Flash News

KRYESORE

Intervista/ Ted Kopliku në krye të ‘Brain Gain’: Laboratori i ideve në PD dhe thithja e 'trurit', jo thjesht teori

Intervista/ Ted Kopliku në krye të ‘Brain Gain’:

Pas një gare të strukturuar, Ted Kopliku është zgjedhur drejtues i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për Politiko.al, ai ka ndarë emocionet e fitores, vizionin për të ardhmen dhe sfidat që e presin në këtë rol.

Si bashkëthemelues dhe zë i angazhuar në këtë strukturë, Kopliku thekson se kontributi i 'Brain Gain' nën drejtimin e tij do të fokusohet te nevoja për një narrativë të re, për një lidhje më organike me strukturat e partisë dhe për një laborator idesh që e çon politikën përtej retorikës.

Po ashtu, i riu i cili ka lënë pas disa gara të rëndësishme brenda Partisë Demokratike, përfshirë primaret dhe kandidimin për deputet në qarkun Shkodër, vjen në drejtimin e “Brain Gain” me një bagazh përvoje për të forcuar lidhjen mes diasporës dhe strukturave të partisë.

Intervistoi: Suela Gjidede

Si ndiheni pas fitores së garës për drejtimin e Brain Gain?

Është kënaqësi e vërtetë se arritëm të realizonim një garë model. Faza e parë ishte regjistrimi i personave që do të merrnin pjesë në proces në garë dhe votim brenda një muaji, faza e dytë ishte paraqitja e programit nga dy kandidatët dhe faza e trrtë ishte votimi dhe rezultati.

Jam krenar që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe drejtimi i departamentit erdhi si vazhdim logjik i rrugëtimit tim brenda ‘Brain Gain’, por jam dyfish krenar që arritëm të prodhojmë një garë të vërtetë dinjitoze, që lë një standard jo vetëm brenda PD, por edhe në politikën shqiptarë që mund të merret si model për garat tjera në vijim në PD, pse jo edhe për votën e diasporës.

Cfarë ju motivoi të kandidoni për drejtimin e ‘Brain Gain’ pasi ju vini nga gara të tjera si ‘primaret’ brenda PD, ishit kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun Shkodër?

Në tre vite ka qenë e vështirë për t’iu imponuar debatit publik në një farë mënyre të polarizuar dhe aktiviteti ynë ka patur një dimension akademik që jo gjithnjë ka qenë i kuptueshëm nga opinioni publik. Në këto tre vite, ne iu imponuam debatit publik, jo në masën që dëshironim, por krijuam një frymë të re të të bërit politikë. Pas tre viteve, Andi Mustafaj e mbylli ciklin e tre viteve për të vënë një standard për të krijuar hapësirën e garës.

Duke qenë i vetmi kandidat në legjislative parlamentare i departamentit dhe si bashkëthemelues i ‘Brain Gain’ mendova se është detyra ime për ta çuar më lart punën e nisur gjatë këtyre viteve.

Cili është vizioni juaj për drejtimin e departamentit, çfarë do të sillni ndryshe?

Më tepër se dicka ndryshe, më shumë e shoh si një vazhdimësi e asaj që ka bërë Andi. Mendoj se duhet të marrim mësim nga ajo që nuk ka funksionuar dhe të fokusohemi më shumë tek ato që kanë patur rezultat.

Ndryshe nga ajo që kemi bërë më përpara do jetë insistimi për të patur një lidhje më organike me strukturat e PD, për të patur një marrëdhënie më aktive mes strukturave dhe asaj që ne prodhojmë, pra synojmë integrimin në strategjitë e Partisë Demokratike.

Janë marrë në konsideratë idete e ‘Brain Gain’, por jo në masën që duhet. Ajo që ka çaluar ka qenë kjo lidhje edhe për faktin se ka qenë një department i ri, por ne do ta çojmë më lart. Po ashtu, do të fokusohemi për të përgatitur zëra të rinj që idetë tona të mbrohen edhe mediatikisht sepse aty janë rreth 100 persona, ekspertë të fushave të ndryshme, por është vetëm një pjesë e vogël që del mediatikisht, në mënyre që këto ide të bëhen më popullore.

