Flash News

KRYESORE

Kulla të zbrazëta dhe beton: Tirana, e modeluar sipas Stefano Boerit për mikun e tij, Ramën

Kulla të zbrazëta dhe beton: Tirana, e modeluar sipas Stefano Boerit

Miliona metra katrorë beton, pak gjelbërim dhe shumë fitime private – plani i madh urban që po ndryshon fytyrën e kryeqytetit.

“Il Fatto Quotidiano” ka shkruar një artikull mbi planin “Tirana 2030” i projektuar nga arkitekti i famshëm, Stefano Boeri, për mikun e tij Edi Rama. Plani përfshin 4 zona për provatët.

“Tirana Riverside”, “Capitol Residences”, “Doëntoën One”, “MET Building” janë ndër projektet e Boerit, emra që tingëllojnë si një përzierje mes planifikimit urban dhe marketingut elitar.

E përditëshmja italiane shkruan se në fakt, Tiranës i mungojnë hapësirat e përbashkëta publike, gjelbërimi, dhe transporti publik, i cili mbetet i pasigurt dhe i paqëndrueshëm. Por gjithsesi, këto ndërtime vazhdojnë, dhe ndonjëherë edhe mbështeten nga fonde publike.

Kush përfiton nga kjo? Sigurisht ndërtuesit. Kush humb? Banorët. Dhe pyetja që shtrohet është: për kë po ndërtohet Tirana e re? “Për banorët e ardhshëm që, sipas planit, do të jenë 1.6 milionë” – thonë autoritetet.

Por tani për tani, këtu jetojnë vetëm rreth 590 mijë banorë. Nuk është çudi që shumë ndërtesa të reja janë të zbrazura, shumë apartamente nuk janë të banuara, shkruan “Il Fatto Quotidiano”. Ndërtohet për tregun, jo për njerëzit.

Boeri ka marrë pjesë në disa prej garave publike (së bashku me SON Engineering & Construction Group) për projektet e reja të ndërtimit në zona të mëdha urbane të Tiranës, si ajo e Fushës së Aviacionit.

Kjo përfshin, për shembull, ndërtimin e disa miliona metrave katrorë sipërfaqe ndërtimi në qendra të reja banimi. Një pjesë e vogël e sipërfaqes do të jetë për gjelbërim apo shërbime publike, pjesa tjetër – për shitje të lirë në treg. Në realitet, hapësirat publike janë shpesh vetëm në letër. Në shumë raste, ajo që quhet “parqe” janë thjesht hapësira mes dy grataçelave, ndërsa mungojnë shërbime të nevojshme si shkolla, çerdhe apo transport i mirë.

Në këtë mënyrë, ndërtimi duket se ndjek një logjikë spekulative, e jo të nevojave reale të popullsisë. Tirana nuk po rritet për njerëzit që jetojnë në të, por për të prodhuar fitim për pasuritë e paluajtshme, vijon e përditëshmja italiane. Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Stefano Boeri-t është e gjatë. Që në vitin 2005, kur Boeri botoi një artikull për Rilindjen Urbane dhe e përmendi Ramën si një lider “vizionar”, dyshja kanë punuar së bashku në disa projekte.

Në 2016-ën, kur u prezantua plani “Tirana 2030”, Boeri ishte aty si autor kryesor i projektit. Ndërkohë, studioja e tij ka fituar disa projekte edhe për ndërtime private në qytet. Në fund, mbetet pyetja: A është ky një model i drejtë urban për qytetin? Apo një projekt për të pasurit, ndërsa shumica e popullsisë përjashtohet nga Tirana e së ardhmes?

Të fundit