Flash News

KRYESORE

Kufiri detar/ Mediat greke: Athina kapërceu krizën kushtetuese, Turqia e shqetësuar

Kufiri detar/ Mediat greke: Athina kapërceu krizën kushtetuese, Turqia

Mediat greke kanë komentuar takimin e sotëm midis kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm grek Dendias.

News bomb.gr shkruan se dakordësimi për të çuar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë , ishte një zhvillim që Athina  e donte për të anashkaluar krizës e Gjykatës Kushtetuese, që meqenëse nuk funksionin, ngërçi është i dukshëm.

CNN Greece thotë se Greqia e donte diçka të tillë, dhe Shqipërisë s’i mbeti gjë tjetër vetëm sa ta pranonte.

Ndër të tjera ata shkruajnë se rreziku Greqisë mund t’i vijë nga Ankaraja pasi nuk do që një marrëveshje për detin të arrihet.

“Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, të tilla si, për shembull, shtrirja e përdorimit të një skelëenë portin e Avalona për përdorimin e marinës turke. Ndërsa Athina përgatitet të promovojë zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare, mundësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Tiranën do të çonte në një zgjidhje të plotë të zonave detare me të gjitha vendet fqinje përveç, Turqisë, natyrisht”, shkruan News Bomb.

Të fundit