ta quaja gomar.
Alfred Lela: Me ‘përkëdheli’ po e them.
Arjan Çani: Dëgjo Lela, unë mendoj se si puna e Alfred Cakos, ka me miliona njerëz në botë që besojnë, dhe nuk është për t’u hedhur poshtë dhe për t’u fshirë me gomë.
Alfred Lela: Çani, çipi që vendoset këtu dhe të gjurmojnë, duket pak si…
Arjan Çani: Në këto vendet nordike, Suedi , Finlandë, nuk e di mirë tani Lela, mund ta gjejmë në internet, është bërë një eksperiment, dhe nuk e di sa mijëra njerëz, e kanë fiks këtu tek dora, dhe bëjnë gjithçka, bëjnë gjithë veprimet gjatë jetës së tyre, blejnë, shesin, bëjnë gjthë transaksionet me këtë çipin, hapin dyert, është gjithçka.
Alfred Lela: Kush ka qenë personazhi më interesant që ke ftuar në emision dhe kush më ‘gomari’, meqë përdorëm këto terma, duke i kërkuar ndjesë Cakos se ajo fjalë ishte e thënë jashtë pozicionit në raport me të? Unë nuk mendoj se ai i beson ato që thotë.
Arjan Çani: Unë besoj se ai beson dhe nuk është gomar.
Alfred Lela: Ka zgjedhur rolin e tij në qytet, a nuk e kemi të gjithë një rol në qytet?
Arjan Çani: Në rastin konkret me aq sa e njoh dhe e kam ftuar në studio nuk besoj se aktron.
Alfred Lela: Cili është i ftuari më ‘gomar’ dhe më interesant?
Arjan Çani: Prapë me gomar?
Alfred Lela: Po tani ngeli kjo.
Arjan Çani: Gomerë?
Alfred Lela: Kujtova se do thoje se Alfred Lela ka qenë më gomari?
Arjan Çani: Nuk do desha të, nuk është momenti këtu as studio të merremi me thashetheme të tipit..
Alfred Lela: Kush ka qenë më interesanti?
Arjan Çani: Në 18 vite emision se ka shumë, janë shumë vite, po do përmend Ana Visi, këngëtare e njohur greke,nga e cila kam marrë një kënaqësi të madhe duke e intervistuar.
Alfred Lela- Nuk do të thuash një shqiptar, je i madh shumë…
Arjan Çani- Më interesanti është Sali Berisha. Është i ditur, di të buzëqeshë, di të dëgjojë, të të respektojë. Berisha është një nga klientët më interesantë dhe më të bukur të emisionit. Nuk e them politikisht, por realisht më intrigon. Ka një staturë që nuk e gjen në asnjë personazh tjetër. Këtë e them me bindje nga përvoja ime, nga eksperienca.
Alfred Lela: Ku ndryshon nga Basha?
Arjan Çani: Është tjetër gjë. Si nata me ditën.
Alfred Lela: Çfarë është Basha ne llojin e vet? Si politikan, si i ftuar?
Arjan Çani: Basha është kryeministër i ardhshëm. Nuk e di se kur, por ai do të jetë sepse i ka cilësitë për të qenë i tillë. Është një njeri që nuk i beson dot kollaj dhe për këtë do të bëhet kryeministër. Kur ai të thotë diçka ti nuk e beson dhe këtë e ka favor.
Alfred Lela: Edi Rama? Si i ftuar, si kryeministër?
Arjan Çani: Është njeriu që njoh më shumë se të gjithë, që kur ka qenë kryetar Bashkie. Vonë e kam kuptuar që është një bullist i niveleve të larta.
Alfred Lela: Bullist është dikush që të nxin jetën, të përndjek, të thotë më të zezat, të cënon në pikat më të dobëta, e bën fizikisht dhe shpirtërisht. Këtë doni të thoni për Edi Ramën?
Arjan Çani: Jo, me mua, çuditërisht por me të gjithë dynjanë, me vartësit, gazetarët që nuk i njeh dhe do t’i poshtërojë, por duke qenë i tillë është dhe i talentuar
Alfred Lela: Po pse është kaq i sukseshëm duke qenë ‘bullist profesionist’?
