Flash News

KRYESORE

Jo vetëm në Tiranë, rastet kur është protestuar fuqishëm në samitet e BE-së

Jo vetëm në Tiranë, rastet kur është protestuar

Partia Demokratike është sulmuar se po dëmton imazhin e vendit me protestën e 6 dhjetorit, ditë kur Tirana, do të presë samitin midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se populli opozitar dëshiron t’u përciellë liderëve europiane mesazhin se si është realiteti në Shqipëri.

Sikurse ka thënë Berisha, protestat ditën e mbledhjes së samiteve janë të zakonshme dhe jo një akt i dëmshëm. Në shkurt të këtij viti, kur u mbajt samiti BE-Afrikë, Brukseli u përfshi nga protestat. Qytetarët nga vende të ndryshme të Afrikës protestuan për situatën politike dhe sociale në vendet e tyre.

Ata kërkuan që komuniteti ndërkombëtar të shikonte situatën reale me të cilën përballeshin, si uria, keqqeverisja, etj.

Jo vetëm në Tiranë, rastet kur është protestuar

E njëjta situatë ka ndodhur rreth një vit më parë. Një protestë, ku nuk munguan përplasjet me policinë ndodhi në Slloveni, ku u zhvillua një samit i Bashkimit Europian.

Qytetarët protestuan kundër kufizimeve të Covid-19 ditën që liderët europianë u mblodhën në Ljubljanë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve.

Ndërkohë opozita ka thënë se pavarësisht se policia nuk u dha leje të protestojnë, ata nuk do të tërhiqen. Ndërkohë kanë siguruar se do të shmangin çdo provokim dhe incident.

Jo vetëm në Tiranë, rastet kur është protestuar

Të fundit