Flash News

KRYESORE

Këngë, valle e tallava... 'pasaporta evropiane' e Ramës

Këngë, valle e tallava... 'pasaporta evropiane' e Ramës

Me këngë, valle e tallava. Çelja e fushatës elektorale të PS nuk premtoi asnjë surprizë. Sikurse edhe kënga zyrtare e fushatës së 14 majit, zgjedhjeve vendore, edhe këtë herë Rama zgjodhi tallavanë dhe vallen.

“Shqipëria 2030 në BE vetëm me Edin dhe PS”, ishte slogani që Rama zgjodhi për të udhëhequr PS-në në fushatën e 11 majit, por sot, nga çelja e saj nuk u pas asnjë motivacion që ta lidhte me integrimin.

Pasaporta e ashtuquajtur ‘evropiane’ të cilën Rama ua garantoi shqiptarëve me zell, e për të cilën i ka lënë 12 vite në pritje, nuk është ajo që sot u shfaq nga PS.

12 qarqet e vendit u prezantuan në Sheshin “Skënderbej” me këngë e valle tradicionale, muzikë tallava me të cilat kandidatët për deputetë të 11 majit, kërcyen e hodhën valle.

Këngë, valle e tallava... 'pasaporta evropiane' e Ramës

Belinda Balluku u shkri nën ritmet e muzikës popullore dhe dhuroi shfaqje para shefit të saj.

Edhe Evis Kushi dhe Arbjan Mazniku e lëshuan veten teksa këndohej tallava.

Këngë, valle e tallava... 'pasaporta evropiane' e Ramës

E prezantuar si një fushatë elektorale, PS solli sot asgjë më shumë e as më pak se një 'dasmë' me ngjyra partiake.

Të fundit