Flash News

KRYESORE

Mark Crawford në Pasvon: Fitorja e Mamdanit në New York nuk është revolucion, por mungesë alternative

Mark Crawford në Pasvon: Fitorja e Mamdanit në New York nuk

Mark Crawford, si një zë amerikan, e ka cilësuar zgjedhjen e Zohran Mamdanit si kryetar i bashkisë së New York-ut një pasqyrim të krizës së alternative që ka prekur sot politikën amerikane.

I ftuar nga Alfred Lela në emisionin “Pasvon”, Mark Crawford, tha se rezultati i Mamdanit ishte i parashikueshëm në një qytet që tradicionalisht anon nga e majta, por më shumë për shkak të dobësisë së kundërshtarëve se sa për ndonjë valë të re ideologjike.

“Unë nuk u habita. Nju Jorku është një qytet që gjithmonë ka qenë më afër së majtës. Ne e dinim që kandidati republikan nuk kishte asnjë shans, dhe përballë ishin vetëm dy opsione: një demokrat i establishmentit me probleme korrupsioni ose sjelljeje, dhe një socialist si Mamdani. Në këtë kuptim, fitorja e tij ishte pothuaj e pashmangshme”, tha Crawford.

Crawford theksoi se zgjedhjet e fundit lokale në SHBA, përfshirë ato në Virginia dhe Neë Jersey, treguan se votuesit amerikanë priren më shumë drejt moderimit sesa ekstremizmave të majtë ose të djathtë.

Ndër të tjera, Crawford vuri në dukje se kjo fitore e Mamdanit mund të kthehet në një avantazh për republikanët, përfshirë ish-presidentin Trump, i cili mund ta përdorë si shembull të “rrezikut socialist” për qytetet amerikane.

“Për Trumpin, Mamdani është një dhuratë. Shumica e amerikanëve nuk janë as komunistë e as socialistë. Kur dëgjojnë se kryebashkiaku i Nju Jorkut është një marksist që premton transport falas e ngrirje qirash, kjo i frikëson më shumë sesa i frymëzon”, u shpreh Crawford.

PJESË NGA INTERVISTA:

Alfred Lela: Do ta zhvillojmë në shqip bisedën. A u habitët nga zgjedhja e Mamdanit, apo e prisnit?

Mark Crawford: Unë nuk u habita.  E kuptoj që Nju Jorku është një qytet që tradicionalisht anon nga e majta, dhe e dinim nga sondazhet dhe zgjedhjet brenda partisë që Mamdani do mundtte Cuomo-n. Kështu që, ne nuk kishim një kandidat shumë të fortë në anën tonë, nga Republikanët, dhe kjo që ishte fitoi më pak se 10% të votave, ose diçka e tillë. Ne e dinim që ishte një garë kundër establishmentit të majtë, demokratët, që është Cuomo, që ka qenë guvernatori, por dha dorëheqjen për shkak të disa akuzave për sjellje të papërshtatshme ndaj grave. Ai që është kryetar i bashkisë tani dhe po largohet, ka qenë më akuzë për korrupsion. Pra, ata që janë të establishmentit demokrat në Nju Jork kanë probleme.

Ishte edhe Mamdani, që është më shumë një figurë si Bernie Sanders apo Alexandria Ocasio-Cortez (AOC), ose një nga ata, demokrat socialist që kanë fuqi ne disa zona si Vermont, që ata pothuaj janë si kanadezët, frankofonët, atje në kufi. Edhe funksionon atje në Burlington, në Vermont, ku ka qenë Bernie Sanders. Por nuk u zgjerua jashtë asaj zone.

Por, meqënëse opsionet e Nju Jorkut ishin një kandidat i establishmentit demokrat, që ishte ose i korruptuar, ose kishte akuzë për marrëdhënie seksuale me disa gra, që nuk ishin marrëdhënie të duhura, opsioni i dytë ishte vetëm ai që ishte socialist, se Republikanët pothuaj nuk ishin prezent fare.

