Flash News

KRYESORE

Kandidon në primaret e PD për Tiranën, Merkoçi në Politiko: Jam njeriu i shesheve. Pse duhet të jem unë përballë Veliajt

Kandidon në primaret e PD për Tiranën, Merkoçi në
Fatmir Merkoçi

Avokat Fatmir Merkoçi, një ndër protagonistët e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike është shpallur sot nga PD si një nga shtatë kandidatët për primaret që do të përcaktojnë emrin përfaqësues të opozitës përballë Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Në një intervistë për Politiko.al, Merkoçi ka treguar si erdhi propozimi për të garuar në primare për bashkinë e Tiranës.

Teksa e cilëson veten si ‘njeriu i shesheve’ për shkak të rolit protagonist që ka në protestat qytetare, Merkoçi thotë se PD i duhet të kandidojë përballë Veliajt një person që merret prej vitesh me politikë, por që nuk njihet për poste partiake.

Çfarë ju motivoi që të jeni kandidat për primare në PD?

Ishte propozim i Degës 9 për t’u propozuar si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.  

Si e pritet këtë propozim, e aspironit më parë?

Nuk e aspiroja, por e shoh si detyrim dhe jo privilegj. Po të jetë për privilegje nuk dua të kandidoj. Dua të jem i lirë kështu sic jam. Unë kam 32 vjet që merrem me politike dhe nuk jam funksionar.

Si e shikoni veten përballë kandidatëve të tjerë në primare?
Nuk njihem nga poste partiake. Njerëzit me njohin nga kontributi im, se kam shkruar me dhjetëra artikuj, gazeta, kam protestuar edhe vetëm. Kur është hedhur gaz në protesta kam detyruar ministrin e Brendshëm të kërkojë falje publike, (Sandër Lleshi), kam protestuar edhe kundër partisë time për djegien e mandateve apo tërheqjen nga gara për zgjedhjen vendore para kryeministrisë, protestoj akoma për minimumin jetik si baza e mospopullimit të vendit.

Aktiviteti im ka nisur që në ’92-shin dhe vazhdoj të jem aktiv në ngjarje me rëndësi jetike në vend. Jam njeriu i parë që kam kërkuar reformën në drejtësi por edhe që e kundërshtova sepse doli ajo që deklarova se do ta çojë vendin në shkatërrim.

Me pak fjalë, më njohin si njeriu i sheshit dhe protestave dhe jo si një zyrtar i partisë. Ky është konturi im politik, nuk jam njeri i marrëveshjeve dhe pazareve . Kjo më jep personalitet.

Cilat janë disa nga pikat kryesore ku do të mbështeteni gjatë fushatës në primare?

Demokratet duhet të votojnë vlerën dhe kontributin, unë u përkas këtyre vlerave. Duhet të votojnë një figurë të re politike, pra jam marrë me politikë, por nuk jam shfaqur në poste.

Po ashtu, duhet të theksoj se kam raporte të mira me të dyja palët e PD. Pavarësisht, përplasjeve, unë i ruaj raportet me ta./ Politiko.al/

 

Të fundit