Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Partia Demokratike zgjodhi si slogan “Punë dhe dinjitet”. Humbja atë vit, e para e Lulzim Bashës kryetar, ishte më e përligjura, duke qenë se erdhi dy vjet pas instalimit në pushtet të Ramës; ende shumë herët për të pritur ndërrimin e mendjeve të publikut dhe rrjedhimisht edhe të vendeve në qeverisjen vendore.
Ajo që ra në sy, me kalimin e kohës, në menaxhimin e punëve të PD, ishte mungesa e punës apo e dëshirës për të.
Si për individët, ashtu edhe për organizatat, nuk ka mënyrë më të shpejtë të zvetënimit, të ç'orientimit dhe të keqvendosjes në shoqëri, se sa humbja e fakultetit të punës, braktisja e busullës së saj. Ka qenë kjo mungesë që i priu humbjeve të PD nën Bashën në zgjedhjet e njëpasnjëshme, deri në këto të fundit në prill 2021. Në tetë vite në krye të PD, dhe po kaq në opozitë, Lulzim Basha fitoi vetëm një kauzë, për arsye se nuk iu nda punës dhe dëshirës për ta parë të kryer atë punë: dekriminalizimin. Çdo gjë tjetër qe një fiasko: e madhe, kundërmuese dhe ligatinore sa dhe gropa e dikurshme e Ajdin Sejdisë.
Lidershipi Basha e zëvendësoi virtytin e punës me pasionin e qylit. Edhe pse i përkiste një partie të djathtë, e cila ndër kolonat e saj duhet të kishte shprehjen e një prej ideologëve të liberalizmit ekonomik, Milton Friedman, “nuk ekziston një gjë e tillë si një drekë falas” (there is no such thing as a free lunch), z. Basha shpiku gjithë kohës tentativa për ta marrë pushtetin jo nëpërmjet punës, por incidencave, pra nëpërmjet instrumenteve të qylit. Ai ndërtoi skema në dukje shkatërrimtare për kundërshtarin që, në finale, rrënuan partinë e tij.
Edhe nëse pranojmë përligjen që ai sot u bën lëvizjeve të tij në huq, me atë se ato qenë vendime të Berishës, sërish del i zvetënuar në imazh, një i papunë në krye të punëve.
Por, kjo historia e punës është tashmë histori.
Pasi e la rrugës pjesën e parë të sloganit të 2015, gjashtë vet më vonë, saktësisht sot, më 18 dhjetor 2021, ai humbi publikisht edhe të dytën: Dinjitetin.
Në një përpjekje dëshpërimtare për të mbajtur partinë që i është bërë pikë e pesë, në vlim çoroditës për të ndërtuar fuqi mbi pafuqinë, ai iu kundërvu këmbës tjetër që e mbante ende organizatën e tij mbështetur për murin e historisë.
Tridhjetë e një vite histori të partisë, sigurisht me të bardhat e të zezat e Sali Berishës dhe lidershipit të tij, ai i quajti enverizëm. Edhe pse termin e formuloi Agron Gjekmarkaj, atë e fryëzmoi ai. Si sot, si gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit.
Habitërisht, Kuvendi i sotëm i PD ishte një déjà vu e Kongresit të 10 të PPSH, ku Dritëro Agolli mbajti fjalimin e famshëm të ndarjes nga enverizmi. Atëbotë shkrimtari u kundërshtua me zhurmë. Sot askush në sallë nuk prodhoi asnjë gëkmëk ndaj verdiktit të linjës zyrtare të lidershipit të partisë. Agron Gjekmarkaj u bë Dritëroi i PD, Sali Berisha-Enveri, po Lulzim Bashës çfarë i mbetet?
Salla ndërkohë pasqyroi mbrapsht po atë humbje dinjiteti të lidershipit. E pamë të gjithë. Jo të gjithë do e thonë. Apo kuptojnë. Nëse në ‘91 gjendeshin në PPSH komunistë që mbronin Enverin, në PD-në e Bashës nuk kishte demokratë që të shprehnin një mospajtim për shpalljen 'Enver' të atij që udhëhoqi partinë dhe ata në tre mandate pushteti, dhe në dy të tjera opozitarizmi.
Ndarja me të shkuarën, afërmendsh, është një proces historik, por bëhet me dinjitet. Kur ai mungon, poshtë kësaj mungese fshihen shtresa që nuk kanë të bëjnë me historinë, por me orekset, pritat, qylet politike të ditës.
Pa punë dhe dinjitet. Mbi themele të hedhura në erë, mbi një të shkuar që u fshi sot me një të rënë të gomës të ’të rinjve’, nuk e di se cila rrugë do i prijë suksesit të Partisë Demokratike në politikë dhe shoqëri.
Një parti që e vendos liderin e saj historik në murin e ekzekutimit të enverizmit, është një forcë që e humbet historinë në emër të një ardhmeje e cila nuk flet dot nëse nuk e sheh të shkuarën.
Sigurisht, ky nuk është fundit i historisë. PD mund të shkrihet, të falimentojë, të rithemelohet, etj., etj., por si?
“Ne në të djathtë nuk e vrasim atin politik, nuk e kemi traditë”, ngulmonte Lulzim Basha para pak muajsh.
Sot me amerikanët e tij (ca të korruptuar dhe ca islamikë) dhe Dritëroin gegë e shpalli enverist.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38