Flash News

KRYESORE

Lista e Bashës për Tiranën thuajse finale. Ka vend vetëm për dy gra (për shkak të kuotave-emrat)

Lista e Bashës për Tiranën thuajse finale. Ka vend vetëm

Partia Demokratike ka siguruar 11 mandate në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, përkundrejt 18 të Partisë Socialiste dhe 5 të LSI. Kryetari i PD para pak ditësh shpalli emra e drejtuesve elektoralë të Tiranës, të cilët automatikisht janë edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Tetë emrat e ‘kapitenëve’ të Bashës përfshijnë Aldo Bumçin, Jorida Tabakun, Alfred Rushajn, Agron Shehajn, Albana Vokshin, Belind Këlliçin, Flamur Nokën dhe Grida Dumën. Nëse shtojmë këtu edhe dy emra të tjerë të sigurt, kryetarin Basha dhe ish-kryetarin Berisha, Tirana plotësohet me 10 vende, pra 1 më pak se ‘kufiri’ i para katër viteve me 11 deputetë të PD.

Nëse shton këtu edhe aleatët të cilët u janë premtuar vende në listën fituese, Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit dhe Dash Shehit, shkojmë në kufirin e parashikimit të sondazheve dhe te një rezultat që e sheh PD, plus aleatët pa LSI, me 13 vende (2 më shumë se në 2017) dhe PS me 16. Paharruar llogaritë e LSI-së, dyshes Meta-Kryemadhi, forcë që katër vjet më parë siguroi 5 mandate në Tiranë dhe lufton sërish për të njëjtën kuotë.

Nëse ruhen këto kuota në listën e Tiranës janë ende edhe dy vende të tjera për tu marrë duke qenë se me ndryshimet e reja në harën elektorale Tirana ka kaluar nga 34 në 36 mandate. Kjo i jep shpresën (ose iluzionin) PD edhe të 2 vendeve të tjera për të cilat, sipas burimeve të Politiko ne forcen opozitare, janë në luftë dy gra Ina Zhupa zëdhënësja e partisë dhe Orjola Pampuri, ish-deputete.

Ky është një skenar optimist që i jep bllokut opozitar 20 vende (15 PD dhe 5 LSI) duke lënë PS me 16 mandate.

Sigurisht lista e PD ka edne dilemma të vogla por që kanë të bëjnë më shumë me fatin e aleatëve. Për shembull Dule i PBDNJ mund të shkojë në Korçë dhe Idrizi në Fier, lëvizje që mund të sjellë Mesila Dodën në Tiranë, thonë burimet e Politiko.

 

Lista PD 2021 (ne vende fituese)

1-Lulzim Basha

2-Sali Berisha

3- Aldo Bumçi

4- Jorida Tabaku

5- Alfred Rushaj

6- Agron Shehaj

7- Albana Vokshi

8- Belind Këlliçi

9- Flamur Noka

10- Grida Duma

11- Dashamir Shehi 

12- Shpetim Idrizi

13-Fatmir Mediu

 

Lista PD 2017 (fituesit)

1-LULZIM BASHA

2- ORJOLA PAMPURI
3- RUDINA HAJDARI
4- GRIDA SHQIMA
5- ALBANA VOKSHI
6- JORIDA TABAKU
7- SALI BERISHA
8- HALIM KOSOVA
9- GENT STRAZIMIRI
10- FATMIR MEDIU
11- DASHAMIR SHEHI
 

Lista LSI 2017

KLAJDA GJOSHA

KEJDI MEHMETAJ
FLOIDA KËRPAÇI
ENDRIT BRAIMLLARI
LUAN RAMA
 

Të fundit