Flash News

KRYESORE

Leyla Moses-Ones ikën nga Shqipëria, zbulohet ‘destinacioni’ i radhës ku do të përfaqësojë SHBA-të

Leyla Moses-Ones ikën nga Shqipëria, zbulohet

Leyla Moses-Ones do të largohet nga Shqipëria.

Zv.ambasadorja, e cila ka mbajtur edhe rolin e të ngarkuarës me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka përfunduar mandatin e saj të shërbimit në vendin tonë.

Për nder të saj ambasada amerikane ka organizuar edhe një pritje të vogël ku siç duket nga fotot, pjesëmarrës kanë qenë ministra të qeverisë “Rama”, ambasadorë të huaj të akrediduar në vendin tonë.

Leyla Moses-Ones ikën nga Shqipëria, zbulohet

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se ‘destinacioni’ i radhës ku do të përfaqësojë SHBA-të i Leyla Moses-Ones do të jetë Belize.

Leyla Moses-Ones ikën nga Shqipëria, zbulohet

Ajo mbërriti në Tiranë në muajin gusht të 2018 për të filluar mandatin tre-vjeçar si Zëvendës Ambasadore. Ajo mbajti rolin e të ngarkuarës me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pas largimit të Donald Lu, mandati i të cilit nisi në 2014 dhe përfundoi në vitin 2019, deri në mbërritjen e ambasadores Yuri Kim në janar të 2020-ës.

Leyla Moses-Ones ka patur një impakt të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në politikën shqiptare, në disa drejtime si në zbatimin e Reformës në Drejtësi, thirrjeve për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, apo terrorizmit, si përfaqësuese e ambasadës numër 1 në Tiranë.

  

  

Të fundit