Flash News

KRYESORE

Krizë diplomatike? Replikat e Ramës tensionojnë marrëdhënien Tiranë-Londër

Krizë diplomatike? Replikat e Ramës tensionojnë

Komentet e sekretarit britanik të Shëndetësisë, Wes Streeting, deklaratat e Sekretares së Brendshëm, Shabana Mahmood dhe reagimet e kryeministrit Rama, shfaqin një tension në horizont mes dy qeverive, asaj britanike dhe shqiptare.

“The Guardian” shkruan se planifikimi i largimit me forcë të familjeve shqiptare që kanë dështuar në kërkesat për azil, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese për kthim dhe statusit të Shqipërisë si anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka ngjallur reagime të forta nga Tirana.

Rama, e ka akuzuar politikën britanike për “stereotipizim etnik” dhe “demagogji të pahijshme”, duke e konsideruar të papërshtatshme veçimin e 700 familjeve shqiptare. Rama ka theksuar se shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike dhe se politika e Londrës rrezikon të minojë partneritetin mes dy vendeve në çështjet e sigurisë dhe migracionit.

Një burim qeveritar shqiptar ka njoftuar se tensionet janë në rritje, pavarësisht bashkëpunimit të deritanishëm mbi politikat e imigracionit dhe ndihmës kufitare në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lidhjet e sigurisë dhe informacione mbi trafikun e migrantëve kanë qenë një fushë e bashkëpunimit mes dy vendeve, por veprimet e fundit të Mbretërisë së Bashkuar po dëmtojnë klimën diplomatike.

Në anën tjetër, Streeting ka pranuar se nuk ndihet i rehat me deportimet me forcë, por i ka konsideruar ato si “gjënë e duhur për vendin”, duke sinjalizuar një qëndrim të rezervuar brenda Partisë Laburiste ndaj politikës së Mahmood.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Laburiste, Keir Starmer, përballet me kritika nga deputetët e tij për mbështetjen e politikave që mund të shkaktojnë përplasje ndërkombëtare.

Siç, raporton media vendase, situata tregon se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë në një moment delikat, ndërsa Londra planifikon deportime që Tirana i konsideron të padrejta dhe të dëmshme për imazhin e qytetarëve shqiptarë.

Të fundit