Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Leja u firmos nga Rama, jo Berisha” - Përballja në GJKKO për 'Partizanin', pyetjet e Malltezit vënë në vështirësi Ballën

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca për dosjen “Partizani”, ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është marrë në pyetje si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit.
Seanca është shoqëruar me një përballje të drejtpërdrejtë me Jamarbër Malltezin, i cili e ka vënë dëshmitarin përballë një sërë pyetjesh mbi mënyrën e sigurimit të provave dhe njohjen e dokumenteve të çështjes.
Malltezi e ka pyetur Ballën mbi bazën e provave, afatet e procedurave dhe njohjen e dokumenteve të ndryshme që lidhen me privatizimin dhe pronën në fjalë, duke e sfiduar disa herë për saktësinë e deklarimeve të tij.
Balla ka këmbëngulur se kallëzimi është bërë në interes publik dhe si pjesë e detyrës së tij si qytetar dhe përfaqësues politik, duke i qëndruar pretendimeve për parregullsi në procesin e privatizimit.
Nga ana tjetër, Malltezi e ka vijuar ballafaqimin me pyetje të detajuara mbi kronologjinë e ngjarjeve dhe dokumentacionin, duke e vendosur dëshmitarin në vështirësi për sqarime të plota mbi disa elemente të dosjes.
Pjesë nga pyetje përgjigjet gjate seancës:
Balla: Si dashamirës i sportit unë ne kallëzim i kam shoqëruar me dokumente me data, pasi në një dokument ishte ne planin e përhapjes dhe në dokumentin tjetër nuk ishte në planin e përhapjes. Ka një moment tjetër që lidhet me vlerwsimin e ndërtesave, si ka mundësi që dy ndërtesa aq të mëdha të vlerësoheshin me një vlerë parash aq qesharake. Faza e pare e procedurës , ishte e dyshimtë pasi u bë në një periudhë prej 6 muajsh, në atë kohë ishte rasti i parë. Elementi tjetër ka të bëj me dyshimet për pastrim parash dhe fshehje pasurie, që unë i kam bërë në kallëzimin tim. Në atë kohe ne kemi theksuar se personi që kishte 1/64 e pronës kishte bërë marrëveshje që përpara se të bëhej privatizimi i pronës. Më pas ai që kishte 100% të aksioneve të Home plan ja shet aksionet në një vlerë shume qesharake, por unë si mbaj mend sepse ka kaluar shumë kohë.
SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretendoi se janë dëmshpërblyer?
Balla: Jam njohur nga mediat me nje dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.
SPAK: A ju kujton gjë shoqëria G Kamp
Balla: jo nuk me kujtohet.
Malltezi: Çfarë pozicioni ishit kur betë kallëzimin?
Balla: Kam qene sekretar i përgjithshëm i PS. Unë kam kryer detyrën si çdo qytetar. Kam kryer detyrën ne dobi te interesit publik. Kam qene kryetar i grupit te PS
Malltezi: A me sqaron dot se ku punoni?
Balla: Jam deputet i parlamentit të Shqipërisë
Malltezi: Po funksion tjetër
Balla: Drejtues politik i PS për diasporën
Malltezi: Sa kohë keni deputet
Balla: 9 shator 2005
Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin
Balla: kam qenë kryetar i grupit të partisë socialiste
Malltezi: Në çfarë cilësie e keni bëre kallëzimin?
Balla: E kam nënshkruar si qytetar
Malltezi: Dëshmitari thotw e kam firmos si qytetar ndërkohë duket qartazi ndryshe.
Balla: Në lidhje me këtë çështje kam kryer detyrën si qytetar i republikës së Shqipërisë, kam bërë detyrën edhe si deputet dhe përfaqësues i një funksioni publik.
Malltezi: A ka qenë kjo veprimtari e grupit parlamentar?
Balla: Wshtë e ndërthurur, vendimi ka qene i imi, jo i grupit parlamentar të PS.
Malltezi: Provat a janë depozituar nga ju?
Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumë vjeçare, kam shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit dhe kam mbledhur dokumentet dhe i kam depozituar në prokurorin e posaçme.
Malltezi: Një pjese e këtyre të dhënave janë të dhëna personale? Si janë marrë provat?
Balla: U jam drejtuar institucioneve në lidhje me procedurat që janë ndjekur, një pjesë kanë qenë edhe nëpërmjet qytetarëve.