Besoj se në këtë kontekst nuk ishte e habitshme.

Kam vëllain tim që jeton në Nju Jork. Ai dhe gruaja e tij kanë patur dy rroga dhe ishin mirë, por prapë kishin vështirësi për të përballuar shpenzimet. Pra, një qytetar tipik i Nju Jorkut, kur dëgjon se mund të ketë transport publik falas, ose ngrirje qirash ose ulje për koston e ushqimit, e përjeton këtë, sidomos në një zonë që tradicionalisht anon nga e majta.

Alfred Lela: Pra, mesa po kuptoj, po thoni që nuk ishte fenomeni politik, sepse është trajtuar si i tillë Mamdani, si një fenomen politik karizmatik, e ardhmja e partisë Demokrate amerikane, por ishte mungesa e kandidatëve në anën tjetër?

Mark Crawford: Po, ishte një mungesë dhe ishte një situatë që është e vështirë. Në dy sezonet e Amerikës çmimet janë shumë të larta. Kuptohet që ne, nuk kemi patur një republikan për disa kohë, ai ishte Giuliani, ishte më pas Bloomberg, i cili ishte i pavarur, dhe ne kemi kohë pa një Republikan në Nju Jork. Kishte një socialist më parë, kishte dhe dy të tjerë. Kështu që, ne prisnim që demokratët të fitonin në Nju Jork dhe ne e dinim brenda partisë që Mamdani ishte atje.

Nëse e krahasojmë me shtetet si Virginia apo New Jersey, që kishin edhe zgjedhjet atje për guvernator, një demokrat ka fituar edhe në Virginia edhe në New Jersey, atje fushatat ishin më të moderuara. Në Virginia fitoi duke folur për çmimet, shpenzimet e ditës që njerëzit nuk i përballojnë, dhe ajo është ish-CIA, është marrë me sigurimin ndërkombëtar, është ndoshta më e moderuara. Ajo që ishte në New Jersey që fitoi, ishte një ish-pilote ushtarake, edhe ajo ndoshta nuk ishte shumë ekstreme.

Kështu që, nëse do marrim diçka nga sa ndodhi në zgjedhjet tani, është nga, Virginia ose New Jersey, ku ata që janë marrë me CIA-n dhe pilotët ushtarakë, që janë më të moderuar, janë përfshirë në çështjet e sigurimit ndërkombëtar, ata mund të kenë shans për të përseritur fitore të tjera në dy sezonet e tjera. Por nuk ma merr mendja që, dikush si Mamdani do fitojë në Nebraska ose në vende të tjera.

Alfred Lela: Ju mendoni se është lajm i keq për Nju Jorkun, apo nuk do të ndryshojë gjë në mënyrën se si qeveriset apo se si do të jetojë Nju Jorku? Do ndryshojnë gjërat me Mamdanin kryebashkiak

Mark Crawford: Unë kam shkuar në Nju Jork për herë të parë kur isha në shkollë të mesme. Në atë kohë ishte shumë aktiv dhe ishte pastër. Dhe kur punova atje, unë isha duke punuar për fondin shqiptaro-amerikan dhe kishim zyrën atje, prapë ishte pastër, shumë aktiv, gjëra pozitive.

