Flash News

KRYESORE

Masat ndaj Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Është kufizuar aksesi i një subjekti të pakushtëzuar

Masat ndaj Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese vendosi 8 me 1 për të refuzuar kërkesën e një të pestës së deputetëve për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave mes Parlamentit dhe Gjykatës së Posaçme, e cila aplikoi masa sigurimi ndaj Berishës, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Në vendimin e zbardhur, gjyqtarja Sonila Bejtja ka mbajtur një qëndrim kundër me kolegët e saj, pasi sipas saj çështja duhet të kalonte në seancë plenare. 

Ajo vlerëson se Kushtetuta dhe ligji i posaçëm i njeh të drejtë e pakufizuar një të pestës së deputetëve që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për çdo rast që vlerëson se ka konflikt kompetencash mes institucioneve kryesore.

Në vendimin e zbardhur prej 24 faqesh, theksohet se “Gjykata, ndërsa u ka hapur dyert shumë subjekteve të kufizuara, duke bërë interpretime të zgjeruara në mënyrë që të garantojë mbrojtjen kushtetuese të të drejtave dhe lirive themelore, ka kufizuar aksesin e një subjekti të pakushtëzuar, i cili i drejtohet asaj vetëm me qëllim garantimin e parimeve të kushtetutshmërisë dhe shtetit të së drejtës në ushtrimin e kompetencave nga organet e shtetit, çka është misioni themelor i kësaj Gjykate”.

Masat ndaj Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

“Qasja ime është se qartazi kemi një rast të konfliktit të kompetencave që ka ardhur nga mënyra e interpretimit autonom që organet gjyqësore i kanë bërë normës kushtetuese, i shfaqur në formën e vendimeve që janë kërkuar të pezullohen”, thuhet në vendimin e saj.

Gjykata Kushtetuese vendosi se grupi i deputetëve që kërkoi interpretim mbi masat e sigurisë së SPAK-ut dhe GJKKO-së ndaj  Berishes nuk legjitimohet për t’iu drejtuar gjykatës dhe se kërkesa e tyre nuk plotëson kriteret ligjore për t’u pranuar për shqyrtim në seancë plenare.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi një ditë para se Kuvendi të votonte kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masave ndaj Berishes në arrest shtëpie, nga masa e mëparshme detyrim paraqitje, duke e quajtur si antikushtetuese.
Një grup deputetësh i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nenin 73/2 të Kushtetutës, ku thuhet se deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria pa autorizimin e Kuvendit.

Ata kërkuan zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit, SPAK-ut dhe GJKKO lidhur me heqjen apo kufizimin e lirisë së deputetit pa autorizim të Kuvendit, si dhe shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën si dhe pezullimin e masave të sigurisë që SPAK dhe GJKKO vendosën më 20 tetor ndaj kryedemokratit Berisha, kur ai u shpall person nën hetim për çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

  vend.mosk.27323

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit