Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha boton “Kurbanin’ e tij. Libri ‘Misioni im’ në treg nga ‘Scanderbeg Books’ i Flutura Açkës

Lulzim Basha boton “Kurbanin’ e tij. Libri ‘Misioni im’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur një mënyrë të re të palëvruar më parë prej tij për t’iu drejtuar elektoratit, një libër. Nën siglën e Scanderbeg Books, shtëpia botuese e kandidates së tij për deputete për Elbasanin, Flutura Açka, shefi i PD ka botuar librin ‘Misioni im’.

Basha bëhet kështu pasues i Ramës, i cili pas humbjes në zgjedhjet lokale dhe para se të bëhej kryeministër botoi librin ‘Kurbani’.

Çmimi i librit ësht 1000 lekë të rinj.

Në kapakun e librit të Bashës thuhet:

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presionit politik; idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguar se dinë të bëjnë. Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t’i qasemi çështjes kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t’i kthyer shqiptarët në kontribuuesit e vyer në rajon dhe në Europë.

Të fundit