Flash News

KRYESORE

Shkodranët kundër 'Rozafës së Re', shigjetojnë Ramën: Fillo karagjozlliqet! Betonizim monstrash

Shkodranët kundër 'Rozafës së Re',

Tirana njihet tashmë si qyteti i mbopulluar me kulla pasi në çdo cep gjen nga një “qiellgërvishtës” që i bën hije shpesh, edhe ndërtesave e objekteve tradicionale që dita-ditës po zhduken.

Së fundmi, qeveria ka vendosur t’i shtrijë kullat përtej Tiranës, duke shpalosur një projekt në Shkodër. Projekti i studios arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për të ashtuquajturën “Rozafën e re”, duke punuar në tre pamje, Liqenin e Shkodrës, Alpet e Shqipërisë dhe Lumenjtë Buna dhe Drin.

Një kullë e lartë me apartamente dhe hotele luksoze që i shtohet Shkodrës për ta bërë ‘simotër’ me Tiranën. Mirëpo, projekti për kullën nuk ka kaluar në heshtje. Qytetarët shkodranë kanë shpërthyer në komente ndaj Ramës duke e akuzuar direkt se po e shndërron Shkodrën njësoj si Tirana, pra misioni për betonizimin vijon.

Në Facebook, komentuesit kanë vërshuar duke kritikuar qeverinë se pse nuk janë konsultuar me qytetarët. Po ashtu, komentuesit shprehen se kullat po ndëërtohen vetëm me një qëllim: për të pastruar paratë.

Shkodranët kundër 'Rozafës së Re', Shkodranët kundër 'Rozafës së Re', Shkodranët kundër 'Rozafës së Re', Shkodranët kundër 'Rozafës së Re', Shkodranët kundër 'Rozafës së Re', Shkodranët kundër 'Rozafës së Re',

Të fundit