Flash News

KRYESORE

Lamtumirë Gerti! Ish-deputeti demokrat përcillet sot në banesën e fundit, homazhe te Kuvendi

Lamtumirë Gerti! Ish-deputeti demokrat përcillet sot në

Gerti Bogdani, ish-deputeti i Partisë Demokratike u nda nga jeta një ditë më parë, pas një arresti kardiak.

Bogdani humbi jetën në moshën 44-vjeçare teksa po zhvillonte një takim me disa miq e kolegë në hotel “Rogner”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, për t’i hapur dyert homazheve në nderim të ish-deputetit.

Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte.

Në të gjitha selitë e PD flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

Në një reagim prekës në rrjetet sociale, bashkëshortja e Bogdanit dhe aktivistja Edlira Çepani, njoftoi se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi ajo.

 

Të fundit