Flash News

KRYESORE

Kush janë 8 të arrestuarit në Durrës që shpërndanin k*kainë në lokalet e natës, njëri prej tyre pjesë e një seriali televiziv

Kush janë 8 të arrestuarit në Durrës që

Tetë persona kanë rënë në pranga gjatë dy operacioneve të zhvilluara nga policia e Durrësit. Ata shpërndanin kokainë në lokalet e natës.

Të arrestuar janë furnitori Goni Muça, i cili njihej edhe me tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra, si dhe Tani Muça, Amonali Halili, Ergi Curri, Kristel Balla, Gentian Konesha dhe Stivens Bulku.

Disa prej tyre janë përdorues të rrjeteve sociale dhe numërojnë mijëra ndjekës në Tik Tok. Ndërkohë, njëri nga të arrestuarit, Stivi Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ që numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.

Dy operacionet antidrogë u kryen pas një vëzhgimi prej 6 muajsh.

 

 

 

Të fundit