Flash News

KRYESORE

14 maji/ Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ Alibeajn, i jep ‘OK’ koalicionit ‘Bashkë Fitojmë'

14 maji/ Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ Alibeajn, i jep

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e palës së Enkelejd Alibeajt për mosregjistrimin e koalicionit Meta-Berisha në zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj pretendonte se koalicionit Meta-Berisha shkelën ligjin duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin dhe kishte kërkuar që të mos lejohet regjistrimi i këtij koalicioni që bashkë me partinë e Lirisë, PDK-në dhe PBDNJ, përmban edhe emrin e PD-së.

Me vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Trupa që mori vendimin përbëhej nga Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka.

 

Të fundit