Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Listat/ Edlira Gjoni për Politiko: PS ka paketim të bukur me hile të vjetra, PD s’ka mbajtur ende shënime serioze për fushatën
Siç pritej, dy partitë kryesore në vend, PS dhe PD dorëzuan mbrëmjen e 8 marsit në limitet e afateve të përcaktuara nga KQZ listat shumëemërore për zgjedhjet e 25 prillit.
Lista prodhoi shumë surpriza. Shumë deputetë, ish-deputetë e ish-ministra u lanë jashtë listave, apo u renditën në zona të pasigurta, ndërsa bien në sy emra të rinj që pritet të ulen në Kuvendin e ri.
Por, si i shikon listat e dy partive kryesore në vend ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni. Në një intervistë për Politiko.al, Gjoni thotë se listat janë pasqyrë e varfërisë së vullnetit nga të të dyja palët për të bërë ndryshimin që vërtet pritej.
Gjoni komenton edhe strategjitë e zgjedhura nga liderët Rama dhe Basha për kryesimin e listave apo emrat surprizë të renditur në të dyja listat.
Tashmë që jeni njohur me listat e kandidatëve për deputetë të dy partive, PS dhe PD. Cila prej tyre është më bindëse?
Listat janë të dyja pasqyrë e varfërisë së vullnetit të të dy palëve për të bërë ndryshim që vërtet pritej. Ka kamuflim e paketim të bukur në listën e PS-së, me hilet e vjetra të vendosjes së zonjave në krye të listës, por është gënjeshtër elektorale që më shumë se kushdo e beson vetë PS.
Në vitin 2013 mori nga shoqëria civile Vasilika Hysin dhe e vendosi të parën në listën e Tiranës. Në 2017 e përsëriti stilin duke vendosur të parën Elona Gjebrenë. Sot asnjëra prej tyre nuk është në listë. Ama përqasja e kamufluar vijon, sepse sërish mori “yjet” e momentit, që nuk e kanë më emrin Hysi e Gjebrea, por Çomo e Bozo.
Tej “shokimit” fillestar me 10 emra grash në krye të 12 listave, situata është dëshpëruese, me emra e përqasje të njëjta, por të veshur e maskuar ndryshe.
Kreu i PD, Lulzim Basha i renditi drejtuesit e qarqeve në krye të listave, ndryshe nga Rama, i cili i pozicionoi në kufijtë e mandateve të pretenduara. Si e komentoni këtë strategji nga të dy partitë?
E shoh më tepër si një zgjatim të arrogancës politike të së majtës, që luan edhe me të tjerët, edhe me veten për të bindur votuesin për statu-quonë e fitores. Por po ta shohësh me kujdes, drejtuesit e qarqeve janë në fakt në vendin e fundit të fituar në 2017-ën, pra jo të rrezikuar siç mund të ishin realisht.
Plus, me gjurmët që ka krijuar vetë PS me zgjedhjet e gabuara të saj në të kaluarën, nuk do ishte çudi sikur t’i dilnin sërish emra të dyshimtë që do detyrohen të lenë mandatin pa e filluar, e në vend të tyre të kërcejnë drejtuesit që gjoja janë të rrezikua.
Kurse vendosja në krye të listave nga Basha vërteton tempin e kujdesshëm me të cilin PD ka vendosur të hyjë në garë, në pozicion të çuditshëm mbrojtës, ndërkohë që duhet të ishte e gjitha në sulm frontal për të përballur makinerinë gjigante të propagandës së majtë.
Basha ka vendosur në krye drejtuesit e fushatës në qarqe, Rama ka vendosur gra e vajza. Lëvizje populiste që dihet ku çon ujë. Por ama tregon se PD ende nuk ka mbajtur shënime serioze për fushatën.
Ish- ministri Ditmir Bushati u la jashtë listave, ndërsa ministri Pandeli Majko dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u listuan në vende jo të sigurta. Cili është komenti juaj për këtë renditje ?
Ndëshkim i pastër nga ana e Ramës. Por edhe i përkohshëm po ashtu.
E ka vërtetuar se i mënjanon rreziqet, por nuk do të ishte çudi tí shihnim në pozicione të tjera nëse vërtet e fiton mandatin e tretë. (qoftë edhe përkohësisht).
Nga ana tjetër, nëse të tre janë në listën e mbyllur të Ramës, te dosja apo kutia e pakapshme ku ai ka vendosur edhe ish-kontribuuesit historikë të PS (Dade, Leskaj, Meksi), atëherë angazhimi politik i tre të lënëve jashtë, ngel këtu.
A është risi zëvendësimi i 'xhaketave të vjetra' me të rinj, nëse i referohemi reagimeve për Luljeta Bozon, Najada Çomon?
Është lëvizje populiste, e përsëritur e Ramës, që zgjedh “yllin” e momentit, kryesisht të gjinisë femërore, duke çuar një lume me debat e vëmendje që e sfumon po aq shpejt sa edhe e krijon. Nuk ftoi për shembull Piperon apo Bratajn.
Rama ka këshilltarë të klasit të parë në strategji e komunikim politik, e është edhe vetë vëzhgues e përfitues situatash. Asgjë e re në këtë drejtim, vec ironisë së përsëritur për ikjen e disa emrave për t’u lënë vendin kalamajve, që rezultuan moshë e tretë.
PD po ashtu rezervoi emra surprizë në lista, si Flutura Açka, A. Gjekmarkaj? Si e komentoni kandidimin e këtyre figurave dhe ç'ndikim pritet të kenë?
Vendimet e duhura. Mëkat që janë kandidatura të izoluara e jo model prurjesh masive, për të cilat PD ka kaq shumë nevojë. Veçanërisht zonja Açka i bën më shumë nder PD-së, sesa politika i bën asaj. Vlerë e shtuar në qarkun e duhur, sepse në Elbasan PD ka më shumë mundësi e kuptim ta bëjë fushatën të fortë.
Suela Furriku/ Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38