Arjan Çani: Sepse është mjeshtër i kukullave. Master of puppets. Është trim dhe frikacak, është dhe naiv dhe i djallëzuar. Është dhe i gjatë, por dhe di të bëhet dhe i shkurtër. Është dhe orator por di të bëhet dhe batutaxhi. I ka të gjitha. Ka vetëm diçka që i mungon, por që ndoshta nuk i humb në punë. Është që qeveris gabim. Ky është gabimi më i madh, por njerëzit mesa duket nuk e kanë këtë kriter kur votojnë.
Alfred Lela: Çfarë kriteri kanë shqiptarët kur votojnë?
Arjan Çani: Shumica e njerëzve këtu pëlqejnë shoën dhe batuta dhe kjo është fatkeqësi e madhe.
Alfred Lela: A do ja këto sigurojnë një mandat të tretë Ramës?
Arjan Çani: Edhe. Jo vetëm ato (zgjedhjet 25 prillit). Ato (batutat) e ndihmojnë. Unë them që ai po luan një mandat katërt.
Alfred Lela: Prandaj e thatë që Basha do bëhet kryeministër, por pas shumë kohësh?
Arjan Çani: Jam i bindur që Basha do të bëhet, por jo për faj të tij, por për shkak të inxhinierisë së votave që Rama ka ditur të prodhojë.
Alfred Lela: A do ta presë PD Bashën edhe dy mandate të tjera?
Arjan Çani: Nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm nëse del ndonjë gjeni që unë deri tani nuk e shoh. Sikur të bëheshin zgjedhjet e ndershme në Shqipëri, e sigurtë që Basha do të fitonte, por këtu nuk bëhen zgjedhje të lira. Këtu bëhen zgjedhje inxhinierike. Ka një deformim, cënim, shumë të bukur të rafinuar, që herë pas here lë dhe gjurmë si në zgjedhjet e kaluara.
Alfred Lela: Pse sherri është zhvendosur në trajektoren Rama- Meta. A është Meta i treti i pashmangshëm?
Arjan Çani: Meta është i pashmangshëm. Nuk arrij ta kuptoj pse ka nisur kaq herët ky konflikt. Me siguri do të ketë arsye më të thella se ato që dëgjojmë dhe që do të bëhen publike në javët apo muajt e ardhshëm.
Alfred Lela: A i ngjan 2017?
Arjan Çani: Po, por atëherë Basha i binte Metës, tani nuk e di a do të shkojmë prapë në atë histori. Janë të hapura letrat, mendoj se të gjitha rastet, Rama është më i fortë.
Alfred Lela: A do ta moderoje ti një debat Rama- Basha?
Arjan Çani: Jo! Ia kam lënë Fevziut këto gjëra. E para, përtoj.
Alfred Lela: Nëse do t’ju zgjedhin ju?
Arjan Çani: Nëse do më zgjidhnin patjetër, por që t’i futem vetë që të punoj për këtë punë jo, jo. Më mjafton teatri si monolog, të ishte edhe dialog…
Alfred Lela: Basha e Meta kanë hedhur dorashkën e sfidës për debat, por Rama i shmanget Pse?
Arjan Çani: Me aq sa e njoh Ramën si karakter politik e profil, mendoj se Rama thellë-thellë jo vetëm që nuk do debat, por nuk do të donte as opozitë. Fare. Rama i ka tmerr. Përton shumë të merret me kundërshtarin. Edhe kur e bën e bën i detyruar se mendon se do të fitojë pikë. Në këtë rast ai është në pushtet dhe veçse humb në debat, ndërsa Meta e Basha nuk kanë çfarë të humbasin. Është strategji interesante kjo e zgjedhur nga Meta dhe Basha. Këto Rama i ka në disfavor. Në disfavor jo në zgjedhje se ato janë inxhinierike por në debatet që bëjnë në studio.
Alfred Lela: A je ti Çani gjirokastriti i tretë më i famshëm?
Arjan Çani: Më pëlqejnë këto pyetje, sepse kalon nga…
Alfred Lela: Është taktike.
Arjan Çani: Është taktike, po.
Alfred Lela: A je ti gjirokastriti i tretë, më i famshëm në Shqipëri dhe kush janë dy të parët?
Arjan Çani: Kush janë dy të tjerët?
Alfred Lela: Enver Hoxha dhe Isamil Kadare.
Arjan Çani: Unë nuk hyj fare te kjo listë, ta them me modesti.
Alfred Lela: Ti që je mbret i provokimeve, ma lejo dhe mua një provokim.
Arjan Çani: Jo, shumë mirë bën, po unë nuk e mendoj veten si njëri në listë.
Alfred Lela: Pse njerzit të mendojnë si delirant, kur nuk je?
Arjan Çani: Nuk krijon dot një përceptim kështu, duke thyer një perceptim që Çani është modest, nuk do ta krijosh me një pyetje.
Alfred Lela: Kur karantina u mbyll, ti je ankuar, ke thënë ‘isha i lumur, dilja nuk takoja njeri’.
Arjan Çani: Ishte lezet i paparë, mezi pres të kthehet prapë, Rama e tha, nuk është çudi që të mbyllemi prapë.
Alfred Lela: Dhe ti mezi po e pret?
Arjan Çani: Mezi po e pres, po.
Alfred Lela: Po pse një njeri kaq i hapur, i emisionit më të hapur preferon mbylljen, apo e ke për mbylljen e të tjerëve, jo tënden?
Arjan Çani: Po, bravo, unë jam gazetar, mund të lëziv kur të dua, jam egoist.
Alfred Lela: Po ka një shenjë deliri këtu Çani.
Arjan Çani: Fare absolutisht, jam i bindur se dhe ti mendon kështu po nuk e thua me zë të lartë.
Alfred Lela: Është e vërtetë, kështu mendoj. Çfarë ndodh më 26 prill?
Arjan Çani: Vazhdon jeta normalisht.
Alfred Lela: Le përshtypjen që Rama do të jetë fituesi?
Arjan Çani: Fatkeqësisht, po. Unë do të votoj kundër tij e kam thënë publikisht. Në historinë moderne të këtij vendi nuk ka rëndësi fare kush është i ndershëm dhe i mirë, e rëndësishme është kush është i fortë. Përderisa amerikanët thanë se “5 qershori” nuk është prishur ishte sinjal për t’i thënë të gjatit “Jepi, ne ta dhamë viston”. Vetëm budallenjtë nuk e shikojnë vetëm qorrat.
Alfred Lela: Amerikanët janë duke ndihmuar Ramën thua ti?
Arjan Çani: Indirekt, po. Edhe Kim dhe Soreka e thanë që “5 qershori” nuk është prishur nga ky Kodi i ri zgjedhor. Pse e thanë? Mund të rrinin indiferentë, por i shkelën syrin dhe i thanë vazhdo. Duhet t’ia themi njerëzve disa të vërteta të thjeshta: Këtu pritet shumë nga të huajt, por harrojnë që të huajt në fakt bëhen gjithmonë me më të fortin dhe jo demokratin. Kur shohin kush është më i fortë ata e respektojnë.
Alfred Lela: A do të mundet që populli ta kuptojë?
Arjan Çani: Po ndodhi është diskutim tjetër. Por deri tani nuk shoh gjë.
Alfred Lela: A janë qëndrimet e të huajve si ‘gishti i Boschardit”?
Arjan Çani: Unë uroj të gaboj, por. sigurisht. Ata e dinë më mirë se të gjithë se këtu jemi në xhungël dhe në xhungël do të fitojë më i forti. Këtu shumica e njerëzve mendojnë se do na ndihmojnë të tjerët. Kush të tjerët?!
Alfred Lela: A nuk po i fut njerëzit në errësirë?
Arjan Çani: Mendoj se po hedh pak dritë në errësirë. Duke thënë një anë tjetër të medaljes mendoj se bëj mirë.
Alfred Lela: E mbyll këtu me Arjan Çanin, një personazh që mbetet gjithmonë interesant, dhe duke e falenderuar që erdhi sonte. Une do e mbyll duke thënë atë që përsëris gjithmonë në fund të emisonit: edhe po s’u morët ju me politikë, do merret politika me ju.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38