Flash News

POLITIKOFF

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë fundjavë në Tiranë

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë në fundjave dhe përgjatë javës së ardhshme.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit

Rikthejmë në TKOB, pas më shumë se 10 vitesh, baletin "Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës.

Me kompozim të të madhit Feim Ibrahimit, libret të Ismail Kadaresë, koreografi të Agron Aliajt, skenografi e kostumografi të Naxhi Bakallit e baletmaestër, Carlos Montalvan dhe Alisa Gjoni.

Dashuria dhe sakrificat për atdheun dhe njerëzit e dashur, lajtmotivi i jetës së heronjve të legjendave shqiptare.

Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin.  Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës e mes kreshnikëve të tij.

Ju presim më 11, 12, 13 maj, ora 20:00!

 Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Reja, Tiranë

Përgatituni për 10 ditë të jashtëzakonshme që vetëm Cloud Festival mund të sjellë.
Aktivitete kulturore, art, melodi harmonike, kulturë dhe pse jo… edhe miq të rinj!
16-26 Maj
Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Teatri i Kukullave

''Tre Derrkucët'' tanë po presin me padurim që të rikthehen në shtëpinë më të bukur në botë, në Teatrin e Kukullave per te ndarë historinë e tyre !
Këtë fundjavë vjen për të gjithë ju fëmijë në sallën "Tonin Harapi" në Liceun Artistik "Jordan Misja":
Shfaqja : "Tre derrkucët "
11 Maj , E Shtunë Ora 10 : 30 ,11 : 30
12 Maj , E Dielë , Ora 10 : 30 , 11 : 30
Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik "Jordan Misja" çdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00. Nr. Cel 0694466699
Çmimi i biletës : 100 Lekë

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Teatri i Metropolit

Një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?
Titulli: Para perëndimit
Autor: Gerhart Hauptmann
Përktheu: Edvin Cami
Regjia: Xhunga Çobani
Interpretojnë:
Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia,Yllka Mujo,Sokol Angjeli,
Alex Seitaj,Luli Bitri, Alert Çeloaliaj, Pjerin Vlashi,Vasjan Lami,Klesta Shero, Roerd Toçe,Ligoraq Riza,Genc Fuga, Elona Hyseni,Kastriot Ramollari,Artur Vera,Laura Hoxha,Megi Duka,Maringlen Domi,Xhoni Spahi,Adela Gjyla
Skenograf: Genc Shkodrani
Kostumograf: Edlira Qyshka
Kompozitor: Endri Sina
Ju ftojmë të rezervoni biletat tuaja
në nr. +355 67 227 0668
Në datat: 9, 10, 11, 12, 18, 19 Maj 2024
Ora 20:00

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Shfaqja Princi i vogël.

I pamjaftuar nga planeti i tij i vogël me tre vullkane: dy që nxjerrin llavë dhe një i shuar, dhe me një lule tekanjoze, niset në një udhëtim të gjatë. Dëshira e tij është të bëjë miq të rinj, të vizitojë sa më shumë planete dhe të mësojë gjëra të reja. Në planetin e parë takon një mbret, i cili mrekullohet nga prania e një nënshtetasi. Aty ai mëson se çdo të thotë të jesh i arsyeshëm. Në planetin tjetër takon dy pijanecë ku atyre u mëson të jenë të arsyeshëm. Narratori si një ndërtues i historisë vendos ta dërgojë në tokë, atje ku nga dhelpra mëson miqësinë, si edhe sa e rëndësishme është t’jua zbusim zemrat njërin tjetrin. Takon gjarprin dhe njihet me të keqen, se si nuk duhet ti afrohemi asaj dhe mëson nga aviatori miqësinë e vërtetë, dhe se i rrituri dhe fëmija kanë gjithmonë nevojë për njëri tjetrin. Në fund kthehet tek lulja që ja ka zbutur zemrën dhe tek vullkanet e tij.
Ska rëndësi sa e vogël është shtëpiza jonë, nëse ka gjëra që na duan dhe i duam, është e mjaftueshme.
Autor: Antoine de Saint Exupéry
Regjia: Rafael Hoxhaj
Përshtati për skenë: Bujar Hoxhaj
Aktor: Denada Llanaj , Matia Llupa, Eva Gjikaj, Bujar Hoxhaj
Skena: Beqo Nanaj
Kostumet: Sofi Kara

Vazhdon me 11 dhe 12 Maj 10 : 30
Tel : 069 57 177 46
Biletaris: 9:00 - 13:00 & 17:00 - 20:00
Çmimi 200 lek

Të fundit