Flash News

KRYESORE

Kryemadhi padit ‘Top channel’: Akuzat të financuara nga bosët e inceneratorëve

Kryemadhi padit ‘Top channel’: Akuzat të financuara nga

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një padi civile, që nesër do të pasohet me një kallëzim penal kundër televizionit “Top Channel” .

“Sot jam këtu për të dorëzuar një padi civile për shoqërinë Top Channel që në mënyrë të vazhduar ka ushtruar denigrim, intimidim dhe mashtrim ndaj figurës sime si person publik, si deputete, politikane dhe si individ. Kërkoj një dëmshpërblim 400 mijë Euro” tha ajo.

Akuzave të cilat u referohet ish-kryetarja e LSI-së lidhen me denoncimet për dyshimet se Kryemadhi ka marrë pagesa të dyshimta nga kompani dhe oligarkë rusë të naftës të lidhur me Kremlinin.

 Më vonë, e ftuar në Syri Tv, Kryemadhi është shprehur se akuzat që u vërtetuan se ishin të manipuluar po bëhen si hakmarrje pas zbulimit të super skandalit të inceneratorëve.

“Inceneratori i Tiranës është llokma më e madhe dhe të gjitha paratë që paguhen për përpunimin e plehrave shkojnë në kompani ofshore dhe nuk dihet se kush i merr këto para që dalin nga buxheti i shtetit.

Ato po mundohen të ndërtojnë sulme që të çekujlibrojnë dhe fokusuar objektivin. Unë e kam të qartë se me Top Channel shihemi në gjykatë, me inceneratorët shihemi në prokurori dhe me Erion Veliaj dhe Ramën shihemi në 14 maj.  Ne mundëm Ramën kur Basha flinte gjumë dhe jo më mos të mundim Veliaj me Këlliçin i cili qëndron 24 orë në fushatë”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

Kryemadhi padit ‘Top channel’: Akuzat të financuara nga

Të fundit