Kur unë isha në Nju Jork para një viti, mbante era hashash gjithë vendi, njerëzit shkonin dhe përdornin tualetet (urinonin) në rrugë. Ishte si një vend në Botën e Tretë. Kështu që, diçka ka rënë atje. Besoj se kishte nevojë për ndryshim, por nuk besoj se ndryshimi që do ofrojë Mamdani do ketë efekt pozitiv. Një gjë është që, ai nuk ka shumë përvojë për të menaxhuar një qytet. Kështu që, është e vështirë për menaxhuar pas fitimit të tij. Por, prapëseprapë besoj se në politikën ekonomike socialistët nuk kanë shumë perespektivë dhe kulturën amerikane. Edhe nëse ne jemi pro tregut të lirë, edhe qeveria thotë ne do të vëmë gishtin në çdo problem të vogël që kanë qytetarët, do thonë që është vërtet komunizmi edhe kjo nuk funksionon aq mirë. Besoj që ata njerëz që janë pas biznesit dhe krijojnë vlerë në Nju Jork, ata do shkojnë në Miami ose do shkojnë në Dallas, ose do shkojnë në vend tjetër, ose do shkojnë në Connecticut, ose New Jersey. Vështirë është që Mamdani mund të tentojë të bëjë diçka, por nëse e bën shumë shtrenjtë ose shton burokracinë, njerëzit do lëvizin.

Alfred Lela: Presidenti Trump nuke donte Mamdanin si kryebashkiak. Sigurisht, ai nuk doli në fushatë, por deklaratat e tij ishin të tilla deri edhe tek mbështetja për Cuomon që është kundërshtar politik, sepse është demokrat. Megjithatë, Mamdani fitoi, por fituan edhe ata guvernatorë që u përmendën, fituan demokratët. Pra, ishin një palë zgjedhje të pjesshme, që duke sikur ishte edhe një vërshim anti-Trump. E shihni kështu ju?

Mark Crawford: Nuk u habita që fituan demokratët, as në Nju Jork, As në New Jersey, që anojnë majtas, as në Virginia që është zonë më e moderuar. Por besoj që, kur fitoi Junken, që është guvernatori i tanishëm në Virginia, ai fitoi jo vetëm për fushatën politike-ekonomike, por edhe për çështjet sociale, sepse ai ishte kundër që meshkujt të jenë në banjot e femrave. Dhe kjo, për shumicën e njerzve është logjike, që ka një ndarje midis dy gjinive dhe nuk është gjë e duhur për t’i përzierë në shumicën e rasteve. Kjo tingëllonte kur ai fitoi. Por besoj që, gjërat janë të rëndësishme, por nuk tingëllojnë kaq shumë për votuesit. Shpenzimet e ditës, nuk i ndihmonte shumë republikanët që qeveria është e mbyllur, dhe kjo ishte diçka që i ndihmont demokratët edhe mund të kishin një iniciativë perverse për ata që të mos votonin për të mos u hapur qeveria. Nëse ne na duhen 60 vota në senat, na duhen edhe 6 apo 7 demokratë që të bashkohen me republikanët për ta hapur qeverinë, por nëse ata një iniciativë perverse për ta mbajtur të mbyllur derisa të mbarojnë zgjedhjet, kjo mund të ishte diçka që mund të kishte patur efekt. Por unë besoj që, për Trumpin, ndoshta Mamdani është një dhuratë, se shumica prej amerikanëve nuk janë as komunistë, as socialistë. Nuk tingëllon dhe aq mirë që ne nuk gjejmë dot asnjë amerikan nga Nju Jork për të qenë krybashkiak, dhe duhet të shkojmë ta marrim dikë nga Uganda, që edhe nëna e vet thotë që ky nuk është amerikan fare. Ai është nga feja myslimane, por kjo nuk ka shumë peshë, as pro as kundër. Për ata që ndjekin situatën në Lindjen e Mesme, ndoshta ata që janë me prejardhje hebraike kanë pak frikë nga ai, sepse ai nuk ishte pro. Por shumica prej amerikanëve nuk kanë lidhje me hebrenjtë, as me botën arabe.

Besoj se ndoshta do të jetë dhuratë për njerëz që do thonë që kujdes se nesër do jeni ju si në Nju Jork, do keni ju një zonë socialiste, do vijnë njerëz nga jashtë, nga mesi i Afrikës, si është ajo shprehja, dhe nëse keni nevojë për këtë, ok. Këta do thonë që kishin që problem që ka patur qenë me shpenzimet, me gjëra të tjera.

 

Të fundit