Malltezi: A e dini kush është “Law Farm Firm”?
Balla: Mund ta kem përdorur për konsulencë ligjore.
Malltezi: E keni angazhuar ju Alket Hysenin?
Balla: Ka qenë deputet. Nuk e kam angazhuar si zyrë avokatie, por mund të jem konsultuar me të.
Malltezi: Deputeti mund të ushtrojë aktivitet privat? Alket Hyseni?
Balla: Nuk e di.
Malltezi: Nga kush iu dha akses studios “H&A Law”?
Balla: Nuk e di.
Malltezi: A ju kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e të dhënave private?
Balla: Jam përgjigjur për çdo pyetje që ka pasur prokurorja.
Malltezi: Këtë pyetje nuk jua ka bërë.
Balla: Nuk e mbaj mend.
Malltezi: Bazoheni në prova apo në supozime?
Balla: Kallëzimi ngrihet mbi dyshime. Këto dyshime shoqërohen me disa dokumente, prova mund t’i quajmë, që i janë bashkëngjitur kallëzimit.
Malltezi: Cilat prova konkrete paraqisni dhe në çfarë aspekti korruptiv?
Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, të një aferë të pastër...
Gjyqtarja Ulliri: Qëndrojini pyetjes.
Balla: Bëhet fjalë për mënyrën se si merret prona shtetërore, privatizohet në mënyrë të paligjshme dhe kthehet në përfitim të paligjshëm.
Malltezi: Thatë se i keni marrë vetë provat dhe se procedurat janë bërë brenda 6 muajve, duke qenë se një nga provat ishte dokumenti i kthimit të pronës. Kjo është bërë nga viti 1996 deri në vitin 2007. A mendoni se ky afat është 6 muaj? Dokumentin e dorëzoi dëshmitari me dorën e tij.
Balla: Kemi të bëjmë me një rast kur, në vitin 2007, prona ishte brenda planit të përhapjes. Nga momenti i heqjes nga plani deri në privatizim, gjithçka u bë për 6 muaj.
Malltezi: Kur është hequr nga plani i përhapjes?
Balla: Nga mediat jam informuar mbi deklaratat e ish-funksionarëve të ushtrisë, të cilët kanë qenë kundër heqjes nga plani i përhapjes.
Malltezi: E dini çfarë është plani i përhapjes?
Balla: Plani i ushtrisë është plani mbi pronat e ushtrisë, pra mbi ato prona që i duhen ushtrisë.
Malltezi: E ke marrë vesh nga media dhe nga deklarata e një gjenerali. Për vërtetësinë bazohesh te faktet apo te deklaratat? Kush ka peshë më të madhe: dekreti i Presidentit apo deklarata e një gjenerali në media?
Ulliri: Pyetja nuk pranohet.
Malltezi: Si ka dalë plani i përhapjes, kur ai është dokument sekret?
Balla: Përderisa ju e privatizuat, kjo u mësua. Nuk është hetuar vetëm nga unë, por edhe nga media, ku është thënë se procedura ka ngritur dyshime për abuzim.
Malltezi: E keni parë planin e përhapjes?
Balla: Jo.
Malltezi: Ku e bazoni kur thoni se ka filluar privatizimi në vitin 2008?
Balla: Mbi deklarime publike.
Malltezi: Ku e bazoni?
Balla: Nuk kam koment tjetër.
Malltezi: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin e klubit në vitin 2006?
Balla: Jo, nuk kam dijeni.
Malltezi: A jeni në dijeni për shprehjen e interesit në vitin 2006?
Balla: Po.
Malltezi: A jeni në dijeni të vendimit të vitit 2006 të KRT-së, të firmosur nga Edi Rama?
Balla: Derisa nuk e kam përfshirë në kallëzim, nuk kam pasur dijeni.
Malltezi: A jeni në dijeni të vendimit të vitit 2008, me firmën e Edi Ramës, për lejet e ndërtimit?
Balla: Jam vënë në dijeni që aty, në atë fushë, po ndërtoheshin 17 godina. Por, së pari, në kallëzim nuk i jam referuar kësaj pjese. I qëndroj kallëzimit tim; po të isha në dijeni, do ta kisha përfshirë në kallëzim.
Malltezi: Këtë leje e ka firmosur Edi Rama, jo Sali Berisha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38