Flash News

KRYESORE

Kush e fiton betejën e 6 marsit? Sondazhi i Zaloshnjës: Pesë bashki i merr PS, një koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’

Kush e fiton betejën e 6 marsit? Sondazhi i Zaloshnjës: Pesë

Sot ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit. Nga sot, kandidatët do të kenë 14 ditë në dispozicion për fushatën e tyre në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.

Po ashtu, edhe sondazhet kanë nisur të parashikojnë rezultate e këtyre zgjedhjeve, që për herë të parë e gjen PD-në të përçarë dhe në garë me kandidatë që përfaqësojnë PD-në e Lulzim Bashës dhe koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Kush e fiton betejën e 6 marsit? Sondazhi i Zaloshnjës: Pesë

Eduard Zaloshnja ka publikuar sondazhin që parashikon si do të përfundojë kjo betejë.

Në revistën ‘Newsbomb’, sipas këtij sondazhi pesë bashki i fiton Partia Socialiste, ndërsa një koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’.

Bëhet fjalë për bashkinë e Shkodrës, ku kandidati i Berishës është ish deputeti Bardh Spahia. Ndërkohë, Lulzim Basha do të regjistrojë një tjetër humbje. Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa i vërtetë do të jetë ky parashikim pas datës 6 mars.

Kandidatët fitues do të mbajnë detyrën vetëm rreth një vit pasi në qershor 2023 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, ato të 30 qershorit 2019, opozita nuk mori pjesë. Për rrjedhojë PS fitoi të 61 bashkitë.

Shkak që 6 bashkitë në zgjedhje janë sot pa kryetar është bërë kandidimi i personave të dënuar dhe dorëheqjet sic ishte rasti i Durrësit.

Të fundit