Flash News

KRYESORE

Jepet autorizimi për arrestimin e Arben Ahmetajt

Jepet autorizimi për arrestimin e Arben Ahmetajt

Është miratuar raporti  për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetajt. Pas debateve të shumta mes opozitës dhe mazhorancës në  Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është pranuar kërkesa e SPAK-ut që kërkon arrestimin e ish-zv/kryeministrit.

Të premten në orën 12:00 do të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, ndërsa ditën e hënë në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për heqjen ose jo të mandatit të Ahmetajt.

Kujtojmë që SPAK, i kërkoi Kuvendit të premten që lam pas dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe mos deklarim të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme pretendon se Arben Ahmetaj, në pozicionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomk, Tregtisë e Sipërmarrjes, ka përfituar një vilë në bregdet dhe gati 500 mijë euro si ryshfet nga biznesmenët e inceneratorëve.

Sipas SPAK, vlerat janë përfituar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë nga Ahmetaj, përmes pagesave nga persona të tjerë, por burimi i parave ishte Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Të fundit