Flash News

KRYESORE

Investigimi/ Rama 'sponsor' i bizneseve të ministrit të Melonit në Shqipëri, lidhja me kompaninë e Artan Gaçit

Investigimi/ Rama 'sponsor' i bizneseve të ministrit të

Emisioni investigativ “Report” i Rai-t solli zbulime të reja që hedhin dritë mbi lidhjen e forta të kryeministrit Rama dhe ortakëve të tij, me ministra e ish-ministra italianë, të cilët kanë hapur kompani biznesi në Shqipëri.

Së fundmi, gazetari italian Giorgio Mottola raportoi për lidhjet e ngushta mes ministrit aktual të Melonit, Pietro Urso, kreu i kompanisë së lobimit “Italian World Serve”, nga e cila babai i tij Adolfo u shkëput përpara se të merrte rolin e ministrit të “Made in Italy”, me ish-deputetin socialist Artan Gaçi dhe vetë Ramën.

Për këtë flet Francesco Becchetti, sipërmarrësi nga Roma që hapi kanalin Agon TV në Tiranë, i cili u dënua me 17 vjet në Shqipëri dhe tani po kërkon 135 milionë euro nga qeveria shqiptare në bazë të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.

Becchetti shprehet se ka humbur jo vetëm mbështetjen profesionale, por edhe miqësinë e Adolfo Urso që në atë periudhë duket se ka vendosur një raport kordial dhe miqësor me kryeministrin shqiptar.

Deri 3 ditë para betimin si ministër, Adolfo Urso ishte pronari i Italian World Services, kaluar më pas tërësisht të birit Pietro, shoqëri aktive në sektorin e konsulencës institucionale dhe të lobimit, i cili, sipas asaj qe rrëfen i interesuari direkt, në momentin kur kishte më shumë nevojë e ka braktisur Becchetin.

Në Dhomën e Tregtisë Shqiptare Urso jr. rezulton se është pronar i Asigest Broker Albania, një emër i ngjashëm me Asigest Broker spa italian e cila operon në sektorin e sigurimeve nën përgjegjësinë e Ministrisë së Made in Italy, dikur e Zhvillimit Ekonomik dhe e drejtuar pikërisht nga Adolfo Urso.

Në Asigestin shqiptar përfshihet edhe një kompani tjetër nga Tirana, Generate, në pronësi të një farë Andi Canaj, gjithashtu ortak i italianëve të tjerë në të dy brigjet e Adriatikut. Ai u takua me Pietro Urson.

Ndërsa Pietro Urso ka deklaruar se nuk e njeh partnerin, Canaj rezulton të ketë lidhje me ish-deputetin Artan Gaçi. Në fakt, ai përdor një adresë emaili nga Atcc, kompania e Gacit.

Gaçi nuk është dokushdo. Një person shumë i fuqishëm në këtë anë të Adriatikut, megjithatë, ai ishte kreu i komisionit parlamentar të miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë dhe së fundmi resorti luksoz mbi 5 milionë euro që po ndërton pak metra mbi det në jug të Vlorës, përfundoi në qendër të një hetimi delikat gjyqësor për korrupsion.

Pra kompania e Canaj është partnere e Pietro Urso.

Gazetari Mottola ka kontaktuar në telefon me Artan Gaçin, por ky i fundit është shprehur se nuk mund të flasë pasi ndodhet në një moment të papërshtatshëm, duke i premtuar gazetarit një tjetër telefonatë.

Rai: Përshëndetje, unë jam Giorgio Mottola, jam gazetar raportues për transmetimin Rai

Gaçi: Jam në një moment pak të papërshtatshëm.

Rai: Doja të bëja një bisedë me ju dhe madje t’iu takoja nëse është e nevojshme.

Gaçi: Do t’iu telefonoj me qetësi, mirë? Faleminderit!

Rai: Kur mund të telefonoj?

 

Të fundit