A ka pasë ide konkrete tuajat që janë afruar nga PD?

Në programin e PD ka pasë shumë ide që janë marrë parasyhë nga ‘Brain Gain’ në fusha të ndryshme, por ajo që kemi imponuar është krijimi i hapësirave. Ne krijuam hapësira për shqiptarë që jetojnë në gjithë globin, që më përpara nuk aktivizoheshin dot politikisht pa qenë fizikisht këtu.

Dhe kjo ka qenë një risi e jona. ‘Një hapësirë për cdo demokrat’ ka qenë një tjetër ide e imponuar brenda PD, pra krijuam mekanizëm përthithës për cilësi të vecanta dhe detyra specifike.

E treta është ideja ‘propozo- realizo’. Kjo pasi ne si shqiptarë kemi tendencën vetëm të konstatojmë dhe të mos zgjidhim. Nëse ke një ide ne ‘Brain Gain’ ishte mundësia që nëse e merrje përsipër, mund ta realizoje. Kjo ka qenë filozofia jonë edhe në aktivitetet tjera kulturore, akademike… Nuk kemi mbetur vetëm te denoncimi.

Filizofia juaj është thithja e trurit. Cilat janë pengesat që konstatoni për t’i bindur ata të afrohen pranë jush dhe në Shqipëri ?

Pengesa e parë është ajo fizike, pra ideja e krijimit të mundësisë pa qenë fizikisht këtu. Pengesa e dytë është propaganda, pra ajo që thuhet se nuk ka të rinj në PD, që PD është parti e bunkerizuar etj.

Ndaj, na duhet ta shkërmoqim këtë lloj propagande dhe të ndërtojmë një narrativë të PD që të jetë koherente dhe me një mesazh të centralizuar. Kjo ka krijuar pengesën e angazhimit pranë PD. Pra, në këtë drejtim ne do të punojmë edhe më shumë.

E treta është pushteti për të marrë vendime sepse PD është në opozitë dhe nuk mundet të bëjë politika për të thithur trurin e shqiptarëve pa patur mundësi për t’i integruar sepse Brain Gain është i frymëzuar prej politikave që PD ka patur gjatë pushtetit , që kapacitete intelektuale të Shqipërisë ta gjejnë veten në administratën e shtetit.

Kjo do jetë faza e dytë e punës sonë pas marrjes së pushtetit, kurse faza e tretë është ajo ekonomike që në mënyrë të natyrshme ekonomia shqiptare të funksionojë në atë mënyrë që të thithë edhe investitorë shqiptarë dhe jo vetëm dhe kthimin e tyre në Shqipëri. Ne vuajmë nga shpopullimi.

PD e ka të faktuar që kur ka drejtuar pushtetin e ka transformuar vendin me gjitha limitet e saj. Ne kemi propozuar që ata që dalin në media të përcjellin një mesazh të centralizuar , jo si çështje të mungesës së lirisë, por të zgjidhet problemi me një kundërshtari që funksionon si ushtri e disiplinuar. Ndërkohë, çmontimi i propogandës nga ne duhet të jetë në formë po ashtu të disiplinuar dhe të organizuar.

Si do të ndikojnë idetë dhe kontributi juaj në PD?

Unë shpresoj që ky department të funksionojë si laborator i mirëfilltë i ideve që merren në konsideratë nga PD, edhe më shumë në të ardhmen. Kjo do të rrisë edhe më shumë interesin e pjesëmarrësve të këtij departamenti, pra të jetë edhe një laborator i burimeve njerëzore pranë PD.

Kemi treguar se kemi kapacitet përthithës dhe frymëzyes në të gjithë botën dhe besoj se do ta bëjmë me një rritje progresioni gjeometrik shpresoj , të jemi një urë lidhëse mes intelektualëve në botë dhe PD.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit