Flash News

KRYESORE

Komisioni i Reformës Zgjedhore Rama-Basha nis online, si u injorua thirrja e ndërkombëtarëve për gjithëpërfshirje

Komisioni i Reformës Zgjedhore Rama-Basha nis online, si u injorua thirrja

Misioni i OSBE/ODIHR-it u bëri thirrje gjithë partive dy ditë më parë të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që të përmirësohet procesi zgjedhor.

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) deklaroi se nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar reformën zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv.

 “Përparësitë kryesore janë parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerja e votave, sigurimi i fshehtësisë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivitetit të administratës zgjedhore”, theksohet në deklaratën e OSBE/ODIHR-it.

"Ne përshëndesim vendimin e autoriteteve shqiptare për të rinovuar angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike deri tani përpara zgjedhjeve," tha drejtori i ODIHR Matteo Mecacci. "Ne u kërkojmë të gjitha partive të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vazhdim, duke siguruar që reformat që rezultojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor në dobi të të gjithë shqiptarëve."

Megjithatë, sot komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore rifilloi punën përmes një platforme online pas protestës në sallën e mbledhjeve të një grupi deputetësh, të cilët kërkojnë ndryshimin e përbërjes së tij.

Pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve që reforma zgjedhore të bëhet me dialog politik dhe të jetë gjithëpërfshirëse, komisioni parlamentar nisi punimet në platformën Zoom me pjesëmarrjen e Gjiknurit dhe Alibeajt, ndërsa 47 deputetë të opozitës e kundërshtojnë atë si të njëanshëm.

Me anë të një shkresë të firmosur nga 47 deputetë, ata kërkuan riformatim të komisionit dhe zëvendësimin e Alibeajt me deputetin Oerd Bylykbashin, por u rrëzua nga shumica socialiste në sesionin parlamentar të vjeshtës, duke u bërë një nga shkaqet për nisjen e protestave dhe tentativave për të bllokuar funksionimin normal të punës së Kuvendit.

Komisioni për Reformën Zgjedhore është ngritur thuajse 2 vjet më parë, por nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret dhe vetëm ka kërkuar shtyrjen e afatit çdo 6 muaj në Kuvend.  

 

 

 

 

Të fundit